GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ekzekutimi i Erjon Xhenjes, babai: S’më erdhën për ngushëllim as vëllai, as nipat

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Ekzekutimi i Erjon Xhenjes, babai: S’më erdhën për ngushëllim as vëllai, as nipat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ishte i pari që pa trupin e pajetë të të birit, por edhe gjithë tragjedinë duhet që ta kalonte vetëm. Babai i Erjon Xhenjes ka treguar se çfarë ka ndodhur pas vrasjes të së birit, detaje që janë zbuluar në emisionin “Në shënjestër”. Babai i Erion Xhenjes, që dha për grupin hetues, një indicie të arsyeshme se kush mund të ishin autorët e vrasjes së djalit të tij, i cili edhe pse nuk hodhi akuza të drejtpërdrejta, tregoi për hetuesit, se ai kishte shkuar për të shprehur ngushëllime në familjen Çekorja.

“Ismet Çekorja, që ishte ekzekutuar më 2 shtator 2022. Na ndanin vetëm 100 metra nga banesat e tyre. Por që sipas babait të Erjon Xhenjes, ai ishte pritur ftohtë nga familja Çekorja. Çka kishte rritur dyshimin te ai, se diçka nuk shkonte. Pa e menduar, se vrasja e Ismet Çekorjas, kishte lidhje me familjen e tij. Dhe aq më pak të dyshonte, që hakmarrja e shpejtë e tyre, do të binte mbi djalin e tij. Shkova në ceremoninë mortore të Ismet Çekorjas. Por ata më pritën ftohtë. Pas kësaj mora nipat në telefon dhe i pyeta. A mos keni ju gisht ne vrasjen e Çekorjas? Ata më thanë, jo. Por, kur u vra djali, as vëllai dhe as nipat nuk më erdhën për ngushëllim. Edhe pse babai i Erjon Xhenjes e pyeti familjen e vëllait të tij, përse kjo ftohtësi nga ana e familjes Çekorja, ai nuk e mori kurrë këtë përgjigje. Madje, ishte e habitshme mungesa e familjes së vëllait në mortin që tashmë kishte rënë në familjen Xhenje,”-u tha në emision.

Erjon Xhenje u qëllua me mbi 30 plumba në Shkodër. 19-vjeçari ishte ulur në një lokal, duke konsumuar kafe në momentin që mbeti i vdekur. Mbrëmjen e 18 shtatorit, Bajram Çekorja nxorri armën qëlloi me breshëri mbi të riun duke marrë kështu hak për vrasajen e të atit, Ismetit, që u vra disa javë më parë, po në këtë lagje. E gjitha nisi pasi emri i Bajram Çekores u artikulua fillimisht nga Policia për atentatin e dështuar ndaj Alban Bruçajt, më 25 gusht. Policia shpalli në kërkim për atentatin e dështuar, Bajram Çekorjan dhe Tornado Fushën. Shkak, mendohet se ishte një konflikt që dy palët kishin prej kohësh, që kulmoi në përplasjen me armë zjarri. Fatmirësisht pa të lënduar.

Pas lajmeve dhe aludimeve, më 29 Gusht, Ismet Çekorja, babai i 24-vjeçarit doli në një deklaratë për mediat, duke mohuar që djali i tij të qëndronte pas atentatit e duke i quajtur inskenime të disa personave, duke pretenduar se sulmet ndaj familjes së tij i përgatisnin bandat dhe shteti. 5 ditë më pas, më datë 2 Shtator, 58-vjeçari u ekzekutua për vdekje nga një person ende i paidentifikuar. Ndonëse zyrtarisht vrasësi i Ismet Çekores nuk dihet, ka dyshime se të përfshirë në vrasjen e tij janë kushërinjtë e të riut, Erjon Xhenje. Por megjithatë nuk përjashtohet mundësia që Xhenje të ketë pasur gisht, ose të paktën informacion lidhur me atentatin për të cilin janë në kërkim kushërinjtë e tij. Ndaj për Bajramin, 19-vjeçari ishte objektivi më i lehtë për të marrë hakun e babait.

Etiketa: Erjon XhenjoShkodërVrasja

Lajme të lidhura

“Dosjet duan përgjigje”/ Qytetetarët, mesazhe të forta me pankarta: Mjaft me skandale e vjedhje pa mbarim!
Aktualitet

“Dosjet duan përgjigje”/ Qytetetarët, mesazhe të forta me pankarta: Mjaft me skandale e vjedhje pa mbarim!

19:28 - 12/09/26
“Poshtë Balluku, poshtë Rama”/ Protestuesja nga Italia: Na kanë grabitur tokat, këta duhen rrëzuar patjetër
Aktualitet

“Poshtë Balluku, poshtë Rama”/ Protestuesja nga Italia: Na kanë grabitur tokat, këta duhen rrëzuar patjetër

19:25 - 12/09/26
Berisha pas kthimit nga SHBA: Mesazhet e Trump një goditje për qeverinë shqiptare
Aktualitet

Berisha pas kthimit nga SHBA: Mesazhet e Trump një goditje për qeverinë shqiptare

18:43 - 12/09/26
Para
VIDEO/ Rrrëfimi mes lotësh, Dokle: Covid më mori vëllain

VIDEO/ Rrrëfimi mes lotësh, Dokle: Covid më mori vëllain

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Dosjet duan përgjigje”/ Qytetetarët, mesazhe të forta me pankarta: Mjaft me skandale e vjedhje pa mbarim!
Aktualitet

“Dosjet duan përgjigje”/ Qytetetarët, mesazhe të forta me pankarta: Mjaft me skandale e vjedhje pa mbarim!

19:28 - 12/09/26

Qytetarët kanë përcjellë sërish sot, në ditën e 105-të të protestës, mesazhe të forta përmes pankartave kundër qeverisë së Ramës....

Lexo më shumë
“Poshtë Balluku, poshtë Rama”/ Protestuesja nga Italia: Na kanë grabitur tokat, këta duhen rrëzuar patjetër

“Poshtë Balluku, poshtë Rama”/ Protestuesja nga Italia: Na kanë grabitur tokat, këta duhen rrëzuar patjetër

19:25 - 12/09/26
Berisha pas kthimit nga SHBA: Mesazhet e Trump një goditje për qeverinë shqiptare

Berisha pas kthimit nga SHBA: Mesazhet e Trump një goditje për qeverinë shqiptare

18:43 - 12/09/26
Berisha pritet me brohoritje nga përkrahësit pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara: Udhëtimin do e quaj ripërtëritje

Berisha pritet me brohoritje nga përkrahësit pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara: Udhëtimin do e quaj ripërtëritje

18:23 - 12/09/26
Dinamo ‘shkatërron’ Partizanin në Vorë, spektakël me 6 gola në derbi

Dinamo ‘shkatërron’ Partizanin në Vorë, spektakël me 6 gola në derbi

18:12 - 12/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com