GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Art & Kulturë

Ekspozita me piktura në Presidencë/ Meta vlerëson artisten nga Librazhdi, Bardha Alimeta

17:50 - 26/05/21
në Art & Kulturë
Kohë leximi: 3 min
A A
Ekspozita me piktura në Presidencë/ Meta vlerëson artisten nga Librazhdi, Bardha Alimeta
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në kuadër të nismës “Artistët në Presidencë”, në ambientet e këtij institucioni u promovua sot ekspozita me piktura e aktivistes së shoqërisë civile dhe artistes pamore nga Librazhdi, Bardha Alimeta, e cila drejton shoqatën “Një grua ndryshe”.

Pas fjalëve prezantuese të gazetarit Rexhep Polisi, të piktorit Buron Kaceli, Edlira Çepanit – drejtore ekzekutive e “Rrjetit Barazi në Vendimmarrje” dhe historianes së artit, Kasia Minarolli, presidenti Ilir Meta në përshëndetjen e tij, u shpreh: “Jam shumë i lumtur që jemi sot, së bashku, në këtë ditë të bukur pranvere, për të folur për një zonjë, apo për “Një grua ndryshe”, për zonjën Bardha Alimeta”.

“Duke folur për Bardhën, flasim dhe i shprehim mirënjohjen tonë mijëra grave të tjera shqiptare, që ashtu si ajo, i përkushtohen çështjes së mbështetjes dhe fuqizimit të grave e vajzave shqiptare dhe luftojnë fort kundër paragjykimeve e pengesave që hasin në jetën e tyre të përditëshme. Përtej arritjeve të jashtëzakonshme të shumë grave e vajzave në jetën politike, ekonomike e sociale të vendit, përsëri kemi raste të shumta, që tregojnë sesa e vështirë është të jesh grua, vajzë, nënë, aktiviste shoqërore, artiste apo shkencëtare. Sfidat e grave janë të shumta, nga vështirësitë e mëdha në tregun e punës në pabarazinë në paga, nga dhuna në familje në paragjykimet shoqërore, nga diskriminimi gjinor në mungesën e barazisë në pjesëmarrjen dhe përfaqësimin politik. Këto problematika bëhen akoma më të mprehta në zonat rurale apo në qytetet modeste të Shqipërisë. Duhet kurajo e vendosmëri t’i sfidosh dhe të përballesh me to. Bardha Alimeta e ka bërë me shumë sukses këtë në qytetin ku është lindur dhe ku jeton, në Librazhd. Ajo është një grua e fortë, që mbron të drejtat e saj dhe të grave e vajzave të tjera. Me shoqatën e saj ‘Një grua ndryshe’ ka bërë shumë për problemet sociale të grave në këtë qytet, duke i nxitur ato të kenë besim në vetvete dhe të luftojnë fort për atë, që duan të realizojnë në jetën e tyre. Por, kemi edhe një anë tjetër të Bardhës, që është shpirti i saj prej artisti, që ajo e shpreh nëpërmjet poezisë, prozës dhe pikturës. Gratë dhe vajzat janë kthyer në burim frymëzimi për librat e saj, si me sfidat dhe vuajtjet, ashtu edhe me arritjet e sukseset e tyre”, tha ai.

Në vijim, Meta duke folur për pikturën, tha se “tablotë e saj, që i kemi të ekspozuara sot, në kopshtin e bukur të Institucionit të Presidentit, janë të mbushura me ngjyra, ku dominojnë ato të pranverës”.

“Bardha Alimeta është një grua artiste që jeton e punon në Librazhd dhe që nëpërmjet artit të saj shpreh shpirtin e brishtë, por të fortë të gruas shqiptare, që ngrihet mbi çdo mendësi e paragjykim. Ajo, mes shumë përpjekjesh, sfidash e barrierash, na jep shembullin më të mirë se puna, pasioni, përkushtimi dhe dashuria për gjërat që i do fort, bëjnë të mundur çdo sukses. Është kënaqësi për mua të promovoj punën e zonjës Bardha Alimeta si artiste dhe si aktiviste dhe të mbyll fjalën time përshëndetëse me një thënie të Shenjtores sonë të madhe Nënë Tereza, që i shkon shumë për shtat Bardhës dhe të gjitha grave e vajzave që luftojnë për të drejtat e tyre: ‘Unë e vetme nuk mund të ndryshoj botën, por mund të hedh një gur në ujë, për të krijuar shumë valë’”, tha në mbyllje të fjalës së tij Presidenti.

Etiketa: Bardha AlimetaIlir Meta

Lajme të lidhura

Përcillet në banesën e fundit parodisti Mane Lumani, familjarët dhe kolegët i japin lamtumirën
Aktualitet

Përcillet në banesën e fundit parodisti Mane Lumani, familjarët dhe kolegët i japin lamtumirën

14:26 - 02/03/26
Kinematografia shqiptare në zi! Ndahet nga jeta aktori i njohur korçar, Zhani Ziçishti
Aktualitet

Kinematografia shqiptare në zi! Ndahet nga jeta aktori i njohur korçar, Zhani Ziçishti

11:04 - 25/02/26
Peticioni online kërkon njohjen e plisit shqiptar nga UNESCO: Të ruajmë trashëgiminë tonë
Aktualitet

Peticioni online kërkon njohjen e plisit shqiptar nga UNESCO: Të ruajmë trashëgiminë tonë

13:26 - 11/02/26
Para
Antonio Konte largohet nga Interi

Antonio Konte largohet nga Interi

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com