GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ekzekutimet me snajper, arma e përdorur në disa nga vrasjet e pazbuluara

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Ekzekutimet me snajper, arma e përdorur në disa nga vrasjet e pazbuluara
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ekzekutimi i Gëzim Sinomatajt në Vlorë është tipik mafioz.

Për eleminimin e tij është përdorur një armë zjarri snajper, duke sjellë vdekjen e objektivit që ndodhej në ballkon në vetëm një plumb. Vrasja e të riut ishte e mirëmenduar deri në detaje, ku deri më tani hetuesit nuk kanë gjetur asnjë gjurmë nga autorët dhe arma e përdorur prej tyre

Sipas ekspertëve, snajperi është një armë profesionale që nuk mund të përdoret nga kushdo, pasi kërkon aftësi të mira qitjeje. Përveç eksperiencës snajperi kërkon dhe aftësi të mira trajnuese, ku personi që e përdor duhet të dominojë armën, por edhe të studiojë pozicionin nga ku do të qëllojë objektivin.

Snajperi është përdorur dhe në raste të tjera për vrasje të bujshme, të cilat janë ende pa autor. Më 7 janar 2020 ekzekutua me armë zjarri në qendër të Rrëshenit Kastriot Reçi. Plumbi fatal që e preku në zemër u qëllua nga një snajper të vendosur mbi një pallat. Grupi hetimor pati dyshime se vrasësi ishte me pagesë dhe i trajnuar me armët, nisur nga precizioni dhe maskimi që përdori.

Atentat me snajper i është bërë edhe Ardjan Çapjas, në vitin 2020, në Elbasan. Ku autori i pa identifikuar qëlloi me snajper nga kodërkrasta, në drejtim të banesës së Çapjes duke e plagosur në shpatull. Arma u gjet brenda makinës tip “Volkswagen”, e cila u dogj disa kilometra larg vendit të atentatit.

Një tjetër ekzekutim me snajper është ai i Xhabir Shegës, në vitin 2015, pasi kishte kryer 12 vite burg për vrasjen e Indrit Bajrit në vitin 2001. Nga Kalaja e Shkodrës, ai u qëllua me snajper me dy plumba, të cilat i morën jetën teksa ndodhej në oborrin e banesës. Autoritetet nuk arritën të identifikonin ekzekutorët.

Rasti, e para të ekzekutimit me snajper në Shqipëri janë vrasja e Ilir Bardhit, brenda burgut 313 dhe ekzekutimi i Ylli Haklajt në Tropojë, në vitin 2000.

Snajperi është një armë profesionale por jo 100% e sigurt, nëse përdoret nga amatorë.

I tillë ishte rasti i vitit 2016 të rruga e Kavajës në Tiranë, ku objektivi u plagos në vesh, apo rasti i shtatorit të vitit 2022, kur ju bë atentat Akil Nerjaku, i shpëtoi mrekullisht një atentati të mirëmenduar.

Sapo “Kili” doli nga mjeti i tij i blinduar G-Class, ai u qëllua me snajper nga brenda një furgoni. Ai arriti të shpëtonte, ndërsa plumbi ka përshkruar një tjetër automjet me targa të huaja që ishte i parkuar. (TCH)

Etiketa: historikusnajpervrasjet

Lajme të lidhura

Avokati i Popullit: 18 të mitur mes të shoqëruarve, pretendime për dhunë dhe kontrolle të paligjshme të telefonave
Aktualitet

Avokati i Popullit: 18 të mitur mes të shoqëruarve, pretendime për dhunë dhe kontrolle të paligjshme të telefonave

13:43 - 20/10/26
SPAK merr zyrtarisht të pandehur Belinda Ballukun, ja akuzat që rëndojnë ndaj ish-zëvendëses së Ramës
Aktualitet

SPAK merr zyrtarisht të pandehur Belinda Ballukun, ja akuzat që rëndojnë ndaj ish-zëvendëses së Ramës

13:37 - 20/10/26
Bllokimi i llogarive në rrjetet sociale/ Bardhi: Rama po ndjek metodat e Vuçiçit, censurë kundër zërave kritikë
Aktualitet

Bardhi krahason Ramën me Lukashenkon: Kur diktatorët flasin për dialog, kërkojnë kohë por jo zgjidhje!

13:34 - 20/10/26
Para
“Shqipëria në Europian? S’është rastësi”, Rossi: Ja si zgjidhen lojtarët

"Grupi i Ferrit", ja parashikimi i qytetarëve për kuqezinjtë (FOTO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Avokati i Popullit: 18 të mitur mes të shoqëruarve, pretendime për dhunë dhe kontrolle të paligjshme të telefonave
Aktualitet

Avokati i Popullit: 18 të mitur mes të shoqëruarve, pretendime për dhunë dhe kontrolle të paligjshme të telefonave

13:43 - 20/10/26

Komisioneri i Mekanizmit Kombëtar për Parandalimin e Torturës pranë Avokatit të Popullit ka publikuar një raport paraprak monitorimi për shoqërimin...

Lexo më shumë
SPAK merr zyrtarisht të pandehur Belinda Ballukun, ja akuzat që rëndojnë ndaj ish-zëvendëses së Ramës

SPAK merr zyrtarisht të pandehur Belinda Ballukun, ja akuzat që rëndojnë ndaj ish-zëvendëses së Ramës

13:37 - 20/10/26
Bllokimi i llogarive në rrjetet sociale/ Bardhi: Rama po ndjek metodat e Vuçiçit, censurë kundër zërave kritikë

Bardhi krahason Ramën me Lukashenkon: Kur diktatorët flasin për dialog, kërkojnë kohë por jo zgjidhje!

13:34 - 20/10/26
1300 pedagogë thërrasin në një zë: Rama të dorëhiqet! Protestuesit nisin marshimin drejt Ministrisë së Arsimit

1300 pedagogë thërrasin në një zë: Rama të dorëhiqet! Protestuesit nisin marshimin drejt Ministrisë së Arsimit

13:17 - 20/10/26
Ironizon Salianji: I përbuzur dhe i neveritshëm për qytetarët, Rama tani flet me veten dhe karriget bosh

Ironizon Salianji: I përbuzur dhe i neveritshëm për qytetarët, Rama tani flet me veten dhe karriget bosh

13:01 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com