GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Ekzekutimi i liderit të Al Kaedës, Obama thyen heshtjen: U dha drejtësi për 11 shtatorin

09:21 - 02/08/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Ekzekutimi i liderit të Al Kaedës, Obama thyen heshtjen: U dha drejtësi për 11 shtatorin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vrasja e kreut të Al Kaedës, Ayman al Zaëahiri është cilësuar si një fitore ndaj terrorizmit edhe nga ish-presidenti i SHBA-ve, Barack Obama. Shtetet e Bashkuara kanë vranë liderin e Al Kaedës, Ayman al-Zawahiri në një sulm me dron në Afganistan.

Lajmi është konfirmuar nga presidenti amerikan Joe Biden të hënën në një fjalim nga Shtëpia e Bardhë.

Përmes një postimi në Twitter, Obama tha se shpreson që vrasja e liderit të Al-Kaedës të sjellë paqe në familjet e viktimave të 11 shtatorit si edhe te njerëz të tjerë që kanë vuajtur nga duart e Al-Kaedës.

Zaëahiri, i cili sapo mbushi 71 vjeç, kishte mbetur një simbol i grupit, 11 vjet pasi SHBA vrau Osama bin Laden. Në një moment, ai veproi si mjeku personal i Bin Ladenit.

Zaëahiri po strehohej në qendër të Kabulit për t’u ribashkuar me familjen e tij, tha Biden, dhe u vra në atë që një zyrtar i lartë i administratës e përshkon si “një sulm ajror të përshtatur saktë”.

Sulmi me dron u krye në orën 21:48 lokale të shtunën u autorizua nga Biden pas javësh të takimeve me kabinetin e tij dhe këshilltarët kryesorë.

Konfirmimi i sulmit u bë disa orë pasi sundimtarët talebanë në Kabul thanë se një sulm me raketa të dielën kundër një kompleksi banimi në kryeqytetin afgan, ishte kryer me një dron amerikan.

“Emirati Islamik i Afganistanit e dënon fuqishëm këtë sulm me çfarëdo preteksti”, tha zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahid në një deklaratë, duke përdorur emrin zyrtar për qeverinë talebane.

Ai e denoncoi sulmin si “shkelje të hapur të parimeve ndërkombëtare dhe marrëveshjes së Dohas”, duke ju referuar marrëveshjes së vitit 2020 që grupi i tij kishte nënshkruar me SHBA-në, e cila çoi në tërheqjen e të gjitha trupave amerikane dhe aleate nga Afganistani gushtin e kaluar, pas pothuajse 20 vitesh lufte me talebanët.

Grupi kryengritës islamik mori kontrollin mbi Afganistanin me 15 gusht pasi trupat e huaja të udhëhequra nga SHBA-ja u tërhoqën dhe qeveria e mbështetur nga perëndimi në Kabul si dhe forcat e saj të sigurisë u rrënuan përballë sulmit taleban.

Koalicioni ushtarak i udhëhequr nga SHBA-ja pushtoi Afganistanin në tetor të vitit 2001 dhe rrëzoi qeverinë e atëhershme talebane në Kabul, për ta ndëshkuar atë për strehimin e rrjetit terrorist al-Kaeda. Bin Laden dhe al-Zaëahiri i shpëtuan operacionit ushtarak ndërkombëtar. Forcat e posaçme amerikane më vonë gjetën dhe vranë Bin Ladenin thellë brenda Pakistanit fqinj, në maj të vitit 2011.

 

Lajme të lidhura

SHBA dhe Izraeli kryejnë sulme ajrore kundër Iranit, Khamenei transferohet në një vend të sigurt
Botë

SHBA dhe Izraeli kryejnë sulme ajrore kundër Iranit, Khamenei transferohet në një vend të sigurt

08:43 - 28/02/26
Tramvaji del nga shinat në Milano dhe përplas këmbësorët, një i vdekur dhe 39 të plagosur
Botë

Tramvaji del nga shinat në Milano dhe përplas këmbësorët, një i vdekur dhe 39 të plagosur

18:55 - 27/02/26
Hillary Clinton jep dëshmi për Epstein: Nuk e kam takuar! Pse nuk pyesni Trump?
Botë

Hillary Clinton jep dëshmi për Epstein: Nuk e kam takuar! Pse nuk pyesni Trump?

18:07 - 26/02/26
Para
Terror në Greqi, sulmohet me gurë autobusi plot me turistë në Rodos

Terror në Greqi, sulmohet me gurë autobusi plot me turistë në Rodos

Discussion about this post

TË FUNDIT

Opozita zbret sot përsëri në shesh, policia: Nuk marrim përsipër garantimin e zhvillimit të tubimit
Aktualitet

Opozita zbret sot përsëri në shesh, policia: Nuk marrim përsipër garantimin e zhvillimit të tubimit

10:22 - 28/02/26

Opozita do të zbresë sërish në rrugë pasditen e kësaj të shtune, në orën 18:00. Në fokus të tubimit mbeten...

Lexo më shumë
Të ndryshojmë Shqipërinë, të shpëtojmë Kosovën

Rama dhe Vuçiç bëhen sërish bashkë, kërkojnë ta fusin Shqipërinë dhe Serbinë dorë për dore në BE

09:37 - 28/02/26
Zbulohen në doganën e Kakavijës 350 kg kanabis, ishte fshehur në brendësi të trajlerit

Zbulohen në doganën e Kakavijës 350 kg kanabis, ishte fshehur në brendësi të trajlerit

09:24 - 28/02/26
Sulmet kundër Iranit, Ministria e Jashtme thirrje shtetasve shqiptarë në Izrael: Tregoni kujdes

Sulmet kundër Iranit, Ministria e Jashtme thirrje shtetasve shqiptarë në Izrael: Tregoni kujdes

09:03 - 28/02/26
SHBA dhe Izraeli kryejnë sulme ajrore kundër Iranit, Khamenei transferohet në një vend të sigurt

SHBA dhe Izraeli kryejnë sulme ajrore kundër Iranit, Khamenei transferohet në një vend të sigurt

08:43 - 28/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com