GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ekzekutimi i Edmond Papës, vrasësit lidhën pakt vëllazërie 3 javë para krimit

17:03 - 06/06/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Ekzekutimi i Edmond Papës, vrasësit lidhën pakt vëllazërie 3 javë para krimit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Andrew Bode, i dyshuar si ekzekutor i biznesmenit Edmond Papa, lidhi pakt vëllazërie 3 javë përpara se të kryente krimin, në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e Aleksandër Sadikaj, i njohur si Sanco. Prokuroria e Tiranës kërkoi dënimin me 30 vite burg për Boden në cilësinë e ekzekutorit dhe 25 vite burg për të pandehurin Albano Velo në cilësinë e bashkëpunëtorit në vrasjen e Papës, 3 vite më parë.

Në dosjen e prokurorit që evidenton provat për fajësinë e të pandehurve, është theksuar dhe momenti që konsiderohet si lidhje e vëllazërisë, mes të pandehurit dhe Adriatik Kalemit, kushëri i Aleksandër Sadikaj.

“Të pandehurit janë lidhje e ngushtë shoqërore Adriatik Kalemit dhe e shtetasit Aleksandër Sadikaj, që u vra me 1 qershor 2022 në afërsi të TEG. Lidhjet shoqërore mes këtyre personave provohen ndër të tjera edhe nëpërmjet aktit të ekspertimit të aparatit celular të të pandehurit Albano Velo. Në celular është zbuluar një video e datës 27 nëntor 2022, ku shfaqen i pandehuri Andrew Bode, Andrea Adriatik Kalemi dhe Artur Kalemi, të cilët pinë gjakun e njëri-tjetrit në formë vëllazërie”, thekson prokuroria.

3 javë pas kësaj ngjarje, mbrëmjen e 16 dhjetorit 2022, Edmond Para u vra në verandën e një lokali të Kodra e Diellit, pranë shtëpisë së vëllait të tij Kristo Qirici.

Prokuroria evidenton edhe një tjetër video të zbuluar në celularin e Velos të datës 13 nëntor 2022 ku i pandehuri Andreu Bode dhe Adriatik Kalemi mbajnë në dorë një send në dukje armë zjarri pistoletë. Dyshimet janë se Bode dhe Velo kanë vepruar për llogari të Adriatik Kalemit, me të cilin kanë patur kontakte të vazhdueshme dhe lidhje të forta shoqërore me të. Ditën e ngjarjes rezulton se kanë frekuentuar vendet ku ai ushtron biznesin. Prokuroria thotë se Bode dhe Velo e vëzhguan ditë të tëra viktimën, edhe kur ai drekonte, si dhe kur udhëtonte nga Lushnja ne Fier e anasjelltas.

Për të fshehur gjurmët Bode përdorte makina të marra me qira, ndërsa Velo të njëjtin automjet më targë të ndryshuara. Sipas prokurorisë, pas arrestimit Velo ka tentuar të fshehë njohjen me Boden, por është tradhtuar nga telefoni, pasi gjatë këqyrjes së tij janë gjetur fotografi të shumta të të dyve dhe një fotografi e biznesmenit Edmond Papa.

Saga e hakmarrjes Sadikaj-Kalemi-Papa nisi pas ekzekutimit brutal me eksploviz të Aleksandër Sadikajt në afërsi të TEG në 11 qershor të 2022. Në dhjetor u ekzekutua Edmond Papa në shenjë hakmarrje. Adriatik Kalemi i mbijetoi një atentati në Greqi, ndërsa i vëllai Zamiri një tjetër atentati në Tiranë. Verën e 2024, në një atentat në Memaliaj u vra Shyqyri Kalemi 70 vjec, babai i vëllezërve Adriatik e Zamir Kalemi. Viktima mbetën dhe kamarieri i lokalit Gledian Muka dhe klienti Marsel Çela, të cilët nuk kishin asnjë lidhje me përplasjen mes palëve.

Etiketa: Edmond Papapaktvrasesit

Lajme të lidhura

Përplasje automjetesh në kryqëzimin e Gjadrit, dy persona lëndohen
Aktualitet

Përplasje automjetesh në kryqëzimin e Gjadrit, dy persona lëndohen

19:39 - 19/12/25
Përmbytjet të mëdha në Dubai dhe Abu Dhabi
Aktualitet

Përmbytjet të mëdha në Dubai dhe Abu Dhabi

17:59 - 19/12/25
Vidhen të dhënat e qeverisë britanike në një sulm kibernetik
Aktualitet

Vidhen të dhënat e qeverisë britanike në një sulm kibernetik

17:45 - 19/12/25
Para
Bandat kriminale shqiptare shpikin metodën e re për të futur emigrantët në Angli

Bandat kriminale shqiptare shpikin metodën e re për të futur emigrantët në Angli

Discussion about this post

TË FUNDIT

Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës
Breaking Views

Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës

20:49 - 19/12/25

Pasditen e sotme u zhvilluan dy ndeshjet e para të vlefshme për javën e 17-të të Abissnet Superiores. Në dy...

Lexo më shumë
Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë

Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë

20:40 - 19/12/25
SPAK nuk ka dorëzuar 10 mijë, por 16 mijë faqe prova kundër Ballukut/ Deputetët akoma s’kanë firmosur të mos nxjerrin sekretin

SPAK nuk ka dorëzuar 10 mijë, por 16 mijë faqe prova kundër Ballukut/ Deputetët akoma s’kanë firmosur të mos nxjerrin sekretin

20:06 - 19/12/25
Përplasje automjetesh në kryqëzimin e Gjadrit, dy persona lëndohen

Përplasje automjetesh në kryqëzimin e Gjadrit, dy persona lëndohen

19:39 - 19/12/25
Rama dhe Balluku i japin tokë në Finiq oligarkut Bashkim Ulaj për 49 vjet për park fotovoltaik

Rama dhe Balluku i japin tokë në Finiq oligarkut Bashkim Ulaj për 49 vjet për park fotovoltaik

19:27 - 19/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com