GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Ekonomi-politike prej lecke

14:25 - 07/04/22
në Opinion
Kohë leximi: 4 min
A A
Ekonomi-politike prej lecke
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp
Nga Boiken Abazi
KM Rama deklaroi sot se 59% e qytetarëve që kanë marrë pjesë në “Këshillimin Kombëtar” në internet janë përgjigjur pozitivisht në raport me projektin për “Ballkanin e Hapur”, ku rritet lidhja dhe varësia ekonomike e Shqipërisë ndaj Serbisë. Ai tha se nuk e kemi zgjedhur ne Serbinë të jetë në Ballkan dhe se kështu ndërtohet paqja. Le të shënojmë në vijim disa pika:
1. Mediat e kanë dëshmuar prej fillimit se si i njëjti person mund të votojë me qindra herë në internet në formularin e “Keshillimit Kombëtar”, duke rrënuar kredibilitetin e këtij procesi. Aq më shumë, mënyra e formulimit të pyetjeve e ka diskredituar edhe më shumë këtë formular.
2. Regjimi dhe mediat në Rusi u shfaqën më entuziaste se askush tjetër për fitoren e Aleksandar Vuçiqit në zgjedhjet në Serbi – aleati kryesor i Rusisë në rajon, që refuzon vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, ka shtuar transportin ajror drejt Rusisë prej fillimit të luftës në Ukrainë, mban të hapur bazën “humanitare” (ushtarake) ruse në Nish, ndërkohë që mbetet i pa penduar për gjenocidet e kryera në Ballkan dhe lufton me çdo mjet pavarësinë e Kosovës.
3. Rasti i Rusisë vërtetoi edhe një herë se ekonomia nuk i paraprinë drejtësisë, nuk vendos drejtësi e për më tepër nuk është e ndarë nga politika.
4. Argumenti i KM Rama se nuk e kemi zgjedhur ne Serbinë që të jetë në Ballkan, bie poshtë kur e dimë që as Gjermania dhe shtetet e tjera nuk e kanë zgjedhur Rusinë që të jetë në Evropë, e megjithatë e kanë kuptuar gabimin e lidhjes ekonomike me një shtet të drejtuar nga një regjim agresor diktarorial që kryen krime lufte dhe rrezikon Evropën e më gjerë.
5. Në zgjedhjet e fundit regjimi në Serbi zhduku me mijëra shqiptarë autoktonë nga listat e votimit dhe adresat e tyre në Luginën e Preshevës, duke i hequr rezidencën por edhe të drejtat bazë, në formën e një spastrimi etnik me mjete administrative. Nëse ky është lloji i paqes që synon Rama me regjimin në Serbi, atëherë kemi të bëjmë me kolaboracionizëm. Çdo kolaboracionist ka synuar paqe me agresorët, duke mbyllur sytë dhe gojën para krimeve të agresorëve, në këmbim të përfitimeve për veten.
Presidenti i Gjermanisë deklaroi dje se politika që ai ka ndjekur më herët në raport me Rusinë ishte e gabuar, duke pranuar faktin se lidhja dhe varësia ekonomike e krijuar me Rusinë nuk e ka ndryshuar Rusinë, përkundrazi. KM Rama do duhej të mësonte prej gabimeve të veta dhe të të tjerëve. Mirëpo nuk dëshiron ta bëjë këtë, dhe jo nga që nuk e kupton.
Rama nuk është injorant për këto punë. Me gjithë skandalet e korrupsionit të qeverisë Rama, është e qartë që kemi të bëjmë me një kryeministër me dosje në duart e ndërkombëtarëve. Këto dosje nuk do aktivizohen sa kohë do ketë përballë një politikan të shpallur non-grata: Berishën. Kështu, Rama pranon të shtrydhet si leckë, nga ata ndërkombëtarë që ende shpresojnë gabimisht se mund ta tërheqin Serbinë drejt Perëndimit duke e joshur dhe pa e ndryshuar nga brenda. Kur edhe këta ndërkombëtarë ta pranojnë që me Serbinë po bëhet i njëjti gabim si me Rusinë, atëherë nuk do kenë më nevojë për leckën, të cilën edhe mund ta flakin tutje. Rama edhe këtë e di shumë mirë, prandaj do përpiqet ta ruaj Berishën, tashmë non-grata, si figurë kryesore opozitare, si garanci për të mos u bërë i papërdorshëm.
Shqiptarët do e kërkojnë herëdokur një zgjidhje jashtë këtyre formulave. Sa më shumë përkeqsohet situata ekonomike, aq më keq do i ketë punët qeveria. Aktualisht populli në Shqipëri po ndihet i pafuqishëm dhe jashtë loje, dhe po sillet rrotull formulave e zgjidhjeve të shpejta të vjetra. Por nëse kriza e çmimeve vazhdon duke rritur varfërinë e pabarazinë, nuk do ishte e çuditshme që në dy vitet e arshshme populli t’i prishte llogaritë e mësiperme.
Etiketa: Ballkani i HapurBoiken Abazi

Lajme të lidhura

Diella, krijesa që po përvëlon të atin
OP-ED

Diella, krijesa që po përvëlon të atin

10:06 - 25/12/25
22 arsye pse këtë 22 Dhjetor duhet të jemi të gjithë në shesh!
OP-ED

22 arsye pse këtë 22 Dhjetor duhet të jemi të gjithë në shesh!

11:47 - 22/12/25
Shqipëria nuk është as demokraci dhe as diktaturë, ajo është pronë private e Piktorit!
OP-ED

Enveri ia asgjësoi Shqipërisë vlerat intelektuale, Piktori ia zhvati ato materiale

22:04 - 20/12/25
Para
Arrestimi i Kokës, LSI dorëzon në SPAK materiale shtesë për aferën e inceneratorëve

Afera e inceneratorëve/LSI: Qeveria la peng pronat që koncesionari të merrte

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vlora pa ujë për të pestën ditë radhazi, defekti në tubin kryesor nuk është zgjidhur ende
Aktualitet

Vlora pa ujë për të pestën ditë radhazi, defekti në tubin kryesor nuk është zgjidhur ende

08:47 - 29/12/25

Sot është disa e pestë ku qytetarët e Vlorës përballen me mungesën e furnizimit me ujë të pijshëm. Ditën e...

Lexo më shumë
Maliqi: Kuçova në varfëri dhe e mbuluar nga plehrat, socialistët festojnë në lokale luksi

Maliqi: Kuçova në varfëri dhe e mbuluar nga plehrat, socialistët festojnë në lokale luksi

08:30 - 29/12/25
Edhe sa mandate i duhen Ramës për të shfarosur totalisht bujqësinë

Nuk ndalet rënia e bujqësisë dhe industrisë, rritja po vjen nga sektorë të paqëndrueshëm

08:18 - 29/12/25
Kursi i këmbimit 18 mars 2025

Këmbimi valutor 29 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:16 - 29/12/25
Temperatura të ulta dhe vranësira/ Ja si do të jetë moti këtë të shtunë

Parashikimi i motit për sot, 29 dhjetor 2025

07:45 - 29/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com