GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Eksodi i madh nga Parisi, një tjetër kampion bote largohet nga Parc des Princes

23:02 - 02/06/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
PSG nuk rinovon për momentin me yjet e skuadrës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Situata te Paris Saint Germain nuk është dhe aq e lumtur sa duket në pamje të parë.

Pavarësisht titullit kampion të fituar, fundjavën e kaluar, sezoni, nga shumë opinionistë por edhe drejtues brenda klubit parisien, është cilësuar një dështim.

Eliminimi në fazën 1/8 të Champions League, përballë Bayern Munchen (pa shënuar asnjë gol), ka lënë një shije të hidhur te lojtarët e, mbi të gjitha, te tifozët.

Ultrasit e PSG nuk kanë kursyer kritikat e sharjet për yjet e skuadrës, me shënjestrën kryesore që ka qenë, argjentinasi Lionel Messi, i cilësuar si mercenar që nuk dha maksimumin për ekipin.

“Pleshti” e ka parë që ambienti në Paris, është i zymtë dhe ka vendosur, sipas raportimeve, që të mos qëndrojë më në Francë.

Largimi i tij ka bërë që të flitet për të ardhmen e tij, me Barcelonën që shihet si destinacioni i radhës i kampionit të botës me Argjentinën.

Përveç Messit që “thjesht” raportohet se do largohet, një tjetër lojtar, ndërkohë, i ardhur gjatë merkatos verore të 2021, ka konfirmuar se do të largohet nga PSG.

Ai është spanjolli Sergio Ramos, i cili ka postuar në Twitter se do t’i japë lamtumirën klubit rekordmen të Francës.

“Nesër është një ditë speciale, nesër do t’i jap lamtumirën një etape tjetër të jetës time, mirëupafshim PSG. Nuk e di se në sa vende dikush mund të ndjehet në shtëpi, por me pa dyshimin më të vogël PSG, fansat e klubit dhe qyteti i Parisit më kanë bërë të ndjehem si në shtëpinë time.”- deklaroi Ramos.

E ardhmja e mbrojtësit, nuk dihet, me shumë media që flasin për një rikthim në Spanjë, pa harruar interesimin e klubeve saudite./m.b /gijotina.com

Etiketa: MessiPSGramos

Lajme të lidhura

Sezoni i ri 2026-2027, FSHF bën njoftimin e rëndësishëm për licensimin e Klubeve
Sport

Merret vendimi i papritur, anulohet edhe ndeshja e kombëtares shqiptare me Japoninë

13:27 - 14/03/26
Elbasani forcohet me 3 lojtarë që u rikthyen këtë javë
Sport

Elbasani kërkon kreun në Vlorë, Tirana luan “finalen” në kryeqytet

09:32 - 14/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun
Breaking Views

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Para
EMRI/ Ja kush është kandidati i Alibeajt për Tiranën

Bejko: Ambicien e kam të jem deputet, nuk kandidoj për kreun e PD

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com