GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Uncategorized

(VIDEO) Ekstradohet nga Belgjika Leonard Duka, akuzohet për vrasjen e Santiago Malkos

në Uncategorized
Kohë leximi: 2 min
A A
(VIDEO) Ekstradohet nga Belgjika Leonard Duka, akuzohet për vrasjen e Santiago Malkos
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

I konsideruar si një ndër rivalët më të fortë të të zhdukurit Ervis Martinaj, këtë të premte (2 gusht 2024) u ekstradua nga Belgjika, Leonard Duka. 37-vjeçari, ishte shpallur në kërkim me kërkesë të SPAK dhe vendim të Gjykatës së Posaçme si një prej autorëve të vresjes së Santiago Malkos, në atë kohë krah i djathtë i Martinajt, ngjarje kjo e ndodhur në gusht 2019 në rrugën “Xhanfize Keko”. Liria për Dukën zgjati për disa vjet, por u arrestua në Belgjikë më 14 shkurt 2024 dhe gjykatat atje dhanë dritën jeshile për ekstradimin e tij drejt Tiranës.

Policia publikoi pamjet e momentit kur Duka zbret në Rinas nën masa të rrepta sigurie.

Njoftimi i Policisë

Interpol Tirana kryen ekstradimin nga Belgjika në Shqipëri, të shtetasit të shumëkërkuar L. D.

Drejtoria e Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Bruksel dhe me strukturat e specializuara të Policisë së Shtetit, realizoi ekstradimin drejt vendit tonë, të shtetasit L. D.

Shtetasi L. D. ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Sigurimi i kushteve për vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi L. D. dhe 6 shtetas të tjerë janë autorët e dyshuar të ngjarjes së ndodhur në vitin 2019, në rrugën “Xhanfize Keko”, Tiranë, ku mbeti i vrarë me armë zjarri, shtetasi S. M.

Gjithashtu, shtetasi L. D., në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka planifikuar vrasjen e shtetasve Er. Ma., Er. Mi. dhe të anëtarëve të tjerë të grupit të tyre.

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit falënderon Zyrën e Interpol Bruksel, për bashkëpunimin, dhe njësitë e angazhuara në realizimin me sukses të operacionit të ekstradimit.

Etiketa: ekstradimiKryesore1Leonard Duka

Lajme të lidhura

Rikthehet protesta në Universitetin e Durrësit, studentët bojktojnë mësimin
Aktualitet

Rikthehet protesta në Universitetin e Durrësit, studentët bojktojnë mësimin

12:45 - 20/10/26
Të rinjtë po masakrohen nga policia, Rama nxit efektivët: 2500 euro për të gjithë ata që janë në front!
Aktualitet

Të rinjtë po masakrohen nga policia, Rama nxit efektivët: 2500 euro për të gjithë ata që janë në front!

08:52 - 19/10/26
Tension gjatë protestës, i moshuari humb ndjenjat pranë FSHN
Lajme

Tension gjatë protestës, i moshuari humb ndjenjat pranë FSHN

17:13 - 18/10/26
Para
Informaliteti/ Rama nga Himara: Po krijojmë një sistem për gjurmimin e xhiros me Inteligjencën Artificiale

Informaliteti/ Rama nga Himara: Po krijojmë një sistem për gjurmimin e xhiros me Inteligjencën Artificiale

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përshkallëzohet situata, policia ndërhyn me autobotë uji dhe gaz lotsjellës mbi studentët dhe pedagogët
Aktualitet

Përshkallëzohet situata, policia ndërhyn me autobotë uji dhe gaz lotsjellës mbi studentët dhe pedagogët

14:30 - 20/10/26

Situata para Ministrisë së Arsimit është përshkallëzuar, ku gjatë protestës së studentëve dhe pedagogëve, policia ka përdorur ujë dhe spraj...

Lexo më shumë
Bardhi denoncon: Bandat e Ballukut duan të nënshtrojnë qytetarët me paratë e korrupsionit

Bardhi: Balluku merret e pandehur për 15 krime, Rama mban të korruptuarit në Kuvend dhe fut studentët në burg

14:22 - 20/10/26
Incident gjatë tubimit para Ministrisë së Arsimit, protestuesja humb ndjenjat

Incident gjatë tubimit para Ministrisë së Arsimit, protestuesja humb ndjenjat

14:08 - 20/10/26

Protestat e studentëve, PD kërkon seancë plenare urgjente për dhunën ndaj të rinjve

13:57 - 20/10/26
Zhupa: Rama kërcënon me burg të miturit pse protestojnë, ndërsa kërkon heqjen e burgut për korrupsionin

Zhupa: Rama kërcënon me burg të miturit pse protestojnë, ndërsa kërkon heqjen e burgut për korrupsionin

13:52 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com