GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Uncategorized

Eksperti britanik: Rama po sillet me Anglinë, si Kastro me Amerikën

09:58 - 24/03/23
në Uncategorized
Kohë leximi: 3 min
A A
Media britanike ‘nxin’ Shqipërinë: Të rinjtë ikin se nuk ka punë…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama takoi dje homologun e tij britanik, Rishi Sunak, duke u bërë i pari kryeministër që takon kreun e ekzekutivit në Britani për çështje të eksodit masiv, trafikut dhe krimit të organizuar. Për mediat britanike, Rama tha se shqiptarët nuk janë kriminelë, por bëhet fjalë për disa ‘mollë të prishura’.

Por rrjeti britanik GB News intervistoi ekspertin Steven Woolfe, i cili tha se Rama nuk po e pranon se ky është një kriminalitet masiv.

Woolfe është drejtor i Qendrës për Emigrimin dhe Prosperitetin Ekonomik.

Gazetari: A janë vetëm disa ‘mollë të prishura’ apo ka shumë kriminelë shqiptarë këtu?

Steven Woolfe: Duket se janë më shumë se vetëm disa ‘molla të prishura’, për shkak se ne e dimë nga shërbimet tona të sigurisë dhe policia, të cilët e pranojnë se një numër i madh i atyre që kanë kaluar kanalin, janë larguar nga qendrat e ndalimit apo nga hotelet dhe kanë hyrë në aktivitet kriminal.

Ata kanë nënvizuar se, kur bëhet fjalë për kokainën, shqiptarët janë organizata më e madhe kriminale në këtë fushë. Se shqiptarët kanë marrë nga vietnamezët kontrollin e tregut të marijuanës. Sa i përket krimeve seksuale dhe prostitucionit, tani ata janë një nga organizatat kryesore. Dhe sa u përket vjedhjes së makinave luksoze nga ky vend, bandat shqiptare janë të vendosura edhe në këtë drejtim.

Kështu që nuk mund të thuhet se janë vetëm disa ‘molla të prishura’, unë gjithmonë mendoj për këtë si 4 apo 5, por kur flasim për 12 mijë dhe mijëra të përfshirë në krime, atëherë mendoj se Edi Rama duhet të reflektojë se përse po largohen nga vendi i tij, përse nuk ka thënë ai se nga po arratisen ata.

Gazetari: Kjo është një çështje shumë e rëndësishme dhe kur të dëgjojmë prej tij, ai mund ta adresojë, por nuk e kuptoj se si ai i bën bashkë këto ide: Shqipëria është një vend i sigurt, por nuk e pranon faktin se njerëzit që po vijnë janë emigrantë ekonomikë dhe shumë prej atyre që kalojnë kanalin, tentojnë të përfshihen në aktivitet kriminal. Nuk e kuptoj se ku qëndron ai, çfarë thotë ai, pse po arratisen njerëzit nga Shqipëria?

Steven Woolfe: Epo ai thotë, dhe të gjithë jemi dakord, që ka një komunitet shqiptar këtu, që ka qenë këtu për një kohë të gjatë dhe që është shtuar. Ata kontribuojnë për vendin dhe unë mendoj se edhe ata ndjehen shumë të mërzitur pse jo dhe të turpëruar që ata që përfshihen në aktivitet kriminal nga vendet e tyre, e shkatërrojnë me të vërtetë reputacionin e tyre.

Mendoj se Edi Rama duhet t’i mbështesë këta njerëz, që kanë ardhur këtu me arsyet e duhura, kanë aplikuar për të ardhur këtu siç duhet, duke mbështetur ekonominë dhe duke punuar siç bëjmë ne. Dhe të mbështesë njerëz si Suella Bravermann, e cila ka bërë një dallim të qartë se po flet për ata kriminelë që janë të përfshirë në emigrimin e paligjshëm, jo ata që janë këtu në mënyrë të ligjshme duke punuar fort.

Gazetari: Mund të më quash cinik, por ndoshta Edi Rama është shumë i lumtur që po i sheh këta njerëz duke u larguar…

Stephen Woolfe: Ne gjithmonë i kthehemi asaj çështjes në Kubë gjatë viteve ’80, kur Fidel Kastro liroi një numër të madh kriminelësh në SHBA dhe nxiti një kriminalitet masiv që është pasqyruar edhe në filma të mëdhenj që kemi parë në atë kohë. Nuk mendoj se ai është në atë nivel, por në fund të ditës, ai thjesht nuk po e njeh apo e pranon që ky është kriminalitet masiv dhe ndoshta sot, pas kësaj konference me Rishi Sunak, ai do të dalë dhe të thotë atë që ne duam që ata do e trajtojnë çështjen e emigrantëve të paligjshëm dhe elementëve kriminalë dhe të mbështesë politikat tona të deportimit të tyre. Ndoshta ai më pas i arreston dhe i fut në burg nëse janë të përfshirë në krim.

Etiketa: AnglikastroKryesore1Rama

Lajme të lidhura

‘Liria ka emër’, protestë në Shkup për ish-krerët e UÇK! Çlirimtarët duhet të nderohen, jo të gjykohen
Aktualitet

‘Liria ka emër’, protestë në Shkup për ish-krerët e UÇK! Çlirimtarët duhet të nderohen, jo të gjykohen

14:59 - 13/12/25
“I kemi tërhequr emrat për Avokatin”, Zegjineja “ironizon” Korreshit: Sheh ëndrra natën Ja si i përgjigjet deputeti i PD
Aktualitet

“I kemi tërhequr emrat për Avokatin”, Zegjineja “ironizon” Korreshit: Sheh ëndrra natën Ja si i përgjigjet deputeti i PD

14:45 - 09/12/25
“Kemi nevojë të pastrohemi doktor”/ Ish-studenti i dhjetorit-Berishës: Duhet t’a nisim nga vetja
Aktualitet

“Kemi nevojë të pastrohemi doktor”/ Ish-studenti i dhjetorit-Berishës: Duhet t’a nisim nga vetja

12:27 - 08/12/25
Para
Robert Aliaj: Djali im po bullizohet në shtëpinë e BBVIP

Robert Aliaj: Djali im po bullizohet në shtëpinë e BBVIP

Discussion about this post

TË FUNDIT

Panuçi kundërshton Konten: “Napoli i lodhur? Janë justifikime”
Breaking Views

Panuçi kundërshton Konten: “Napoli i lodhur? Janë justifikime”

23:06 - 16/12/25

Ish-trajneri i Kombetares Shqiptare, Kristian Panuçi ka komentuar deklaratat e trajnerit të Napolit, Antonio Konte, i cili pati thënë se...

Lexo më shumë
Trafik kilometrik kamionësh në aksin Morinë –Vërmicë, shkak puna e ngadaltë në doganë

Trafik kilometrik kamionësh në aksin Morinë –Vërmicë, shkak puna e ngadaltë në doganë

22:38 - 16/12/25
Masat e SPAK për Ergys Agasin dhe grupin e AKSHI-it/ A do ta mbrojë kryeministri Linda Karçanajn, njësoj si Ballukun?

Masat e SPAK për Ergys Agasin dhe grupin e AKSHI-it/ A do ta mbrojë kryeministri Linda Karçanajn, njësoj si Ballukun?

21:45 - 16/12/25
Çmimet FIFA “The Best”/ Ja kujt ia dhanë  votën Sylvinho dhe Gjimshiti

Çmimet FIFA “The Best”/ Ja kujt ia dhanë votën Sylvinho dhe Gjimshiti

21:29 - 16/12/25
Shfryhet operacioni “Metalurgjiku’, Gjykata e Elbasanit liron 16 personat e vënë në pranga

Shfryhet operacioni “Metalurgjiku’, Gjykata e Elbasanit liron 16 personat e vënë në pranga

21:13 - 16/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com