GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ekzekutimet e 4 personave, Henrik Hoxhaj zbërthen ngjarjet: Dumani më ofroi 65 mijë euro

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Ekzekutimet e 4 personave, Henrik Hoxhaj zbërthen ngjarjet: Dumani më ofroi 65 mijë euro
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

I penduari i drejtësisë, Henrik Hoxhaj zbërtheu në Gjykatën e Posaçme pazaret Nuredin Dumanin për ekzekutimin e Anxhelo Avdisë e Dorian Shkozës miq me njëri-tjetrin, si dhe dy vëllezërve Besmir e Viktor Haxhia, ngjarje të ndodhura në mars e maj të 2020.

Hoxhaj dëshmoi në procesin me të pandehurve Klevis Alla, i cili ka dhe statusin e të penduarit, Altin Ndoci, Besian Xhixha e Enver Diva, të akuzuar për dy ngjarjet e ndodhura në Durrës, për të cilat po ashtu po gjykohet veçmas shumëkërkuari Talo Cela.

I veshur me një t-shirt ku kishte stampuar në shpinë mbiemrin e tij, Hoxhaj tha para gjykatës tha se vrasjen e Anxhelo Avdisë dhe Dorian Shkozës, e kreu ai bashkë me Elio Bitrin, me porosi të Nuredin Dumanit.

“Dumani na premtoi 60 mijë euro. 35 mijë i mora unë. Të tjerat Elio Bitri”, tregoi i penduari. Ai tha se objektiv i atentatit ishte Dorian Shkoza.
“Ai doli para Anxhelo Avdisë, kur ne e qëlluam. Unë kisha dy armë. Elio qëlloi njëherë me armën e tij”, theksoi i penduari.

Henrik Hoxhaj, zbërtheu edhe vrasjen e vëllezërve Haxhia, të cilën siç tha e realizoi bashkë me Dumanin ndërsa si shofer ishte i pandehuri Klevis Alla. Ai tha se Besmir Haxhia ishte objektiv dhe se i vëllai Viktori u vra rastësisht.

“Nuredini më tha se për vrasjen do të na njoftonte Klevisi. Ai na priste me makinë. Unë kisha veshur një jelek dhe kapele me mbishkrimin ‘OFL’. Në makinë kisha dy armë. Shoferi hyri në parakalim dhe sa i pamë vëllezërit qëllova. Nuredinit s’po i shkrepte arma. Kam qëlluar me xhama të mbyllur nga xhami i pasëm, shoferin e mjetit, Besmirin. Zbrita dhe qëllova prapë në drejtim të tyre për t’u siguruar”, theksoi Hoxhaj.

Si financues të këtyre dy ngjarje, Henrik Hoxhaj akuzoi Erjon Alibejn.

“Për vrasjen e vëllezërve Haxhiu, Dumani më dha 30 mijë euro. Kur i thash pse kaq pak, më tha “kusho, e kam hall personal, po ta kërkoj si nder”. Se donte t’i vriste për llogari të tij, por me paratë e ndihmonte Erion Alibej. Alibej dyshonte se Altin Ndoci dhe Besmir Haxhia ishin të përfshirë në vrasjen e trefishtë në Bradashesh, ku viktima mbetën vëllai dhe xhaxhai i tij dhe një shtetas turk”, theksoi Hoxhaj.

Ai foli edhe për një plan të Nuredin Dumanit për të ekzekutuar të pandehurin Altin Ndoci.

Në sallën e gjyqit i penduari identifikoi të pandehurin Besian Xhixho, për të cilin tha se Nuredin Dumani i kishte treguar se kishte siguruar eksplozivin që shpërthyen në banesën e Talo Çelos. Në lidhje me këtë të fundit ai tha se nuk e ka njohur nga afër.

Pas tij në sallën e gjyqit hyri Dumani, por ai nuk mundi të rrëfehej pasi avokatët e të pandehurve kërkuan kohë të verifikonin nëse Henrik Hoxhaj ka dhënë të njëjtin vlerësim si në gjykatë ashtu dhe SPAK. /BW/

Etiketa: DumaniekzekutimethoxhajKryesore1

Lajme të lidhura

Kandidati për president në Austri: Nëse zgjidhem, do rikthej përkrenaren e Skënderbeut në Krujë
Aktualitet

Kandidati për president në Austri: Nëse zgjidhem, do rikthej përkrenaren e Skënderbeut në Krujë

15:10 - 03/10/26
Skandali i trafikut të armëve! Jo vetëm Ardi Veliut, SPAK i sekuestron telefonin edhe Aleks Markut dhe Ron Yeffet
Aktualitet

Skandali i trafikut të armëve! Jo vetëm Ardi Veliut, SPAK i sekuestron telefonin edhe Aleks Markut dhe Ron Yeffet

15:03 - 03/10/26
Berisha: Videot e artistëve u servirën nga Rama për të zhurmuar skandalet! Janë marrë nga hakerat e tij
Aktualitet

Berisha: Videot e artistëve u servirën nga Rama për të zhurmuar skandalet! Janë marrë nga hakerat e tij

14:49 - 03/10/26
Para
Shqipëria ka arrit deri aty ku ka edhe më keq!

Kosova është e rrezikuar edhe nga ‘përfaqësuesit’ shqiptarë të Beogradit në Prishtinë e Tiranë‼

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjërat marin për keq në Helsniki, finlandezët barazojnë pas kartonit të kuq të Berishës
Sport

Gjërat marin për keq në Helsniki, finlandezët barazojnë pas kartonit të kuq të Berishës

15:34 - 03/10/26

Gabim i dyfishtë i Etrit Berishës në minutën e 22-të: ‘gardiani’ kuqezi fillimisht gabon në pasim, duke ia dhuruar topin...

Lexo më shumë
Zlatan Ibrahimovic mbush 45 vjeç, historia e një prej futbollistëve më unikë

Zlatan Ibrahimovic mbush 45 vjeç, historia e një prej futbollistëve më unikë

15:25 - 03/10/26
Kandidati për president në Austri: Nëse zgjidhem, do rikthej përkrenaren e Skënderbeut në Krujë

Kandidati për president në Austri: Nëse zgjidhem, do rikthej përkrenaren e Skënderbeut në Krujë

15:10 - 03/10/26
GOOOOOOL SHQIPËRIA 0-1! Shpërthen festa kuqezi, shënon Rey Manaj me kokë pas një krosimi nga Asllani nga goditja e këndit

GOOOOOOL SHQIPËRIA 0-1! Shpërthen festa kuqezi, shënon Rey Manaj me kokë pas një krosimi nga Asllani nga goditja e këndit

15:08 - 03/10/26
Skandali i trafikut të armëve! Jo vetëm Ardi Veliut, SPAK i sekuestron telefonin edhe Aleks Markut dhe Ron Yeffet

Skandali i trafikut të armëve! Jo vetëm Ardi Veliut, SPAK i sekuestron telefonin edhe Aleks Markut dhe Ron Yeffet

15:03 - 03/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com