GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

EKSKLUZIVE/ Bastet, zbulohet plani i Ramës: Licenca vetëm për oligarkët e tij me bekimin e Top Channel

19:28 - 01/07/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
EKSKLUZIVE/ Bastet, zbulohet plani i Ramës: Licenca vetëm për oligarkët e tij me bekimin e Top Channel
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Më 1 janar të vitit 2019, Kryeministri Edi Rama vendosi me një vendim politik ndalimin e basteve sportive, duke i cilësuar si e keqja e shoqërisë dhe familjes. Por ndonëse ai i ndaloi me vendim sallonet e basteve sportive, ato nuk ndaluan asnjëherë në vendin tonë. Për këtë vendim ishte pikërisht Top Channel, i cili propagandoi fort që të ndaloheshin, ndërkohë që tre vite më vonë, ka nisur fushatën për rikthimin e tyre.

Ky ndryshim kursi i Top Channel, që para tre viteve i dhimbeshin paratë e shqiptarëve duket se nuk është krejt i rastësishëm, por i mirëmenduar nën dirigjimin e Edi Ramës. Faktet publike janë të thjeshta, pasi jo më larg se këtë javë, Top Channel kishte realizuar një seri të plotë në Top Story me temë “Rikthimi i basteve”, ku ishte ftuar “rastësisht” Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli, i cili deklaroi se bastet sportive duhet të kthehen online dhe të kontrolluara nga shteti me qëllim që nga vjelja e taksave të investohet në sport dhe rini. Në pamje të parë, kjo deklaratë duket si një kërkesë normale, por së pari ajo kërkesë vjen nga një biznesmen, i cili iu fut politikës me këtë mazhorancë aktuale dhe që tani drejton një komitet, ku është zgjedhur nga vetë Rama, ku ky i fundit i dha dhe 5 milionë euro për një investim, që një zot e di se ku shkuan paratë. Dhe ajo që është më e rëndësishmja, Fidel Ylli është një nga personat që ka pasur vetë një kompani të njohur bastesh sportive.

Së dyti, sa herë Rama do të nxjerrë diçka në treg si teori propozuese përdor Top Channel nëpërmjet satelitëve të tij, që në këtë rast është pikërisht Fidel Ylli. Së treti, rikthimi i basteve sportive po diskutohet prej disa kohësh në tavolinat e kokëmëdhenjve dhe ajo që është më e rëndësishmja mësohet se edhe paska marrë rrugën e duhur, por publikut nuk ia kanë treguar akoma.

Gijotina.com ka mësuar ekskluzivisht se Rama tashmë e ka marrë vendimin për rihapjen e basteve sportive, e cila do të ndodhë pikërisht në janar të vitit 2023. Madje ka gjetur dhe skemën sesi do i rikthejë, do jenë online dhe me licenca. Për këtë arsye, ai ka përzgjedhur dhe personat e besuar të tij (të besuarit e grupeve kriminale zakonisht o janë vrasësit me pagesë, o ata që paguajnë bakshishin), të cilët do të licencohen për bastet sportive online. Pra me pak fjalë tregu nuk do të jetë i lirë, por do të shtohet një tjetër monopol, ashtu si karburantet, ilaçet etj etj etj.

Gijotina.com ka mësuar edhe cilët janë personat (të cilët janë të paktë në numër) që do të përfitojnë licencat “ndershmërisht”, por për këta persona do të flasim në ditët në vijim, ndërkohë që i njëjti skenar po përdoret nga Rama  me një tjetër fenomen që ka nisur më herët, por që ende nuk është konkretizuar. Bëhet fjalë për kriptomonedhat, për të cilat është miratuar një ligj, por prej vitesh mbahen peng aktet normative që të hyjë në fuqi. Pikërisht nga këto akte do të dalin rregullat për licencat, të cilat sërish janë paracaktuar, por që detajet do të jepen në një artikull tjetër.

Megjithatë, ajo që mbetet shqetësuese është fakti sesi Kryeministri Rama po përdor, jo vetëm satelitët e tij, por edhe mediat kombëtare me qëllim që të realizojë planet oskure, duke i dhënë kuptim edhe luftës së Veliajt të para disa muaj, në të cilën dështoi me sukses për të marrë ishullin e FSHF-së./Gijotina.com/

Etiketa: bastetbekimiEdi Ramaekskluzivekryesore2licencaoligarketplaniTop Channalzbuloet

Lajme të lidhura

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin
Breaking Views

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin

17:00 - 11/03/26
Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin
Breaking Views

Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin

15:24 - 10/03/26
Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë
Breaking Views

Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë

15:45 - 09/03/26
Para
Vjedhje dhe tek drutë e zjarrit, përgjimi i Erion Isait: Do 1 mijë metra dru Mirela… “…Bën një dorë të mirë…”

Bosi i ndërtimit në Tiranë dënohet me 8.9 vite burgim, ja cili ministër i dha dritën jeshile

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital
Aktualitet

Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

15:13 - 13/03/26

Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e sotme pranë urës së Peqinit, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën....

Lexo më shumë
Polici i dehur në timon, përplas një makinë, dërgohet në spital drejtuesja

Shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorit në krim, pezullohet nga detyra efektivi i policisë

15:05 - 13/03/26
Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës

Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës

14:40 - 13/03/26
U dërgua me urgjencë në spital, humb jetën turisti austriak në Korçë

Nëna nuk e ushqeu me gji, foshnja 2 muajshe në Korçë rrezikon jetën

14:20 - 13/03/26
Rezolutë kundër Iranit, Rama: Do t’i shpallim sponsorë të terrorizmit bashkë me Gardën Revolucionare

Rezolutë kundër Iranit, Rama: Do t’i shpallim sponsorë të terrorizmit bashkë me Gardën Revolucionare

13:57 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com