GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ekzekutimi i vëllezërve Bilali në Shkodër, avokati i autorit: SPAK të hetojë ata që pengojnë procesin

13:10 - 15/09/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Ekzekutimi i vëllezërve Bilali në Shkodër, avokati i autorit: SPAK të hetojë ata që pengojnë procesin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Avokati i autorit kryesor të dyshuar për vrasjen e dyfishtë të vëllezrve Bilali në Shkodër tre vjet më parë, Arsen Stojkut ka pronocuar për mediat lidhur me gjykimin e klientit të tij. Artan Gjuzi pretendon se Stojku po qëndron padrejtësisht në paraburgim duke argumentuar se për shkak të mosparaqitjes së dëshmitarëve gjyqet janë shtyrë sistematikisht.

Për këtë çështje Gjuzi ka drejtuar gishtin nga Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë, ku edhe ka depozituar disa herë kërkesën për zgjidhur këtë “padrejtësi” siç zgjedh ta quajë ai, pasi procesi gjyqësor ka ngelur “vend numëro”.

 “Dëshmitarët nuk paraqiten në seancën e radhës dhe nuk e di se si do vazhdojë kjo punë kështu pa asnjë akuzë, asnjë provë ndaj të pandehurit i cili këtu e 30 muaj mbahet kot në qelitë e paraburgimit. Ne i kemi kërkuar inspektoriatit të lartë të drejtësisë ndihmë duke bërë ankesa të njëpasnjëshme në Ministrinë e Drejtësisë për të na siguruar një nga punonjësit e tyre për të ardhur dhe për të ndjekur proceset gjyqësore të cilat për ne janë të manipuluara sepse asnjë provë nuk është kundër Arsen Stojkut, qoftë edhe një provë e vetme, laboratorike, shkencore , dëshmitarë, sms apo ndonjë gjë tjetër por nuk ka asnjë prove”, ka treguar ai.

Ndër të tjera avokati i Stojkut është shprehur se ndaj Arsen Stojkut nuk ka asnjë provë dhe se dëshmitarët që kanë folur njëherë në hetimet paraprake, nuk kanë dhënë asnjë dëshmi kundër tij. Po ashtu avokati mbrojtës tha se për shkak të shtyerjes së gjyqeve, do t’i drejtohet SPAK me një kërkesë për të proceduar të gjithë ata që po pengojnë këtë proces.

“Është e disata herë që dëshmitarët e thirrur nga organi i akuzës, dëshmitarë këto të cilët akuza ka formuar edhe dosjen e saj që është fare nul dhe pa prova. Këto tashmë janë fakte të përsëritura dhe ne çuditemi se përse ky njeri vazhdon të mbahet në paraburgim kur dëshmitarët nuk vijnë. Ata nuk janë dëshmitarë, ata janë persona të cilët forcërisht janë thirrur nga prokuroria në hetimet paraprake dhe nuk kanë asnjë lidhje me Arsen Stojkun dhe për asnjë moment nuk kanë shprehur asgjë apo nuk kanë dhënë asnjë provë kundër tij. Ne do presim edhe pak dhe më pas do i drejtohemi SPAK për këto shkelje të njëpasnjëshme që bëhen kundër Arsen Stojkut”, është shprehur ai. / A.L Gijotina. com /

Etiketa: Arsen Stojkuvellezeri Bilali

Lajme të lidhura

Takimet e Salianjit, reagon Berisha: Janë takime për interesa personale, s’kanë lidhje me partinë
Aktualitet

Lëvizja për ndryshim e Salianjit trazon ujërat brenda Partisë Demokratike

09:44 - 05/12/25
Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO
Aktualitet

Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

09:38 - 05/12/25
Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)
Aktualitet

Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)

09:32 - 05/12/25
Para
Valë ankesash për tenderët në gusht, 66 kompani ankohen për procedurat

Valë ankesash për tenderët në gusht, 66 kompani ankohen për procedurat

TË FUNDIT

Takimet e Salianjit, reagon Berisha: Janë takime për interesa personale, s’kanë lidhje me partinë
Aktualitet

Lëvizja për ndryshim e Salianjit trazon ujërat brenda Partisë Demokratike

09:44 - 05/12/25

Me qëllimet e shprehura publikisht për “ringritje” dhe “rizgjim” të Partisë Demokratike, ish-deputeti dhe anëtari i kryesisë së kësaj partie,...

Lexo më shumë
Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

09:38 - 05/12/25
Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)

Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)

09:32 - 05/12/25
Aksident në aksin Maqellarë-Peshkopi, raportohet për disa të plagosur

Aksident në aksin Maqellarë-Peshkopi, raportohet për disa të plagosur

09:11 - 05/12/25
Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

08:58 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com