GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ekonomia amerikane në lulëzim, rritet me 4.3% në tremujorin e tretë të vitit

në Aktualitet, Botë, KRYESORE, Lajme, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Ekonomia amerikane në lulëzim, rritet me 4.3% në tremujorin e tretë të vitit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ekonomia amerikane ka njohur një rritje të fuqishme në tremujorin e tretë të vitit , bëri të ditur të martën Departamenti i Tregtisë.

Produkti i Brendshëm Bruto (PBB/GDP) një tregues i gjerë i vlerës së mallrave dhe shërbimeve u rrit me një normë vjetore prej 4.3% gjatë tremujorit të tretë, shumë më lart se parashikimet dhe niveli më i lartë i rritjes në dy vitet e fundit.

Sipas Byrosë së Analizës Ekonomike (BEA), rritja e papritur u nxit nga shtimi i shpenzimeve të konsumatorëve, rritja e eksporteve dhe shpenzimet qeveritare, të cilat u zbutën pjesërisht nga një rënie e investimeve.

Ekonomistët prisnin që ritmi i rritjes të ngadalësohej në 3.2%, nga 3.8% që ishte në tremujorin e dytë.

Në një reagim në rrjetin Truth Social, Trump atribuoi shifrat pozitive tarifave të tij: “TARIFAT janë përgjegjëse për shifrat e SHKËLQYERA të ekonomisë amerikane të sapo shpallura… dhe ato vetëm do të përmirësohen! Gjithashtu, PA INFLACION dhe SIGURI KOMBËTARE E SHKËLQYER. Lutuni për Gjykatën e Lartë të SHBA-së!!! President DJT”, shkroi ai.

Shifrat e GDP-së pritet të ndërlikojnë më tej vendimmarrjen e Rezervës Federale (Fed). Fed njoftoi më herët këtë muaj uljen e tretë të normave të interesit për këtë vit, për shkak të shenjave të dobësimit të tregut të punës, por brenda institucionit ka ndarje mendimesh për hapat e mëtejshëm.

Mandati i dyfishtë i Fed-it është ruajtja e stabilitetit të çmimeve dhe maksimizimi i punësimit. Inflacioni mbetet ende mbi objektivin vjetor prej 2%, çka mbështet argumentin për mbajtjen e normave të interesit të larta, por problemet në tregun e punës sugjerojnë se norma më të ulëta mund të ndihmojnë në frenimin e rritjes së papunësisë.

Vendimmarrja e Fed-it ndërlikohet edhe nga mungesa e të dhënave të plota. Ashtu si raportet e tjera kyçe ekonomike, edhe shifrat e fundit të GDP-së janë vonuar për shkak të mbylljes së qeverisë federale, e cila zgjati nga 1 tetori deri më 12 nëntor dhe përfshiu pezullimin nga puna të punonjësve shtetërorë, përfshirë ata që merren me mbledhjen e të dhënave ekonomike.

Ekonomia amerikane ka treguar qëndrueshmëri në një vit me sfida të jashtëzakonshme. Trump shpalli në prill tarifa të gjera ndaj partnerëve kryesorë tregtarë të SHBA-së dhe, megjithëse disa prej tyre janë zbutur ose tërhequr, pasiguria e krijuar ka tronditur bizneset dhe konsumatorët./CNN

Lajme të lidhura

Su bë deputete Sara Mile, Prokuroria zbuloi skemën, SPAK e kishte dosjen prej 6 muajsh në rafte
Breaking Views

Su bë deputete Sara Mile, Prokuroria zbuloi skemën, SPAK e kishte dosjen prej 6 muajsh në rafte

23:26 - 11/11/26
Barcelona dhe Madridi ‘në flakë’, shkatërrime dhe përleshje me policinë, 170 mijë veta në protesta
Botë

Barcelona dhe Madridi ‘në flakë’, shkatërrime dhe përleshje me policinë, 170 mijë veta në protesta

22:54 - 11/11/26
Egjipti shpall organizata terroriste disa shoqata në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut (LISTA)
Aktualitet

Egjipti shpall organizata terroriste disa shoqata në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut (LISTA)

22:15 - 11/11/26
Para
Ish-kryetari i Komunës Prishtinë nën aktakuzë nga Prokuroria Speciale

Ish-kryetari i Komunës Prishtinë nën aktakuzë nga Prokuroria Speciale

Discussion about this post

TË FUNDIT

Su bë deputete Sara Mile, Prokuroria zbuloi skemën, SPAK e kishte dosjen prej 6 muajsh në rafte
Breaking Views

Su bë deputete Sara Mile, Prokuroria zbuloi skemën, SPAK e kishte dosjen prej 6 muajsh në rafte

23:26 - 11/11/26

Detaje te reja mbi hetimet që lidhen me deputeten e Partisë Socialiste, Sara Mila. Sipas burimeve, agjentët kanë pasur në...

Lexo më shumë
Barcelona dhe Madridi ‘në flakë’, shkatërrime dhe përleshje me policinë, 170 mijë veta në protesta

Barcelona dhe Madridi ‘në flakë’, shkatërrime dhe përleshje me policinë, 170 mijë veta në protesta

22:54 - 11/11/26
Egjipti shpall organizata terroriste disa shoqata në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut (LISTA)

Egjipti shpall organizata terroriste disa shoqata në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut (LISTA)

22:15 - 11/11/26
“Shpresoj ta kapim këtë moment drejt BE-së”, Rama nga Dublini: Shohim mundësinë reale

“Shpresoj ta kapim këtë moment drejt BE-së”, Rama nga Dublini: Shohim mundësinë reale

22:00 - 11/11/26
Policia e qëlloi me plumb gome/ Erjon Vishkulli: Javën e ardhshme më pret një tjetër ndërhyrje, ndoshta më e rëndësishmja

Policia e qëlloi me plumb gome/ Erjon Vishkulli: Javën e ardhshme më pret një tjetër ndërhyrje, ndoshta më e rëndësishmja

21:30 - 11/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com