GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Partizani pret Gurin, por Shkëndija ka “asin nën mëngë”

20:01 - 02/08/22
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Partizani pret Gurin, por Shkëndija ka “asin nën mëngë”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partizani kërkon t’ia marrë “yjet”, por Shkëndija duket se i ka marrë masat dhe i shtrëngon fort lojtarët e vet më të mirë. “Demat” janë prej javësh në kërkim të një qendërsulmuesi të nivelit të lartë dhe Sindrit Guri është padyshim lojtari më i preferuar për këtë pozicion.

Të kuqtë e duan me ngulm ish-sulmuesin e Kukësit e Vllaznisë dhe janë vënë në veprim për të siguruar shërbimet e tij që në muajin qershor. Prej ditësh është përfolur në lidhje me një transferim të mundshëm të sulmuesit në anën e kuqe të kryeqytetit, por duket se kjo lëvizje është e vështirë të përmbyllet me sukses.

PRAPASKENAT – Burime pranë klubit të Partizanit bëjnë me dije se drejtori sportiv, Elton Marini, është takuar kokë më kokë me Gurin. Ai i ka shprehur 28-vjeçarit dëshirën e madhe për ta afruar te Partizani, madje mësohet se të kuqtë kanë bërë edhe ofertën financiare të tyre kundrejt lojtarit. Guri nga ana e tij nuk e ka dhënë një përgjigje përfundimtare, por ka qenë i hapur për një transferim të mundshëm te Partizani.

“ASI NËN MËNGË” – Arsyeja që sulmuesi nuk ka kthyer një përgjigje kundrejt Partizanit është shumë e thjeshtë. Në verën e vitit të shkuar, kur ai firmosi me Shkëndijën, ka pranuar kontratë njëvjeçare, me opsionin e rinovimit edhe për një tjetër sezon, në varësi të dëshirës së Shkëndijës. Pra, Shkëndija e ka “asin nën mëngë” dhe me shumë mundësi do ta hedhë në mes të tavolinës.

Guri ka pasur një problem me ultrasit e skuadrës, por koha dhe suksesi shëron gjithçka. Shkodrani ka shënuar 2 gola shumë të rëndë në Ligën e Konferencës për ta dërguar Shkëndijën në turin e tretë, ku e presin suedezët e AIK-ut.

Ecuria e mirë në Europë e shtyn Shkëndijën të aplikojë rinovimin e Gurit edhe për një sezon tjetër, duke lënë “thatë” Partizanin. Gjithsesi, deri kur gjithçka të jetë zyrtare, nuk përjashtohet asnjë skenar.

Kujtojmë se Bruno Dita ishte një tjetër lojtar i kërkuar nga partizani, por Shkëndija vuri në zbatim klauzolën e rinovimit.

Lajme të lidhura

Muçi nuk di të ndalet me Trabzonspor, pranë thyerjes së rekordit
Sport

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më dhe merr vendimin final për Ernest Muçin

13:53 - 21/02/26
“Legjendat Flasin”/ Rrëfimi i veçantë i portierit shqiptar: Erdha Perlat dhe Partizani më bëri Mustë! Fanella e Kombëtares, emocion i veçantë
Sport

“Legjendat Flasin”/ Rrëfimi i veçantë i portierit shqiptar: Erdha Perlat dhe Partizani më bëri Mustë! Fanella e Kombëtares, emocion i veçantë

11:58 - 21/02/26
Shok skuadre me Mirlind Dakun, sulmuesi tjetër i Kombëtares shqiptare prezantohet te Rubin Kazan
Sport

Shok skuadre me Mirlind Dakun, sulmuesi tjetër i Kombëtares shqiptare prezantohet te Rubin Kazan

10:34 - 21/02/26
Para
Dosja e 1321 kg kokainë, bosi shqiptar i drogës fundos avokatin belg

Kishin ngritur fermë bari në shtëpinë e policit, arrestohen 3 shqiptarë në Belgjikë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona
Aktualitet

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar publikisht për situatën e krijuar, duke ngritur akuza të...

Lexo më shumë
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26
Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26
Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com