GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Ekuador/ Deputetja: Jam kërcënuar me jetë nga mafia shqiptare

07:58 - 21/02/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Ekuador/ Deputetja: Jam kërcënuar me jetë nga mafia shqiptare
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja Viviane Veloz, kryetare e komisionit të rastit për çështjen e quajtur ‘Kumbari i Madh’, ka denoncuar se ajo dhe këshilltari i saj kanë marrë kërcënime me vdekje nga mafia shqiptare. Sipas deputetes qëllimi i mafias është parandalimi i ecurisë së hetimeve për korrupsion të dyshuar në qeveri, në kuadër të çështjes Encuentro, si dhe parandalimi i raportimit të policisë për lidhjet e dyshuara mes trafikut të drogës dhe mafies shqiptare.

Këtë situatë Veloz e bëri të ditur mëngjesin e djeshëm gjatë një seance virtuale të komisionit të rastit, të cilit iu drejtuan agjenti fiskal Rubén Balda, polici José Luis Erazo dhe gjenerali Giovanni Ponce, koordinator administrativo-financiar i Policisë Kombëtare.

Deputetja tregoi një fotografi në celularin e saj dhe tha se të dielën kanë lënë një shënim në automjetin e këshilltarit të saj, Christian González, me logon e mafies shqiptare ku shkruhet “i vdekur”. ”

Shënimi u vendos kur automjeti ishte parkuar jashtë Universitetit Qendror të Ekuadorit, në qendrën veriore të Quitos.

Veloz raportoi se ajo mori edhe mesazhe frikësuese në llogarinë e saj në Instagram. “Kërcënime me vdekje dhe se ata do të bëjnë një tentativë për jetën e prindërve të mi dhe të familjes sime nëse nuk ndaloj hetimin e çështjes Encuentro dhe hetimin e raportit të madh. Madje, brenda atij mesazhi më kanë dërguar edhe udhëzime se duhet, sipas tyre, ta ndjek një ditë e një kohë të tillë”.

Ajo e konsideroi qeverinë përgjegjëse për atë që mund t’i ndodhte asaj, familjes së saj, ekipit të saj të punës dhe njerëzve të afërt me të, shkruan ‘Eluniverso’.

“Nëse pushteti politik nuk është bashkuar me mafien, atëherë pse po fillojnë të na kërcënojnë me vdekje? ”, pyeti ajo.

Përveç kësaj, Veloz tha se të premten në mëngjes një ligjvënës nga komisioni, emrin e të cilit nuk e bëri të ditur, e paralajmëroi atë që të mos ngatërrohet me mafien, se do t’i dërgonin një mesazh.

 

Etiketa: deputetjaEkuadorKryesore1mafia

Lajme të lidhura

Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit, reagon Departamenti Amerikan i Shtetit
Breaking Views

Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit, reagon Departamenti Amerikan i Shtetit

19:31 - 12/03/26
“Përdorues droge”, Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës ndaj Berishës për shpifje
Breaking Views

“Përdorues droge”, Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës ndaj Berishës për shpifje

19:11 - 12/03/26
Politico: Brukseli bën thirrje për drejtësi, ndërsa Rama shpëton nga arresti ish-zëvendëskryeministren
Breaking Views

Politico: Brukseli bën thirrje për drejtësi, ndërsa Rama shpëton nga arresti ish-zëvendëskryeministren

19:00 - 12/03/26
Para
Tërmeti tragjik në Turqi, tre viktima janë me origjinë shqiptare

Tërmeti 6.4 ballë, shënohen dhe 8 të vdekur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com