GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Eksplozivi në makinën e Debreshit, reagon LVV: Tentativë për të goditur sindikalizmin dhe aktivizmin në Shqipëri

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Eksplozivi në makinën e Debreshit, reagon LVV: Tentativë për të goditur sindikalizmin dhe aktivizmin në Shqipëri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Për sulmin me eksploziv që iu bë kreut të Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës, Elton Debreshit, ka reaguar Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri. Në njoftimin e saj, LVV Shqipëri dënon krimin duke e konsideruar si tentativë për të goditur sindikalizmin dhe aktivizmin në Shqipëri.

Reagimi i LVV Shqipëri

Dënojmë krimin dhe terrorin e drejtuar ndaj sindikalistit Elton Debreshi. Në orët e para të mëngjesit të sotëm një sasi eksplozivi ka shpërthyer automjetin e Elton Debreshit, minatorit që drejton Sindikatën e Minatorëve të Bashkuar në Bulqizë, dhe ish kandidat i pavarur për deputet.

Automjeti ka qenë pranë shtëpisë së tij, por fatmirësisht nuk ka patur të lënduar. Shprehim solidaritetin me z. Debreshi, familjen dhe kolegët e tij, duke e dënuar këtë krim që duket se tenton të godasë më gjerë edhe sindikalizmin dhe aktivizmin në Shqipëri. Organet e drejtësisë duhet të veprojnë menjëherë duke bërë zbardhjen e plotë të këtij akti që përveç sulmit ndaj Elton Debreshit mund të ketë si synim edhe përhapjen e terrorit më gjerë.

Në vititn 2019, Elton Debreshi dhe disa prej kolegëve të tij sindikalistë janë pushuar nga puna nga kompania “AlbChrome” në pronësi të Samir Manes, për shkak të angazhimit të tyre sindikalist. Këtë javë kolegu sindikalist i Elton Debreshit, minatori Beqir Duriçi, gjithashtu i pushuar nga puna, ka fituar gjyqin në shkallën e parë për dëmshpërblim nga kompania “AlbChrome”. Minatorët në Bulqizë janë nën kërcënimin e vazhdueshëm nga pronarët e kompanive që nuk respektojnë të drejtat e punëtorëve dhe kushtet bazë të punës, mungesa e të cilave u ka marrë jetën me dhjetëra minatorëve. Nga ana tjetër, kur minatorët janë organizuar për të mbrojtur të drejtat e tyre e për të kërkuar Statusin e Minatorit, ata janë kërcënuar në mënyra nga më të ndryshmet.

Përmes taktikave mafioze, dhuna ndaj minatorëve është strukturore dhe e drejtpërdrejtë. Akte të tilla kriminale jo vetëm duhen dënuar njëzëri që të ketë përgjegjësi penale, por edhe duhet të shërbejnë si thirrje për angazhim për drejtësi sociale!

Tiranë, 27 gusht 2021

Lëvizja VETËVENDOSJE!

Qendra në Shqipëri

Etiketa: Elton DebreshiLVVSindikata e Minatoreve

Lajme të lidhura

Dita e 23-të e protestës studentore, të rinjtë nisin marshimin në rrugët e Tiranës
Aktualitet

Dita e 23-të e protestës studentore, të rinjtë nisin marshimin në rrugët e Tiranës

13:41 - 04/11/26
Kos “i vë gishtin plagëve” të Shqipërisë: Drejtësia dhe sundimi i ligjit, sfidat kryesore në rrugën drejt BE-së
Aktualitet

Kos “i vë gishtin plagëve” të Shqipërisë: Drejtësia dhe sundimi i ligjit, sfidat kryesore në rrugën drejt BE-së

13:35 - 04/11/26
Rama sulmon protestuesit: Të paudhë! Duart e huaja janë futur për të na ndalur
Aktualitet

Rusia dhe Irani pas protestave? Diplomatët e NATO-s ‘i tërheqin veshin’ Ramës: Mos e përdor Aleancën…

13:25 - 04/11/26
Para
Zbardhen shkaqet e aksidentit në “Qafën e Muzinës”

Zbardhen shkaqet e aksidentit në “Qafën e Muzinës”

TË FUNDIT

Dita e 23-të e protestës studentore, të rinjtë nisin marshimin në rrugët e Tiranës
Aktualitet

Dita e 23-të e protestës studentore, të rinjtë nisin marshimin në rrugët e Tiranës

13:41 - 04/11/26

Për të 23-ën ditë radhazi, studentët kanë dalë sërish në protestë kundër kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar dorëheqjen e tij...

Lexo më shumë
Misteri i vdekjes së Urim Fikut në Bulqizë, shoqërohen në polici bashkëshortja dhe djali i viktimës

Misteri i vdekjes së Urim Fikut në Bulqizë, shoqërohen në polici bashkëshortja dhe djali i viktimës

13:37 - 04/11/26
Kos “i vë gishtin plagëve” të Shqipërisë: Drejtësia dhe sundimi i ligjit, sfidat kryesore në rrugën drejt BE-së

Kos “i vë gishtin plagëve” të Shqipërisë: Drejtësia dhe sundimi i ligjit, sfidat kryesore në rrugën drejt BE-së

13:35 - 04/11/26
Rama sulmon protestuesit: Të paudhë! Duart e huaja janë futur për të na ndalur

Rusia dhe Irani pas protestave? Diplomatët e NATO-s ‘i tërheqin veshin’ Ramës: Mos e përdor Aleancën…

13:25 - 04/11/26
E rëndë në Itali, pronari shqiptar i një kompanie ndërtimi humb jetën në punë (Emri)

E rëndë në Itali, pronari shqiptar i një kompanie ndërtimi humb jetën në punë (Emri)

13:07 - 04/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com