GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ekzekutimi i Klaudio Myrtajt, pistat ku po hetohet. Detajet e reja

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Ekzekutimi i Klaudio Myrtajt, pistat ku po hetohet. Detajet e reja
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dy janë pistat që autoritetet italiane po hetojnë lidhur me vrasjen e shqiptarit Klaudio Myrtaj, i cili u ekzekutua me një plumb në kokë pasditen e së shtunës, teksa ndodhej në një punishte të vogël zdrukthtarie në qendrën historike të Vernentes.

Mediat italiane shkruajnë se hetimet janë përqëndruar në dy pista: njëra e lidhur me krimin e organizuar të vogël vendas, tjetra me një motiv të mundshëm pasioni.

Hetuesit po shqyrtojnë gjithashtu imazhet nga kamerat e vëzhgimit në zonë, me shpresën se njëra prej tyre filmoi vrasësin përpara se të mbërrinte në dyqanin e zdrukthëtarisë ose pas arratisjes së tij.

Mediat raportojnë se pamjet e mbledhura nga kamerat po analizohen dhe besohet se hetuesit do të bien në gjurmët e vrasësit, që dyshohet se ka përdorur një silenciator, përsa kohë nga dëshmitë e mbledhura në zonë, nuk është dëgjuar krismë arme.

34-vjeçari Myrtaj u gjet në një pellg gjaku, pothuajse i pajetë, pasditen e së shtunës, në një zonë shumë pranë bashkisë.

Myrtaj ishte shpërngulur në luginën e Vermenagnas disa muaj më pare. Ai herë pas here bashkëpunonte me një zejtar në fshat në punishten e tij të zdrukthëtarisë, ku u gjet pasditen e së shtunës.

Në kokën e Myrtajt u evidentua një plagë e shkaktuar nga një armë zjarri.

Vrasësi kishte vepruar ndërkohë që 34- vjeçari ishte i vetëm në punishten e zdrukthtarisë.

Siç konfirmohet edhe nga TorinoToday, karabinierët janë në kërkim të personit përgjegjës dhe po përpiqen të kuptojnë motivin e krimit.

Sipas mediave italiane, lidhur me ngjarjen janë marrë në pyetje pronari i zdrukthtarisë, një klient që dha alarmin, dhe e dashura e burrit.

Etiketa: ItalikrimipistatShqiptari

Lajme të lidhura

Fatime Kryemadhi kërkon pafajësi në GJKKO, kundërshton konfiskimin e vilës nga SPAK
Aktualitet

Fatime Kryemadhi kërkon pafajësi në GJKKO, kundërshton konfiskimin e vilës nga SPAK

16:43 - 16/11/26
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, kalojnë për gjykim Elvis Shkambi dhe xhaxhai i tij
Aktualitet

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, kalojnë për gjykim Elvis Shkambi dhe xhaxhai i tij

16:09 - 16/11/26
Kreu i SPAK konfirmon hetimet ndaj deputetes Sara Mila, dyshime për korrupsion zgjedhor
Aktualitet

Kreu i SPAK konfirmon hetimet ndaj deputetes Sara Mila, dyshime për korrupsion zgjedhor

15:52 - 16/11/26
Para
Ish-banorja e “BBV” konfirmon lidhjen me menaxherin e Ledrit!

Ish-banorja e “BBV” konfirmon lidhjen me menaxherin e Ledrit!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fatime Kryemadhi kërkon pafajësi në GJKKO, kundërshton konfiskimin e vilës nga SPAK
Aktualitet

Fatime Kryemadhi kërkon pafajësi në GJKKO, kundërshton konfiskimin e vilës nga SPAK

16:43 - 16/11/26

Fatime Kryemadhi, nëna e Monika Kryemadhit, i ka kërkuar Gjykatës së Posaçme shpalljen e pafajësisë për akuzën e pastrimit të...

Lexo më shumë
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, kalojnë për gjykim Elvis Shkambi dhe xhaxhai i tij

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, kalojnë për gjykim Elvis Shkambi dhe xhaxhai i tij

16:09 - 16/11/26
Kreu i SPAK konfirmon hetimet ndaj deputetes Sara Mila, dyshime për korrupsion zgjedhor

Kreu i SPAK konfirmon hetimet ndaj deputetes Sara Mila, dyshime për korrupsion zgjedhor

15:52 - 16/11/26
Protestat në Serbi, Vuçiç: Jemi lodhur nga ata që po na terrorizojnë dhe duhet të përgjigjemi

Akuza për shkelje ligji në lidhje me Kosovën, tre organizata kallëzojnë penalisht Vuçiçin

15:29 - 16/11/26
Rikthehet Kupa e Shqipërisë me turin e 1/8-ave, ja oraret e ndeshjeve

Rikthehet në mesjavë Kupa e Shqipërisë: Do të luhet në dy ditë, fokusi tek Skënderbeu dhe Laçi

15:14 - 16/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com