GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Ekonomia gjermane bie në recesion, sa dramatike është gjendja?

08:17 - 26/05/23
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Ekonomia gjermane bie në recesion, sa dramatike është gjendja?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Fillimisht pandemia e koronës me të gjitha pasojat e saj, për shembull problemet dramatike në zinxhirët e furnizimit, pastaj lufta e Ukrainës: ekonomia gjermane u përball vitet e fundit me një goditje të dyfishtë.

Çmimet dhe normat e interesit po rriten, pengesat në furnizime dhe mungesat e energjisë po e rëndojnë ekonominë dhe sipas teorive të ekonomistëve, ajo ekonomia po shkon lart e poshtë në formë valësh. Zakonisht ekonomistët flasin për katër faza:

– Rritje ekonomike apo prosperitet

– Bum ekonomik

– Recesion

– Depresion ekonomik

Recesioni nënkupton rënien, p.sh. kur kapacitetet prodhuese nuk shfrytëzohen më tërësisht për shkak se bie si niveli i eksportit në tregtinë e jashtme edhe kërkesa për mallra dhe shërbime në tregun e brendshëm.

Një gjë e tillë mund të ndodhë shumë shpejt, jo vetëm në Gjermani, sepse konsumatorëve u duhet të paguajë shumë para për shkak të çmimeve të larta të energjisë gjë që shpie në rënien e fuqisë blerëse për prodhime të tjera.

Prodhim i brendshëm bruto

Si masë standarde për ciklet ekonomike konsiderohet  i shumëcituari prodhim i brendshëm bruto, ose shkurt PBB. Ky term përfaqëson vlerën e të gjitha shërbimeve dhe mallrave të prodhuara në një periudhë të caktuar kohore.

Nëse PBB-ja tkurret për dy tremujorë radhazi, bëhet fjalë për “recesion teknik” – i cili kërcënoi Gjermaninë në fund të vitit 2021 pasi PBB-ja ishte tkurrur me 0.3 për qind në tremujorin e fundit të vitit si rezultat i pandemisë së koronës. Në tre muajt e parë të vitit 2022, prodhimi ekonomik u rrit me 0.2 për qind. Por në pranverën e vitit 2023 gjendja paraqitet ndryshe. Sepse ekonomia gjermane u tkurr si në tremujorin e fundit të vitit 2022 ashtu edhe në tremujorin e parë të vitit aktual.

Depresioni ekonomik si skenar horrori

Nëse një recesion zgjat për një periudhë relativisht të gjatë kohore, ai mund të shndërrohet në një krizë të vërtetë ekonomike. Ne të tilla raste flitet për depresion ekonomik: papunësia dhe numri i falimentimeve rritet, mallrat mbeten stok në depo. Skenarin e tmerrshëm e plotësojnë krizat financiare, rëniet e bursave dhe falimentimet e bankave.

Mjet kurues: programet shtetërore të ndihmave

Prandaj është e rëndësishme që shteti të parandalojë rënien në depresion dhe rrjedhimisht rënien në fazën më të ulët të ciklit ekonomik. Prandaj qeveria do të përpiqet t’i kundërvihet recesionit që po zhvillohet në vend ose që ai të zgjasë sa më pak që të jetë e mundur. Mjete të sprovuara për ta bërë këtë janë paketat e lehtësimit për kompanitë dhe qytetarët, si ndihmat qeveritare dhe ulja e taksave./DW

Etiketa: Gjermanirecesion

Lajme të lidhura

I riu hyri i armatosur në rezidencën e Trump, Shërbimi Sekret e qëlloi për vdekje
Botë

I riu hyri i armatosur në rezidencën e Trump, Shërbimi Sekret e qëlloi për vdekje

15:54 - 22/02/26
Itali / 25-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë buzë rrugës, i vrarë me plumb në kokë
Aktualitet

Itali / 25-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë buzë rrugës, i vrarë me plumb në kokë

08:51 - 21/02/26
Bordi i Paqes/ Rama bisedon me Trump pas mbylljes së takimit, u bashkohet edhe Osmani
Botë

Bordi i Paqes/ Rama bisedon me Trump pas mbylljes së takimit, u bashkohet edhe Osmani

18:24 - 19/02/26
Para
38 milionë euro për Vedat Muriqin

Vedat Muriqi në 5 golashënuesit më të mirë në La Liga, sa edhe Griezman

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ç’po ndodh në Librazhd? Shkatërrohet edhe traseja e hekurudhës
Breaking Views

Ç’po ndodh në Librazhd? Shkatërrohet edhe traseja e hekurudhës

17:46 - 22/02/26

Një situatë dramatike me pasoja të rënda për infrastrukturën kombëtare është krijuar në zonën e quajtur “Arrat e Gurrës” në...

Lexo më shumë
Atalanta futen në garë për një vend në Champions, thyen Napolin me përmbysje

Atalanta futen në garë për një vend në Champions, thyen Napolin me përmbysje

17:34 - 22/02/26
Tirana fundoset poshtë, bardheblutë munden nga Teuta me një gol në fund

Tirana fundoset poshtë, bardheblutë munden nga Teuta me një gol në fund

17:22 - 22/02/26
I riu hyri i armatosur në rezidencën e Trump, Shërbimi Sekret e qëlloi për vdekje

I riu hyri i armatosur në rezidencën e Trump, Shërbimi Sekret e qëlloi për vdekje

15:54 - 22/02/26
Protesta kundër resortit të Bashkim Ulajt në Rrjoll, banorët: Ky oligark po na grabit tokat

Protesta kundër resortit të Bashkim Ulajt në Rrjoll, banorët: Ky oligark po na grabit tokat

15:30 - 22/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com