GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ekzekutimi i Ardian Nikulaj, arrestohet në Angli Edmond Haxhia

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Ekzekutimi i Ardian Nikulaj, arrestohet në Angli Edmond Haxhia
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Janë arrestuar në Angli tre nga gjashtë personat e dyshuar si të përfshirë në vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin. Në pranga kanë rënë porositësi dhe organizatori i vrasjes Edmond Haxhia,si dhe anglezët Stephen Hunt dhe Thomas Mithan.

Gjykata e ekstradimeve në Londër përmes postës elektronike konfirmoi për TCH, se ata do të dalin mesditën e sotme përpara kësaj gjykate për të vlerësuar masën e sigurisë.

Edmond Haxhia, Stephen Hunt dhe Thomas Mithan janë arrestuar në Londër përmes një operacioni të gjerë policor, një ditë pas marrjes së kërkesës nga Ministria e Drejtësisë e Shqipërisë.

Pasditen e djeshme një gjykatës i gatshëm në Londër i vlerësoi të ligjshme konform legjislacionit anglez urdhër-arrestet e lëshuara disa ditë më parë nga gjykatë e Lezhës.

Operacioni për kapjen e tyre është koordinuar nga policia shqiptare në bashkëpunim me Policinë Metropolitane angleze dhe agjencinë kundër krimit të organizuar, e njohur si FBI-ja angleze, NCA. Në këtë seancë një prokuror anglez i cili do të përfaqësojë shtetin shqiptar do t’i lexojë gjykatës kërkesën e Shtetit Shqiptar se përse kërkohen këta persona. Ndërkohë vijojnë ende të jenë në kërkim dy shtetas anglezë si dhe portugezi i dyshuar si ekzekutor, Ruben Saraiva.

Nga hetimet e policisë dyshohet se shkak për vrasjen e Nikulaj është bërë gjakmarrja mes dy fiseve dhe gjithçka është organizuar nga Edmond Haxhia, duke pajtuar përkundër pagesës vrasësin e dyshuar portugez. Ardian Nikulaj u ekzekutua brenda lokalit të tij në Shëngjin, mesditën e 19 prillit.

“Falë bashkëpunimit të ngushtë mes Policisë shqiptare dhe asaj britanike, pas shkëmbimit të informacionit, lokalizohen dhe kapen në Londër, 3 prej autorëve të dyshuar të vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj.

Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore dhe kërkimore, për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim për vrasjen e 51-vjeçarit Ardian Nikulaj, falë shkëmbimit të informacionit në kohë, Policia britanike mundi të lokalizojë në Londër, të kapë dhe të vërë në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, 3 prej shtetasve të shpallur në kërkim, konkretisht shtetasit E. H., Th. M. dhe S. H.

Ndërkohë, Policia e Shtetit vijon intensivisht  punën, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët për lokalizimin dhe kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim në lidhje me ngjarjen”, njoftoi policia shqiptare.

Etiketa: Ardian NikulajKryesore1Vrasja

Lajme të lidhura

Pas përplasjes me Ramën, Veliaj kërkon të marrë pjesë në Asamblenë e PS-së, i drejtohet me letër SPAK-ut dhe Sekretarit të Përgjithshëm
Aktualitet

Pas përplasjes me Ramën, Veliaj kërkon të marrë pjesë në Asamblenë e PS-së, i drejtohet me letër SPAK-ut dhe Sekretarit të Përgjithshëm

15:29 - 10/11/26
“Sterilizimi”/ GJKKO rrëzon kërkesat e Beqajt për pushimin e çështjes dhe pavlefshmërinë e akteve
Aktualitet

“Sterilizimi”/ GJKKO rrëzon kërkesat e Beqajt për pushimin e çështjes dhe pavlefshmërinë e akteve

15:25 - 10/11/26
“PD ka gati projektin me 8 pika”/ Albana Vokshi: Nuk është reformë zgjedhore ajo që do Taulant Balla!
Aktualitet

“PD ka gati projektin me 8 pika”/ Albana Vokshi: Nuk është reformë zgjedhore ajo që do Taulant Balla!

15:01 - 10/11/26
Para
“15 miliardë”,Kiara dhe Luiz arrijnë shifra stratosferike në TikTok

‘Instagrami’ fut në “sherr” Kiarën me familjen e Luizit?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fushata në ndihmë të Erindit, 17-vjeçarit që u gjobit me 5 mln lekë pasi protestoi kundër qeverisë, mblidhen mbi 119 mijë Paund
Breaking Views

Fushata në ndihmë të Erindit, 17-vjeçarit që u gjobit me 5 mln lekë pasi protestoi kundër qeverisë, mblidhen mbi 119 mijë Paund

20:30 - 10/11/26

Erind Goçlari dhe familja e tij është ndihmuar pas fushatës bamiirëse të hapur në Angli, ku janë mbledhur mbi 119...

Lexo më shumë
Marta Kos: BE nuk po i mbyll sytë rreth situatës në Shqipëri, qeveria të dialogojë me protestuesit

Marta Kos: BE nuk po i mbyll sytë rreth situatës në Shqipëri, qeveria të dialogojë me protestuesit

20:00 - 10/11/26
Shqiptarët kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, qeveria e RMV kërkon opinion nga Komisioni i Venecias

Shqiptarët kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, qeveria e RMV kërkon opinion nga Komisioni i Venecias

19:27 - 10/11/26
Rama sulmon protestuesit nga Parisi: Një numër i vogël përshkallëzoi në dhunë, opozita fshihet pas të rinjve të radikalizuar

Rama sulmon protestuesit nga Parisi: Një numër i vogël përshkallëzoi në dhunë, opozita fshihet pas të rinjve të radikalizuar

19:05 - 10/11/26
Frikë nga protesta, Rama do ta mbledhë Asamblenë Kombëtare të PS-së në një hotel buzë detit, zbardhet mesazhi

Frikë nga protesta, Rama do ta mbledhë Asamblenë Kombëtare të PS-së në një hotel buzë detit, zbardhet mesazhi

18:51 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com