GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Eksperti i kriminalistikës: Po hetohen 56 policë, ja çfarë pritet nga SPAK

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Tre kryebashkiakë në hetim”, SPAK shton dënimet e korrupsionit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Fation Softa, ekspert i kriminalistikës, paralajmëroi se mund të ketë të tjera arrestime me urdhër të SPAK në rradhët e Policisë së Shtetit, në kuadër të zbërthimit të aplikacionit “Sky”.

Në një intervistë për ABCnews, Softa tha se operacioni i fundit i SPAK ka nisur prej vitesh, ndërsa shtoi se akuza për grup të strukturuar kriminal është e rëndë.

Softa tha se në proces verifikimi janë 56 punonjës të Policisë, të cilët janë në fazën e hetimeve.

“Analiza ime është që për aq koha sa kemi masa sigurie, që janë me arrest me burg, presim të kemi dhe arrestime të tjera. Mendohet se mund të ketë edhe 56 punonjës policie, të cilët kanë dalë në përgjime dhe mund të kemi arrestime. Nga eksperienca e deritanishme, në përgjithësi të gjitha këto kanë qenë me informacione dhe me fakte. Jemi në fazën e akuzave”, tha ai.

Softa u shpreh se “në rastin e Erzen Breçanit kemi dy momente: i pari ka të bëjë nëse arrestimi është kryer bazuar në faktet dhe provat që mund të ketë siguruar SPAK për akuzat që ka ngritur, pra si pjesë e një grupimi të strukturuar kriminal, por nuk duhet harruar se z.Breçani është i angazhuar direkt në sigurinë e ish-Kryeministrit Sali Berisha. Kjo përbën momentin e dytë, ndaj ne duhet të presim provat që SPAK do të çojë në Gjykatë, pasi nuk mund të shkojë atje me akuza”.

Duke bërë një paralelizëm mes operacionit të SPAK të disa muajve më parë që u pagëzua me emrin “Metamorfoza” dhe operacionit të nisur dje nga Prokuroria Speciale, Softa tha se në rastin e parë u konstatuan shumë material, shumë lidhje mes personazheve. “Sot duhet të presim se si lidhen këto personazhe, kush është koka e grupit, kush është financieri i grupit, si janë të lidhur personazhet me njëri-tjetrin”, tha Softa.

Etiketa: hetimesoftaSpak

Lajme të lidhura

Pas përplasjes me Ramën, Veliaj kërkon të marrë pjesë në Asamblenë e PS-së, i drejtohet me letër SPAK-ut dhe Sekretarit të Përgjithshëm
Aktualitet

Pas përplasjes me Ramën, Veliaj kërkon të marrë pjesë në Asamblenë e PS-së, i drejtohet me letër SPAK-ut dhe Sekretarit të Përgjithshëm

15:29 - 10/11/26
“Sterilizimi”/ GJKKO rrëzon kërkesat e Beqajt për pushimin e çështjes dhe pavlefshmërinë e akteve
Aktualitet

“Sterilizimi”/ GJKKO rrëzon kërkesat e Beqajt për pushimin e çështjes dhe pavlefshmërinë e akteve

15:25 - 10/11/26
“PD ka gati projektin me 8 pika”/ Albana Vokshi: Nuk është reformë zgjedhore ajo që do Taulant Balla!
Aktualitet

“PD ka gati projektin me 8 pika”/ Albana Vokshi: Nuk është reformë zgjedhore ajo që do Taulant Balla!

15:01 - 10/11/26
Para
“O rrugaç”, plas sherri mes Lindës dhe Ganiut (VIDEO)

"O rrugaç", plas sherri mes Lindës dhe Ganiut (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pas përplasjes me Ramën, Veliaj kërkon të marrë pjesë në Asamblenë e PS-së, i drejtohet me letër SPAK-ut dhe Sekretarit të Përgjithshëm
Aktualitet

Pas përplasjes me Ramën, Veliaj kërkon të marrë pjesë në Asamblenë e PS-së, i drejtohet me letër SPAK-ut dhe Sekretarit të Përgjithshëm

15:29 - 10/11/26

Kryetari i bashkisë se Tiranës, Erion Veliaj kërkon të marrë pjesë në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS, e cila...

Lexo më shumë
“Sterilizimi”/ GJKKO rrëzon kërkesat e Beqajt për pushimin e çështjes dhe pavlefshmërinë e akteve

“Sterilizimi”/ GJKKO rrëzon kërkesat e Beqajt për pushimin e çështjes dhe pavlefshmërinë e akteve

15:25 - 10/11/26
Zyrtarizohet arbitri i Shqipëri-Finlandë, UEFA i beson gjyqtarit portugez sfidën e rëndësishme të Ligës së Kombeve

Zyrtarizohet arbitri i Shqipëri-Finlandë, UEFA i beson gjyqtarit portugez sfidën e rëndësishme të Ligës së Kombeve

15:08 - 10/11/26
“PD ka gati projektin me 8 pika”/ Albana Vokshi: Nuk është reformë zgjedhore ajo që do Taulant Balla!

“PD ka gati projektin me 8 pika”/ Albana Vokshi: Nuk është reformë zgjedhore ajo që do Taulant Balla!

15:01 - 10/11/26
Viola Haxhiademi largohet nga drejtimi i KESH, ja kush emërohet

Viola Haxhiademi largohet nga drejtimi i KESH, ja kush emërohet

14:54 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com