GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

EKSKLUZIVE/ Zbulohet “arma” që Berisha po përgatit kundër Bashës

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
EKSKLUZIVE/ Zbulohet “arma” që Berisha po përgatit kundër Bashës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Përplasja e fortë e Berishës me kreun e PD, Lulzim Basha, e cila nisi pas përjashtimit të ish liderit historik të PD, i cili u shpall non grata nga SHBA ka vënë në lëvizje të gjitha strukturat e Partisë Demokratike nga të dyja krahët me qëllim për të mbledhur sa më shumë fakte për kundërshtarin. Debati është përqendruar si një matës force pikërisht tek dy datat e lajmëruara për mbledhjen e Kuvendit të PD, ku Berisha thotë do të bëhet me 11 dhjetor, ndërsa Basha më 18 dhjetor.

Madje, Partia Demokratike i ka hapur dyert Berishës që 4200 firmat që ai pretendon se ka mbledhur nga delegatët, t’i dorëzojë pranë protokollit, por që kjo gjë nuk është pranuar nga ish kreu i PD, i cili ka vendosur t’i mbyllë në një kasafortë deri më 11 dhjetor. Por, menjëherë kanë dalë disa fakte se firmat nuk janë hedhur nga delegatët, por nga persona, të ndryshëm, duke hedhur akuza se ka manipulime. Kjo e vërtetuar dhe nga kamerat e fshehta të emisioneve investigative.

Pikërisht për këtë arsye, Berisha është vënë menjëherë në lëvizje për të mbrojtur 4200 firmat, ku strukturat e mbledhura pranë tij kanë nisur punën në terren. Gijotina.com ka mësuar ekskluzivisht, se njerëzit që po i rrinë pranë Berishës, kanë nisur të grumbullojnë fshehurazi anëtarë të Partisë Demokratike, me qëllim që ata të deklarojnë para kamerave se kanë firmosur me vullnet të lirë që kongresi i PD të mbahet më 11 dhjetor. Denoncimet në Gijotina.com kanë ardhur nga disa qytete të ndryshme, ku mësohet se kjo po bëhet për të rritur presionin ndaj Bashës, me qëllim që të japë dorëheqjen nga kreu i partisë, si e vetmja alternativë që Berisha të zgjedhë në krye të saj, një njeri të besuar, i cili i jep garanci se nuk do njohë vendimin e SHBA për shpalljen e tij “non ngrata” , ose në pamundësi të gjetjes së një personi të tillë, ai kërkon të rizgjidhet vetë. Kjo për arsye se mbledhja e Kuvendit, pa kaluar në protokollit e PD, cilësohet nul dhe përplasja mes tyre mund të shkojë vetëm në gjykatë.

Pamjet që aktualisht stafi i Berishës po mbledh nëpër qytete të ndryshme mësohet se do të përdoren si armë sekrete prej tij për t’i treguar Bashës se ka mbështetje më të madhe brenda Partisë Demokratike.

Gijotina.com i ka siguruar këto pamje, por për arsye të mos cenimit të të dhënave personale nuk janë publikuar. Sipas atyre pamjeve që disponojmë, të zgjedhur të Partisë Demokratike, tregojnë kartën e identitetit dhe kartën e anëtarësisë, ndërkohë që pohojnë me gojën e tyre para kamerave identitetin dhe funksionin që kanë. Ndër të tjera ata shprehen se janë pro kongresit të 11 dhjetorit. Pikërisht këto pamje, mund të jenë një armë që Berisha pretendon t’i përdorë në gjykatë, ose nëse zgjedh rrugën e presionit, t’i publikojë që të shtojë trysninë ndaj kryetarit aktual që të dorëhiqet.

Basha është shprehur më herët se Kuvendi legjitim i PD-së do të zhvillohet më 18 dhjetor, i thirrur nga Kryesia. Kjo presupozon se në të duhet të marrin pjesë të paktën gjysma e delegatëve (3750), në mënyrë që të konsiderohet legal. Gijotina.com

Etiketa: BASHAKryesore1KuvendiSali Berisha

Lajme të lidhura

Nis mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës
KRYESORE

Nis mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës

19:35 - 13/09/26
“Rama kërkoi të dilja jashtë”/ Aktorja Egla Ceno tregon përplasjen me kryeministrin për shkrirjen e bashkisë Poliçan
Breaking Views

“Rama kërkoi të dilja jashtë”/ Aktorja Egla Ceno tregon përplasjen me kryeministrin për shkrirjen e bashkisë Poliçan

16:50 - 13/09/26
Inati i Ramës ndaj Kushtetueses/ Gjyqtari i GJKKO flet për pagat: Janë aq sa i konfiskohen çdo vit krimit të organizuar
Breaking Views

Inati i Ramës ndaj Kushtetueses/ Gjyqtari i GJKKO flet për pagat: Janë aq sa i konfiskohen çdo vit krimit të organizuar

15:27 - 13/09/26
Para
E trishtë, mes viktimave nga aksidenti tragjik në Bullgari, një çift i sapo fejuar (FOTO)

E trishtë, mes viktimave nga aksidenti tragjik në Bullgari, një çift i sapo fejuar (FOTO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Nis mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës
KRYESORE

Nis mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës

19:35 - 13/09/26

Sot shënohet dita e 106 e protestës qytetare. Ka nisur mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej” nga ku protestuesit më...

Lexo më shumë
Kaos në Kurbin, Vllaznia mbetet me 10 lojtarë, arbitri zbraz stadiumin

Kaos në Kurbin, Vllaznia mbetet me 10 lojtarë, arbitri zbraz stadiumin

18:35 - 13/09/26
Daily Mail zbardh marrëveshjen Angli-Shqipëri: Paratë e pronave të konfiskuara ndahen përgjysmë

Daily Mail zbardh marrëveshjen Angli-Shqipëri: Paratë e pronave të konfiskuara ndahen përgjysmë

17:10 - 13/09/26
“Rama kërkoi të dilja jashtë”/ Aktorja Egla Ceno tregon përplasjen me kryeministrin për shkrirjen e bashkisë Poliçan

“Rama kërkoi të dilja jashtë”/ Aktorja Egla Ceno tregon përplasjen me kryeministrin për shkrirjen e bashkisë Poliçan

16:50 - 13/09/26
Dënohet me 10 vite burg shqiptari në Itali, u kap me kokainë me vlerë 4 milionë euro

Dënohet me 10 vite burg shqiptari në Itali, u kap me kokainë me vlerë 4 milionë euro

16:42 - 13/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com