GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Kuriozitete

Eksperienca afër vdekjes EKZISTON e nuk është ëndërr, ja pse

17:24 - 25/04/23
në Kuriozitete
Kohë leximi: 4 min
A A
Eksperienca afër vdekjes EKZISTON e nuk është ëndërr, ja pse
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

A është vdekja fundi i gjithçkaje apo ka një jetë përtej jetës tokësore? Njerëzit e të gjitha moshave ia kanë bërë vetes këtë pyetje të paktën një herë gjatë ekzistencës së tyre. Për këtë nuk ka ende një përgjigje përfundimtare. Dhe ndoshta nuk do të ketë kurrë. Shkenca nuk ka siguri për atë që ndodh kur pushon së rrahuri zemra jonë.

Megjithatë në dekadat e fundit, disa studiues kanë nisur të studiojnë një fenomen që ndodh kur dikush është afër vdekjes: Near Death Experiences, NDE (Përvoja pranë vdekjes). Këto janë dukuri të përshkruara nga njerëz që kanë rifituar funksionet vitale pas një periudhe të kaluar në koma ose pasi janë shpallur klinikisht të vdekur.

Libri i mjekut dhe shkrimtarit amerikan Rejmond Mudi “Jeta përtej jetës”, botuar për herë të parë në vitin 1975, u bazua tek dhjetëra dëshmi mbi këto përvoja. Që atëherë, shumë mjekë të tjerë i kanë kushtuar një pjesë të kohës së tyre studimit të NDE-ve, duke dhënë kontribute interesante.

Ndër figurat më të famshme në këtë fushë, sa për të përmendur vetëm disa, spikasin Pim Van Lomel, Sam Parnia (që drejton projektin AËARE, me studimin më të gjerë të kryer ndonjëherë që përfshin 25 spitale në mbarë botën), Brus Grejzën dhe italiani Enriko Fako.

Në një intervistë për ”Il Giornale”, Fako, ekspert në anesteziologji dhe reanimacion dhe studiues në departamentin e Neuroshkencave të Universitetit të Padovas, thotë se përkundër skepticizmit të disa njerëzve këto përvoja janë reale.

 

A janë përvojat afër vdekjes dukuri sporadike apo ngjarje të shpeshta?

NDE-të janë ngjarje relativisht të shpeshta, të cilat ndodhin gjatë gjendjeve shëndetësore kritike që shoqërohen me humbje të vetëdijes.

 

A mund të na thoni përqindjen?

Në studime të ndryshme, thuhet se kjo ndodh në 5 dhe 18 për qind të rasteve tek pacientët qëpësojnë arrest kardiak.

 

Si mund të përkufizohet një NDE?

Ato janë përvoja subjektive intensive dhe të thella me një aspekt transhendental, që ndodhin në gjendje shëndetësore kritike, të shoqëruara me humbje të vetëdijes (si arresti kardiak, trauma në kokë, gjendje shoku etj) dhe që karakterizohen nga perceptimi i qartë i të qenit në një dimension të ndryshëm nga i zakonshmi i jetës tokësore, nga braktisja e trupit fizik dhe shkuarja përtej kufijve të vetvetes dhe dimensionit hapësinor-kohor të botës së zakonshme fizike.

 

A mund të jenë përvojat afër vdekjes forma deliri, ndryshime organike kalimtare të trurit apo edhe anoksi?

Interpretimet shkencore të propozuara deri më tani, janë të natyrës mekaniko-reduksioniste dhe kanë hipotetizuar se ato e kanë origjinën nga çrregullimi cerebral i prodhuar nga goditja në tru. Megjithatë janë hipoteza pa ndonjë konfirmim. Madje disa prej tyre, mund të hidhen poshtë në bazë të fakteve të tjera të njohura që i bëjnë ato të pamundura.

 

A ka vetëm elementë të përbashkët në NDE-të apo edhe të tjera subjektive?

NDE-të janë mjaft komplekse dhe përfshijnë elemente individuale dhe elemente të përbashkëta. Aspektet themelore të përvojave janë universale dhe mund të gjenden në të gjitha kulturat. Po ashtu ka gjithashtu tregues të saj në letërsinë e të gjitha kohërave, nga Homeri te Platoni, tek Dikensi, deri tek Libri i të Vdekurve i tibetianëve.

 

Krahasuar me procesin e ëndërrimit, si janë përvojat afër vdekjes?

Ëndrrat kanë një gjuhë shumë të ndryshme, që karakterizohet nga mbivendosja e shumë elementeve të ndryshme, të cilët e bëjnë të vështirë ose të pamundur kuptimin e menjëhershëm. Ato ishin objekt i një pune të gjatë interpretuese të Sigmund Frojdit.

 

Pse nuk raportojnë që të gjithë se kanë përjetuar një NDE?

Për dy arsye thelbësore. Së pari, jo të gjithë i përjetojnë ato. Së dyti, duke qenë përvoja të një aspekti transhendental dhe me një përmasë mistike, ato vendosen jashtë asaj që pranohet në mënyrë konvencionale nga pikëpamja e sotme mbizotëruese. Ndaj ekziston një rrezik i madh që ato të keqkuptohen, dhe kushdo që i ka përjetuar të konsiderohet si vizionar apo që vuan nga një problem mendor pas insultit cerebral.

 

Për shembull skeptikët argumentojnë thonë se vizioni i dritës që shihet në një NDE,është në fakt ai që shihet në dhomën e spitalit. Është e mundur?

Është vetëm një hipotezë pa asnjë konfirmim. Drita e perceptuar në NDE, ka karakteristika shumë të ndryshme nga ato të dritës artificiale, dhe është vetëm një element i vetëm i një përvoje shumë më të pasur dhe më komplekse. Në rastin më të mirë mund të jetë një lloj shkas i kësaj përvoje, e cila ka një natyrë dhe implikime shumë më të gjera.

 

A janë NDE-të vetëm pozitive apo ka raporte për përvoja negative?

Ka përvoja negative, edhe pse në një përqindje më të vogël të rasteve. Ndonjëherë pjesa negative është një element i përvojave që përfshijnë elemente negative dhe pozitive. Në raste të tjera ajo që përjetohet është skenari pozitiv NDE, por i përjetuar në mënyrë negative. Ose një situatë që është në vetvete neutrale (p.sh të qenit në një gjendje boshllëku apo errësirë), por e përjetuar si shumë stresuese. Shumë më rrallë raportohen përvoja të skenarëve shqetësues (ka nga ata që i përkufizojnë si “djallëzore”).

 

Kush është i prirur të ketë përvoja negative afër vdekjes?

Nuk është ende e qartë nëse dhe cilët njerëz mund të jenë në gjendje të favorizojnë përvojat negative.

Etiketa: KurioziteteNear-death experience

Lajme të lidhura

Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë
Aktualitet

Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë

17:15 - 05/12/25
Shfaqet sonte “Super-hëna e Ftohtë”! Do ngrihet më lart se çdo hënë tjetër e plotë e vitit
Aktualitet

Shfaqet sonte “Super-hëna e Ftohtë”! Do ngrihet më lart se çdo hënë tjetër e plotë e vitit

17:58 - 04/12/25
Fluturimi më i gjatë që lidh tre kontinente? Nis nga Kina në Argjentinë
Aktualitet

Fluturimi më i gjatë që lidh tre kontinente? Nis nga Kina në Argjentinë

17:45 - 04/12/25
Para
Zgjedhjet, plas sherri në Bashkinë e Patosit (FOTO)

Dhuna barbare ndaj punonjësit të Bashkisë Patos, reagon policia

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com