GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Eksperti ngre alarmin: Grupet kriminale kanë sjellë mbi 1500 prostituta të huaja në Shqipëri

10:11 - 26/09/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Ofronin shërbime seksuale në Tiranë, brazilianet dhe kolumbianet: Erdhëm me…

BEP/PATRICK GHERDOUSSI/LA PROVENCE Illustration sur la prostitution

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ndërsa në vitet ’90 Shqipëria ishte eksportuese e femrave për prostituim drejt vendeve të BE-së, sot ky aktivitet kriminal po zhvillohet në vendin tonë dhe shifrat janë vërtet alarmante. Janë mbi 1500 vajza që kryejnë këtë shërbim vetëm në kryeqytet.

Të dhënat u bënë publike nga eksperti Faik Basha. Sipas tij një nga shkaqet kryesore për rritjen e këtij aktiviteti kriminal është rritja e turizmit, ku të njëjtat grupe kriminale organizojnë këtë aktivitet.

“Një aktivitet në rritje i eskortave në Europë ka lulëzuar prej kohësh, por me rritjen e turistëve grupet kriminale shfrytëzojnë mundësitë dhe krijojnë rrjete prostitucioni. Janë të njëjta linja me njerëz që organizojnë aktiviteteve kriminale si trafiku i drogave, armëve dhe prostitucionit që sjell fitime marramendëse. Është ndër aktivitete më fitimprurëse në botë. Në vitet ‘90 e kanë nisur me eksportin e femrave dhe e kanë ruajtur këtë aktivitet duke e zhvilluar në Shqipëri. Ka patur raste ku struktura ligjzbatuese kanë kryer hetime dhe duke arrestuar disa, por po të shikosh numrin e vajzave që kryejnë këtë aktivitet apo e grupeve të cilët i menaxhojnë. Me kërkim të thjeshtë shikon në faqe të ndryshme në internet vetëm në Tiranë këto kohë 600-700 vajza në verë në vendet bregdetare dhe po kaq në Tiranë dhe qytete kryesore. Tashmë në Tiranë mund të gjesh 1500 vajza që kryejnë këtë shërbim. Turizmi është shkaku kryesor i rritjes së këtij aktiviteti kriminal, shërbimet eskortë janë shtuar shumë”, tha ai.

Eksperti tha në A2 se ka faqe që promovojnë këtë shërbimi dhe vetëm për t’u regjistruar në to kërkohen 30 euro.

“Faqet që promovojnë femrat eskortë kanë përshkrim në detaje të aktiviteteve dhe të vajzës dhe mund të lësh përshtypje dhe të votosh. Kanë kërkuar inxhinierë dhe staf të trajnuar. Është një grup që menaxhon këtë aktivitet. Vetëm regjistrimi në këtë faqe pa asnjë shërbim kërkon 30 euro. Kemi të bëjmë me numër bankar e faqe të strukturuar”.

Ai thotë se kanë ngritur shqetësimin për mbështetje ndaj policisë, pasi krimi është sofistikuar.

“Ne kemi ngritur shqetësimin e strukturave të sigurisë që kanë çeduar kohët e fundit, krimi është sofistikuar ka ngritur struktura bashkëkohore me teknologji të fundit. Duhet të rriten kapacitete e policisë se IT kërkon ekspertë që është e vështirë t’i gjesh e afrosh në këto struktura. Shqetësimi që kam ngritur është mbështetje e strukturave që të ofrohen burime njerëzore të vlefshme e të specializuar”, tha Basha.

Sipas tij, Shqipëria ka arritur nivele më ta larta se vendet e rajonit dhe krahasohet me Belgjikën dhe vendet e zhvilluara të Europës. I pyetur nëse mund të legalizohet prostitucioni ai përgjigjet:

“Duhet parë legjislacioni dhe duhet menduar mirë me efektet pozitive e negative. Duhet parë si është zhvilluar në vendet që është legalizuar. Nëse do ta lëmë të zhvillohet në këtë lloj femrash arsyet pse duhet ta diskutojmë legalizimin janë të forta për të shmangur këtë treg ku paratë shkojnë në duart e krimit dhe shëndeti i këtyre femrave është i rrezikuar shumë dhe një rrezik për sigurinë”, shtoi ai.

Kujtojmë se dy ditë më parë policia e kryeqytetit vuri në pranga dy tutorë një ukrainase dhe ruse të cilat reklamonin shtetase të huaja në “Escort Tirana” dhe i shfrytëzonin për prostitucion, ndërsa ka nisur procedimin penal për 11 prostituta.

Etiketa: alarmKryesore1prostitutaShqiperi

Lajme të lidhura

Kontrolle të SPAK dhe BKH në Tiranë, hetimet bashkë me partnerë të huaj
Aktualitet

Kontrolle të SPAK dhe BKH në Tiranë, hetimet bashkë me partnerë të huaj

19:27 - 16/01/26
Batutat me moderatorin grek në Abu Dhabi, Rama: Tonet e mia, aspak tendencioze
Aktualitet

Batutat me moderatorin grek në Abu Dhabi, Rama: Tonet e mia, aspak tendencioze

17:59 - 16/01/26
E kam denoncuar për përndjekje, reagon motra e Fredi Lamajt: Altin Mecaj po shpif, vëllai im nuk ka dhunuar askënd
Aktualitet

E kam denoncuar për përndjekje, reagon motra e Fredi Lamajt: Altin Mecaj po shpif, vëllai im nuk ka dhunuar askënd

17:45 - 16/01/26
Para
Humb ndjenjat në skenë këngëtarja legjendare greke, Marinella

Humb ndjenjat në skenë këngëtarja legjendare greke, Marinella

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ideja e Ramës për 100 deputetë, Dashamir Shehi: I duhet një narrativë e re pas skandaleve
Breaking Views

Ideja e Ramës për 100 deputetë, Dashamir Shehi: I duhet një narrativë e re pas skandaleve

22:21 - 16/01/26

Ish-deputeti Dashamir Shehi foli mbrëmjen e sotme në studion e emisionit “Kjo Javë”. Shehi komentoi fjalën e Ramës sot para...

Lexo më shumë
“Bashkimi i opozitës dhe rotacion” – Salianji takim me strukturat e PD në Lezhë

“Bashkimi i opozitës dhe rotacion” – Salianji takim me strukturat e PD në Lezhë

21:23 - 16/01/26
“Nuk jemi në pikën më të lartë”, Rama zbulon rënien e PS-së në sondazhe

“Nuk jemi në pikën më të lartë”, Rama zbulon rënien e PS-së në sondazhe

21:17 - 16/01/26
Rama kërkon marrëveshje me Berishën: Reformë Kushtetuese brenda këtij mandati

Rama kërkon marrëveshje me Berishën: Reformë Kushtetuese brenda këtij mandati

20:43 - 16/01/26
Opozita e ndarë/ ‘Shqipëria Bëhet’ njofton protestën, Garda nis blindimin e dyerve të Kryeministrisë

Opozita e ndarë/ ‘Shqipëria Bëhet’ njofton protestën, Garda nis blindimin e dyerve të Kryeministrisë

20:34 - 16/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com