GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

EKSKLUZIVE/ Veliaj, aferë gjigande me oligarkët e ndërtimit, si i shpëton nga taksat

në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 4 min
A A
EKSKLUZIVE/ Veliaj, aferë gjigande me oligarkët e ndërtimit, si i shpëton nga taksat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në fund të viti 2020, kryebashkiaku Erion Veliaj vendosi që ndërtuesit do të paguajnë taksë 3% për çdo ndërtim që do të bëjnë. Por, ky vendim vlen vetëm për disa dhe Veliaj po i trajton ndërtuesit si “ca të nënës e ca të njerkës”, pasi kompanitë e tij mike kanë gjetur mënyrën se si t’i shmangen këtij detyrimi, të ndihmuara nga bashkia vetë.
Kjo mega-aferë e Veliajt, në bashkëpunim me oligarkët e tjerë, është kallëzuar penalisht në SPAK prej pak kohësh, ndërkohë që ende nuk ka asnjë veprim për hetimin e saj. Sipas kallëzimit të siguruar ekskluzivisht nga Gijotina.com, e gjithë kleçka qëndron te leja e ndërtimit për të filluar nga puna. Por, pika 1 e nenit 47 në ligjin nr.107/2014 thotë që, nëse një kompani kërkon të pajiset me dokumentin e zbardhur të lejes së ndërtimit duhet që më parë të paguajë taksën e ndikimit në infrastrukturë, duke iu vendosur një afat 15 ditë nga miratimi i kërkesës së tij.Kjo do te thotë se dorëzimi i dokumentit të lejes nuk mund të kryhet pa plotësimin e kushtit te pagimit te taksës nga subjekti përfitues.
Por, oligarkët që janë mësuar të vjedhin, nuk e zbatojnë vendimin dhe pse po ngrenë përbindësha në mes të Tiranës. Konkretisht, në kallëzimin e bërë rezulton se disa shoqëri tregtare fillojnë të kryejnë punimet, pa paguar taksën përkatëse të ndikimit në infrastrukturë dhe pa dokumentin e zbardhur të lejes së ndërtimit nën hundën e Veliajt, ndërsa ky i fundit ka bërë një “një vesh shurdh e një sy qorr”.

Në këto kushte, kompanitë shkelin ligjin dhe fshehin të ardhurat, ndërsa kryebashkiaku ka abuzuar hapur me detyrën, duke i lejuar të ndërtojnë pa paguar taksën, pasi ligji e detyron bashkinë që të japë lejet e ndërtimit vetëm pasi kompania që ka bërë kërkesën të ketë paguar taksën e infrastrukturës. Çka do të thotë se ato po kryejnë ndërtime pa leje dhe Veliaj i lejon, madje i favorizon me qëllim.


Skema abuzuese
Sikur e cekëm më lart, Erion Veliaj favorizon kompanitë e ndërtimit duke i lënë të ndërtojnë pa leje dhe mos iu vjelë 3%-shin e taksës së ndërtimit, çka përbën dhe shkeljen e rëndë ligjore. “Por skema është edhe më e thellë se kaq, pasi edhe Veliaj ka përfituar pjesën e vetë nga kjo aferë. Përveç njohjeve personale që kryebashkiaku , mund të ketë me disa prej subjekteve ndërtuese, nga masiviteti i këtij fenomeni kuptohet se shkaku kryesor i këtyre veprimeve të jashtëligjshme të kryera prej tij me faj të rëndë janë ryshfetet e marra në shkëmbim të favorizimeve të kryera”, deklarohet në kallëzimin e siguruar nga Gijotina.com.

Afera zgjerohet edhe më kur ndërtuesit duhet të marrin certifikatën e përdorimit për objektin dhe sipas ligjit kjo certifikatë nuk mund të merret pa u kryer më parë të gjitha detyrimet ndaj tatimeve. Këtu hyn në lojë sërish Veliaj, i cili ua jep këtë certifikatë edhe pse objektet janë ndërtuar pa leje dhe pa paguar taksën, edhe në këtë rast duke marrë në këmbimin përfitim të majmë financiar.
Në këtë kuadër e gjithë kjo gangrenë shkeljesh është bërë për qëllime përfitimi nga kompanitë dhe Veliaj, pasi si pasojë e mospagimit të taksës shoqërive në fjalë iu është shtuar një vlerë e barabartë me taksën në fjalë në buxhetin e rezervuar prej tyre për kryerjen e ndërtimit.

Veliaj cenon konkurrencën

Duke shkelur ligjin dhe favorizuar kompanitë korruptive, Veliaj ka cenuar barazinë dhe konkurrencën në tregun e ndërtimit. Pasi, duke përjashtuar miqtë e tij, Veliaj vë në kushte të pabarabarta kompanitë e ndërtimit në vend, të cilat nuk kanë shoqëri dhe nuk bëjnë kompromise me Erion Veliajn. Si pasojë paguajnë më shumë taksa dhe detyrime.
Ndërsa, subjektet e favorizuara kryejnë volume më të larta ndërtimesh, pasi kane një buxhet më të larte për kryerjen e tyre si pasoje e mospagimit të taksës se ndikimit ne infrastrukturë. Kjo cenon në mënyrë të drejtpërdrejtë subjektet e tjera të cilat nuk i gëzojnë këto merita. Kështu, Veliaj i ndihmon kompanitë mike të fshehin të ardhurat dhe ndikon në buxhetin e shtetit, duke mos vjelë sipas ligjit taksat vendore. Kjo përkthehet në më pak investime për vendin dhe një barrë më shumë për taksapaguesit.
Kjo është një nga arsyet që po lulëzojnë “përbindëshat” shumëkatësh në Tiranë dhe askush nuk mban përgjegjësi, të paktën për aq kohë sa në krye është Erion Veliaj.

E.H/ Gijotina.com

Etiketa: abuzimKallzimkompanikryesore2ndertimSkandal

Lajme të lidhura

Tendera sekretë me Begator Manen, Emiljano Dushën e Afrim Qendron për gaz, municion e mjete speciale
Breaking Views

Tendera sekretë me Begator Manen, Emiljano Dushën e Afrim Qendron për gaz, municion e mjete speciale

22:15 - 23/10/26
Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa
Breaking Views

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa

16:22 - 17/10/26
Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”
Breaking Views

Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”

10:20 - 11/10/26
Para
Ditëlindja kthehet në tragjedi, 4 të rinj gjenden të vdekur

Ditëlindja kthehet në tragjedi, 4 të rinj gjenden të vdekur

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘France 24’, jehonë protestës: Përplasje me policinë! Të rinjtë shqiptarë akuzojnë Ramën për korrupsion dhe kërkojnë largimin e tij
Aktualitet

‘France 24’, jehonë protestës: Përplasje me policinë! Të rinjtë shqiptarë akuzojnë Ramën për korrupsion dhe kërkojnë largimin e tij

23:18 - 24/10/26

Protesta e 12-të studentore në Tiranë ka marrë vëmendjen e medias franceze France 24, e cila i ka kushtuar një...

Lexo më shumë
“Largimi i Ramës është i shpejtë”- Ervin Salianji: Kryeministri, ‘vrasës me pagesë’, paguan policët 2500 euro për të dhunuar qytetarët

“Largimi i Ramës është i shpejtë”- Ervin Salianji: Kryeministri, ‘vrasës me pagesë’, paguan policët 2500 euro për të dhunuar qytetarët

22:33 - 24/10/26
Studentët njoftojnë sërish protestë nesër në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit

Studentët njoftojnë sërish protestë nesër në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit

22:11 - 24/10/26
“Lutemi për ty vëlla”, reagimi i Tifozave Kuq e Zi për Erjon Vishkullin

“Lutemi për ty vëlla”, reagimi i Tifozave Kuq e Zi për Erjon Vishkullin

21:51 - 24/10/26
Vullnetarja që ndihmon të lënduarit e protestës asfiksohet nga gazi lotsjellës

Vullnetarja që ndihmon të lënduarit e protestës asfiksohet nga gazi lotsjellës

21:12 - 24/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com