GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Ekspertët e OKB-së: Zvicra ka probleme “sistematike” me racizmin

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Ekspertët e OKB-së: Zvicra ka probleme “sistematike” me racizmin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zvicra ka probleme sistematike me racizmin kundër personave me prejardhje afrikane, thuhet në një raport të prezantuar më 3 tetor nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut i Kombeve të Bashkuara. Raporti përfshin shumë shembuj, nisur nga brutaliteti policor e deri te lojërat e fëmijëve.

Grupi i emëruar nga OKB-ja tha se ka edhe masa pozitive që Zvicra ka ndërmarrë, por shprehu shqetësimin për përhapjen e diskriminimit racor, duke theksuar disa incidente, pasi anëtarët e grupit vizituan Zvicrën gjatë këtij viti. “Përhapja dhe mosndëshkimi [i diskriminimit në baza racore] tregon se ekziston një problem sistematik”, u tha në raport.

Ambasadori i Zvicrës në OKB gjerësisht pranoi gjetjet e raportit, përmes komenteve që i dorëzoi në Këshill, edhe pse tha se ekspertët kishin përdorur “numër të kufizuar të shembujve” për të ardhur në këto përfundime.

Në raport u tha se ka përpjekje për të rritur vetëdijen e publikut lidhur me aspektet e historisë zvicerane, sikurse një peticion dhe debat i bërë lidhur me heqjen e një statuje të një bankieri që kishte krijuar pasuri duke shfrytëzuar skllevërit afrikanë, në kantonin e Noshetelit.

Ekspertët e OKB-së thanë se fëmijët zviceranë ende luajnë lojëra sikurse “kush frikësohet nga njeriu me ngjyrë”, që sipas tyre, lojëra të tilla kanë efekte diskriminuese në aspektin racor.

Në raport po ashtu u përmend brutaliteti “shokues” i policisë, duke theksuar se në kantonin e Vaudit kishin vdekur disa persona me ngjyrë.

“Zvicra pajtohet me vëzhgimin tuaj se racizmi dhe diskriminimi racor – përfshirë edhe kundër personave me prejardhje afrikane – janë probleme që duhet të trajtohen në mënyrë urgjente”, tha ambasadori zviceran në OKB, Jurg Lauber.

Ai para Këshillit për të Drejtat e Njeriut theksoi se po zbatohen masa të reja për të trajtuar çështjen e racizmit, përfshirë edhe krijimin e qendrave për konsultime për viktimat e diskriminimit racor, por edhe përmirësimin e programeve trajnuese të policëve. /Rel/

Etiketa: okbprobleme me racizminZvicër

Lajme të lidhura

Presidenti Trump u kërkon kompanive të naftës të ulin çmimet e benzinës në vend
Botë

Trump kërcënon Iranin: Pranoni marrëveshjen ose do t’u hedhim në erë

09:09 - 01/10/26
‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi
Botë

‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi

22:07 - 30/09/26
Përleshje mes shqiptarëve dhe algjerianëve në burgun grek, 6 të plagosur
Aktualitet

Përleshje mes shqiptarëve dhe algjerianëve në burgun grek, 6 të plagosur

11:58 - 30/09/26
Para
Mbi 11 mijë euro florinj/ Donin të grabisnin banesën, dështon tentativa e dy shqiptarëve

Mbi 11 mijë euro florinj/ Donin të grabisnin banesën, dështon tentativa e dy shqiptarëve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Adrian Hila në komisariatin e Tiranës për videot intime/ Çfarë ka deklaruar deri më tani kompozitori përpara hetuesve
Aktualitet

Adrian Hila në komisariatin e Tiranës për videot intime/ Çfarë ka deklaruar deri më tani kompozitori përpara hetuesve

22:24 - 01/10/26

Kompozitori Adrian Hila është paraqitur në Policinë e Tiranës dhe po jep dëshmi në lidhje me publikimin e videove intime....

Lexo më shumë
“Hila nuk është viktimë, ai do të dënohet”/ Eksperti: Ishin kamera të fshehta, ja çfarë u gjet në vilën e tij

“Hila nuk është viktimë, ai do të dënohet”/ Eksperti: Ishin kamera të fshehta, ja çfarë u gjet në vilën e tij

22:10 - 01/10/26
“Shqipëria kërkon revolucion”/ Mbyllet dita e 124 e protestës: Ju erdhi fundi

“Shqipëria kërkon revolucion”/ Mbyllet dita e 124 e protestës: Ju erdhi fundi

21:58 - 01/10/26
Tensione gjatë marshimit, protestuesit përplasen me policinë

Tensione gjatë marshimit, protestuesit përplasen me policinë

21:24 - 01/10/26
“Feneri i Pogradecit”, Rama i jep leje ndërtimi deputetit të PS për kullë 23 kate

“Feneri i Pogradecit”, Rama i jep leje ndërtimi deputetit të PS për kullë 23 kate

20:49 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com