GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ekzekutimi i dyfishtë në Elbasan, SPAK çon për gjykim Erion Alibejn

12:05 - 18/12/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Ekzekutimi i dyfishtë në Elbasan, SPAK çon për gjykim Erion Alibejn
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim në GJKKO dosjen për Erion Alibej, i akuzuar si pjesëmarrës në grup të strukturuar kriminal dhe për dy vrasje të ndodhura në korrik të vitit 2021.

Konkretisht sipas prokuorisë Erion Alibej akuzohet për vrasje me paramendim të Emiljano Ramazanit më 20 korrik të vitit 2020 në lagjen “28 nënotri” në Elbasan. Po ashtu Alibej akuzohet edhe për vrasjen e Regis Runajt më 29 korrik 2020 në lagjen “Emin Matraxhi”.

Ndërkohë ndaj personave nën hetim Albert Manahasa dhe Seit Manahasa është kërkuar pushimi i çështjes për shkak se nuk e kanë kryer veprën penal për të cilën janë dyshuar.

Vrasja e Runajt dhe Ramazanit
34-vjeçari Erion Alibej dyshohet se është porositësi i 2 vrasjeve, por ekzekutimi është bërë nga dy persona të tjerë, të identifikuar me emrat Euglen Halili dhe Xhuljano Hoxha, të dy të arrestuar. Sipas burimeve, Euglen Halili është i penduari i drejtësisë, i cili ka bashkëpunuar me prokurorinë dhe ka zbardhur të gjithë vrasjen e Runajt, mik me Emiljano Ramazanin. Referuar dëshmisë së tij Halili është shprehur se ka kryer vrasjen për të cilën është paguar disa mijëra euro. Fillimisht të dy Halili dhe Runaj mësohet të kenë konsumuar së bashku kokainë dhe më pas janë nisur në drejtim të varrezave të qytetit. Ndërsa, udhëtimi është kryer me një motor, ku më pas Halili e ka qëlluar me thikë rreth 26 herë. Por njollat e gjakut në motorin e Halilit, kanë çuar në identifikimin dhe kapjen e tij. Ndërkohë sipas burimeve, Halili ka luajtur dhe një rol të rëndësishëm në vrasjen e Emiljano Ramazanit, i cili e ka vëzhguar dhe ka informuar vrasësit për vendndodhjen e tij, i cili mbeti i vrarë me 5 plumba një javë para se të ekzekutohej Runaj. Mësohet se organizatori dhe porositësi i dy vrasjeve në Elbasan është vëllai i Endrit Alibej, i riu i cili është ekzekutuar në sy të familjarëve të tij 2 vite më parë. Sipas burimeve, bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur më 29 dhjetor të 2019, kur Endrit Alibej së bashku me Arben Dylgjerin, 56 vjeç kushëririn e tij dhe një turk Erdal Durunay, 51 vjeç janë ekzekutuar në afërsi të Kombinatit Metalurgjik, në Bradashesh ku një makinë ka qëlluar drejt 3 të vrarëve. Mësohet se tre personat kanë qenë në një makinë Range Rover me targa rumune dhe janë qëlluar në prani të familjarëve të tyre. Ndërsa Emiljano Ramazani ose siç njihej ndryshe me nofkën “Raman”, ekzekutimi i të cilit është bërë në 20 korrik të këtij viti është emër i njohur për drejtësinë. Ai është person me precedent të theksuar kriminal në fushën e narkotikëve. Gjithashtu mësohet se “Ramani” ka qenë disa herë i arrestuar dhe dënuar. Në 2012 ai është arrestuar së bashku me 5 persona të tjerë për drogë. Pesë vite më pas ai është kapur sërish së bashku me një tjetër person, pasi iu gjet kokainë në makinë. Asokohe iu gjetën 10 doza kokainë, 50.000 lekë dhe 14 aparate celularësh.

Etiketa: Kryesore1Regis RunajSpak

Lajme të lidhura

Nga Eldi Dizdari tek Dritan Rexhepi dhe Dritan Gjika/ “Mbretërit” e kokainës që drejtojnë nga Dubai
Aktualitet

Nga Eldi Dizdari tek Dritan Rexhepi dhe Dritan Gjika/ “Mbretërit” e kokainës që drejtojnë nga Dubai

21:35 - 17/03/26
Dy bjellorusë dhe 1 rus planifikonin një vrasje në Shqipëri, u kapën në Kosovë bashkë me “ushtarin” e Inez Hajrullës
Aktualitet

Dy bjellorusë dhe 1 rus planifikonin një vrasje në Shqipëri, u kapën në Kosovë bashkë me “ushtarin” e Inez Hajrullës

21:15 - 17/03/26
“Milionat e kokainës drejt Dubait”/ Zbardhet skema e pastrimit të parave të Franc Çopjas, “llogaritari” i tij transferoi paratë në Turqi dhe Bolivi
Aktualitet

“Milionat e kokainës drejt Dubait”/ Zbardhet skema e pastrimit të parave të Franc Çopjas, “llogaritari” i tij transferoi paratë në Turqi dhe Bolivi

20:25 - 17/03/26
Para
Ky është qyteti më i vjetër në botë i ndërtuar nga njerëzit

Ky është qyteti më i vjetër në botë i ndërtuar nga njerëzit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake
Botë

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake

23:29 - 17/03/26

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) ka konfirmuar vdekjen e Gholamreza Soleimani, komandant i milicisë Basij, duke e cilësuar ngjarjen...

Lexo më shumë
Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

23:21 - 17/03/26
Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

23:13 - 17/03/26
PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

23:04 - 17/03/26
Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

22:25 - 17/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com