GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

EKSKLUZIVE – Ministria e Mbrojtjes manipulon rekrutimet ushtarake drejt SHBA

Ministria e Mbrojtjes nën Akuzë, Heshtja e Vengut Shton Dyshimet

20:16 - 19/11/25
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Lajme, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
EKSKLUZIVE – Ministria e Mbrojtjes manipulon rekrutimet ushtarake drejt SHBA
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministria e Mbrojtjes ka shpallur zyrtarisht konkursin për tre kuota studimi në akademitë më prestigjioze ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës: West Point, Akademia Detare dhe Akademia e Forcave Ajrore. Dokumentacioni duhej dorëzuar deri më 14 nëntor 2025, dhe kandidatët shqiptarë që kualifikohen nga Ministria më pas i nënshtrohen procesit të dytë të verifikimit nga vetë ambasada amerikane në Tiranë.

Por ndërsa procesi duhet të ishte shembullor, transparent dhe në përputhje me standardet e institucioneve amerikane, Gijotina.com ka mësuar se testimet e zhvilluara këtë javë pranë Ministrisë së Mbrojtjes kanë qenë gjithçka tjetër veçse të ndershme.

Favorizim Skandaloz në Testime – Kandidatët Akuza të Forta për Mashtrim

Sipas dëshmive të shumta të kandidatëve të pranishëm, përgjegjësi i testit fizik dhe inteligjencës ka favorizuar hapur një prej konkurrentëve duke manipuluar testet fizike, ku ai ka bërë më pak ushtrime se të tjerët dhe nuk i ka plotësuar normat, por që përgjegjësi ka pretenduar të kundërtën.

Po ashtu përgjegjësi ka futur futur kandidatin e preferuar veçmas për testin e inteligjencës, para gjithë të tjerëve, ndërsa të tjerët janë futur më vonë të gjithë bashkë, në kohën kur kandidati i preferuar e kishte përfunduar testin e vet larg syrit të dëshmitarëve.

Ndërkohë, që të gjithë kandidatëve u është thënë gjatë aplikimit se testet do të filmohen të gjitha me qëllim për të qenë transparent me secilin, por që nuk është filmuar asnjë pjesë e procesit, veçse janë bërë disa foto sa për dokumentimin e rastit.

Të gjithë aplikantët janë ndaluar të mbajnë celularë me vete dhe në fund kur është shpallur lista e pikëzimit, ata janë ndaluar të fotografojnë këtë listë, duke shmangur çdo transparencë.

Rezultati? Sipas dëshmive të tyre, i favorizuari është renditur menjëherë në krye të tabelës së pikëve, sikur t’i kishte kaluar testet me performancë të jashtëzakonshme.

Kjo ka ngritur alarmin tek të rinjtë që konkurruan me meritë, të cilët pyesin se si është e mundur që Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë të manipulojë testime që në fund shkojnë në dorë të institucioneve amerikane, për më tepër kur flitet vetëm për një kuotë për secilën akademi dhe konkurrenca është shumë e lartë.

Manipulim për llogari të… kujt? SHBA në dijeni apo viktimë e një procesi të korruptuar?

Të gjitha dëshmitë e grumbulluara nga Gijotina.com tregojnë se SHBA nuk ka dijeni për këtë situatë. Procesi i parë, ai brenda territorit shqiptar dhe nën kompetencën e Ministrisë së Mbrojtjes, është pra filtër i brendshëm — ai që i çon më pas listat e “fituesve” në ambasadën amerikane.

Nëse këto akuza rezultojnë të vërteta, atëherë kemi të bëjmë me një skenar të rrezikshëm: instruktorët dhe drejtuesit shqiptarë ndikojnë kush shkon para amerikanëve, i prezantojnë SHBA-së kandidatë “të gatshëm” që kanë kaluar teste të manipuluara, përzgjedhja në fazën e parë nuk është më meritokratike, por e kontrolluar nga brenda, imazhi i Shqipërisë vihet në pikëpyetje, sepse SHBA në fund verifikon kandidatët, por nuk mund të njohë manipulimet e fazës paraprake.

Kjo pyetje madhore del para publikut: A po dëmtohet besimi amerikan ndaj institucioneve shqiptare për shkak të manipulimeve të njerëzve brenda Ministrisë?

Pyetja zyrtare dërguar Ministrit Pirro Vengu – Heshtja flet më shumë se çdo përgjigje

Gijotina.com i është drejtuar zyrtarisht ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vengu, me pyetje të qartë për të komentuar apo për të mohuar një abuzim të tillë, por ashtu siç ndodh rëndom në institucionet shqiptare, ai ka zgjedhur të heshtë përballë këtij skandali.

Deri në momentin e publikimit të këtij artikulli, ministri nuk ka dhënë asnjë përgjigje. Heshtja e tij e zgjatur i shton në vend që t’i shuajë dyshimet.

Po pse ndodhin këto manipulime? Tre arsye kryesore që dalin nga hetimi ynë!

  • Mungesa e transparencës institucionale

Heqja e celularëve, mosfilmimi dhe kryerja e testimeve individuale në mënyrë të njëanshme krijojnë kushte perfekte për abuzim.

  • Favorizime personale dhe nepotizëm

Të rinjtë që kanë raportuar te Gijotina.com besojnë se kandidati i favorizuar ka lidhje personale me personel të Ministrisë.

  • Besimi se SHBA nuk e zbulon manipulimin

Siç duket, disa individë brenda sistemit mendojnë se “i hedhin sytë e ambasadës” duke i çuar kandidatë që kanë kaluar një fazë të deformuar testimi.

Ekspertët: Ja çfarë duhet bërë

Sipas ekspertëve, përballë fakteve të tillë duhet reformë urgjente në testimet ushtarake të Ministrisë së Mbrojtjes. Filmimi i detyrueshëm i të gjitha proceseve – çdo test fizik, psikologjik apo intelektual duhet të jetë i dokumentuar me video.

Po ashtu, përfaqësues të SHBA duhet të jenë të pranishëm që në procesin e parë. Nëse kuotat janë amerikane, atëherë edhe faza e filtrimit duhet të jetë e mbikëqyrur prej tyre.

Dhe e fundit, ashtu siç kërkojnë edhe vetë aplikantët duhet transparencë e plotë e pikëzimit. Listat duhet të publikohen me emër, pikë, kohë, dhe me provë video.

Njollë e rëndë mbi uniformën shqiptare

Këto akuza, nëse zyrtarisht konfirmohen apo vërtetohen nga hetime të pavarura, përbëjnë një nga skandalet më të rënda të viteve të fundit në sistemin shqiptar të mbrojtjes.

Manipulimi i rekrutimeve për akademitë ushtarake të SHBA-së nuk është vetëm shkelje administrative – është një atentat moral ndaj meritokracisë, reputacionit të Shqipërisë dhe bashkëpunimit strategjik me Shtetet e Bashkuara.

Dhe derisa ministri Pirro Vengu të flasë, një gjë është e qartë: kjo histori nuk mbyllet këtu. Gijotina.com do të vijojë investigimin.

Etiketa: Kryesore1kryesore2

Lajme të lidhura

Rienergjizimi i PD/ Ervin Salianji vijon turin, të martën takim me strukturat në Elbasan
Breaking Views

Rienergjizimi i PD/ Ervin Salianji vijon turin, të martën takim me strukturat në Elbasan

22:50 - 15/12/25
Elbasan/ Shpërthen bombola e gazit, banesa përfshihet nga flakët
Aktualitet

Elbasan/ Shpërthen bombola e gazit, banesa përfshihet nga flakët

21:46 - 15/12/25
Turqia rrëzon dronin e paidentifikuar mbi hapësirën e saj ajrore në Detin e Zi
Botë

Turqia rrëzon dronin e paidentifikuar mbi hapësirën e saj ajrore në Detin e Zi

20:44 - 15/12/25
Para
Vetingu, Kolegji i Apelimit shkarkon prokurorin e Lezhës Bardhyl Shehu

Vetingu, Kolegji i Apelimit shkarkon prokurorin e Lezhës Bardhyl Shehu

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rienergjizimi i PD/ Ervin Salianji vijon turin, të martën takim me strukturat në Elbasan
Breaking Views

Rienergjizimi i PD/ Ervin Salianji vijon turin, të martën takim me strukturat në Elbasan

22:50 - 15/12/25

Anëtari i Kryesisë së PD, Ervin Salianji, do të zhvillojë të martën pasdite, takim me simpatizantë dhe strukturat e PD...

Lexo më shumë
Për të dytin vit radhazi, kapiteni Berat Gjimshiti zgjidhet nga futbollistët e Kombëtares “Lojtari i Vitit i Kombëtares”

Për të dytin vit radhazi, kapiteni Berat Gjimshiti zgjidhet nga futbollistët e Kombëtares “Lojtari i Vitit i Kombëtares”

22:00 - 15/12/25
Presidenti Duka në “Topi i Artë 2025”: Nga play-off-i i Botërorit te skena europiane, viti i konfirmimit për futbollin shqiptar

Presidenti Duka në “Topi i Artë 2025”: Nga play-off-i i Botërorit te skena europiane, viti i konfirmimit për futbollin shqiptar

21:50 - 15/12/25
Elbasan/ Shpërthen bombola e gazit, banesa përfshihet nga flakët

Elbasan/ Shpërthen bombola e gazit, banesa përfshihet nga flakët

21:46 - 15/12/25
“Një vit për t’u duartrokitur” – Infantino inkurajon futbollin shqiptar në mbrëmjen gala

“Një vit për t’u duartrokitur” – Infantino inkurajon futbollin shqiptar në mbrëmjen gala

21:39 - 15/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com