GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ekzekutimi i shqiptarit në Brazil, si u përfshi në vrasje pronari italian

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Ekzekutimi i shqiptarit në Brazil, si u përfshi në vrasje pronari italian
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vijojnë hetimet për vrasjen e 28-vjeçarit shqiptar, Alban Gropçaj, i cili mbeti viktimë e të shtënave tri vite më parë në Caucaia të Brazilit. Në dosjen e hapur nga Prokuroria Publike e Cuneos ngrihet akuza ndaj Guido Bertolas, një sipërmarrës artizan nga Mondovi, si nxitës i dyshuar i krimit.

Në orët e vona të mbrëmjes së 18 shkurtit 2019, Gropcaj dhe Bertola, punëdhënësi i tij, ishin bashkë në qytetin që ndodhet dymbëdhjetë kilometra larg Fortalezës. Ata sapo kishin dalë nga një restorant italian, kur dy kriminelë me motoçikleta iu afruan, duke e qëlluar me tre plumba, dy në kokë dhe një në shpatull. Deri më tani besohej se tragjedia ishte pasojë e një grabitjeje që përfundoi keq. Ky është versioni që Bertola ka dhënë gjithmonë para hetuesve, duke shpjeguar se viktima është vrarë ndërsa kishte luftuar me autorët.

Prokurori i Cearës, megjithatë, beson se ishte një skenë e krijuar nga vetë sipërmarrësi, e nxitur nga interesa të paspecifikuar financiarë. Vetë darka do të ishte thjesht një pretekst për të joshur punëtorin e ri në rrugë dhe për ta vrarë atë. Rrethana të ndryshme kishin kontribuar në përfundimin e prokurorit Jairo Pequeno Neto, pas tri vitesh hetime:

“Në aksident nuk është marrë asgjë, gjë që do të përjashtonte një grabitje. Nga hetimet rezultoi gjithashtu se makina që drejtohej nga italiani ishte e parkuar, në vijë të drejtë, me dyer të mbyllura, pranë trotuarit dhe në momentin e mbërritjes së vrasësve, nuk është dëgjuar asnjë frenim. Ndaj duket se italiani ka parkuar mjetin në pritje të kriminelëve.

Sipas hetimeve, viktima nuk kishte armiq në Itali dhe aq më pak në Brazil, pasi kishte vetëm katër ditë që ndodhej në Kaukaj. Dëshmitarët pohuan gjithashtu se ndodhja e grabitjeve gjatë natës në lagje nuk është e zakonshme”. Bertola, megjithatë, nuk është i vetmi i dyshuar. Një brazilian, që besohet të jetë një nga dy autorët e krimit, u arrestua (vrasësi tjetër, sipas raportimeve, vdiq më vonë në një përplasje me armë zjarri).

Autoritetet besojnë gjithashtu se një person tjetër është i përfshirë në skemën kriminale: është një tregtar me kombësi braziliane, me banim në Frabosa Sottana. Gruaja, sipas hipotezave hetimore, do të ishte porositsja tjetër e vrasjes. Mund të jetë kjo hipoteza që ka shtyrë prokurorin e Kuneos të hapë hetimet në Itali, edhe nëse për momentin nuk dihet nëse ka persona të regjistruar në regjistrin e të dyshuarve.

 

Etiketa: Alban Gropçaj

Lajme të lidhura

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri
Aktualitet

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri

16:30 - 30/09/26
“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën
Aktualitet

“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

15:37 - 30/09/26
Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet
Aktualitet

Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet

15:24 - 30/09/26
Para
I hodhën në erë lokalin, zbardhet dëshmia e policit në Shkodër

E tmerrshme/ Gjenden të varur 2 persona në Lushnjë (Detaje)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri
Aktualitet

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri

16:30 - 30/09/26

Një tjetër rast me virusin e Nilit Perëndimor është konfirmuar në Shqipëri, duke e çuar në dy numrin e personave...

Lexo më shumë
Notat/ Vlerësimet e kuqezinjve për paraqitjen ndaj San Marinos

Notat/ Vlerësimet e kuqezinjve për paraqitjen ndaj San Marinos

16:07 - 30/09/26
“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

15:37 - 30/09/26
Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet

Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet

15:24 - 30/09/26
Vetëvrasja e Xhuana Nikollit/ Vetëdorëzohet pas disa muajsh në arrati ish-bashkëshorti, Eraldo Fizi

Vetëvrasja e Xhuana Nikollit/ Vetëdorëzohet pas disa muajsh në arrati ish-bashkëshorti, Eraldo Fizi

15:00 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com