GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ekzekutimi te Kodra e Diellit, autorët ende të paidentifikuar nga policia

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Ekzekutimi te Kodra e Diellit, autorët ende të paidentifikuar nga policia
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tre ditë pas vrasjes së 39-vjeçarit Briken Sanajt në Kodrën e Diellit në Tiranë, Policia dhe Prokuroria nuk kanë asnjë person të dyshuar si autor të krimit.

Grupi hetimor është në pritje të përgjigjeve të ADN-së për disa prova të konsideruara si të vlefshme që mund të çojnë në identifikimin e autorit.

Për të zbuluar më shumë të dhëna, agjentët kriminalistikë i janë rikthyer edhe një herë vendngjarjes, për të rindërtuar dinamikën. Janë këqyrur gjithashtu pamjet që kanë regjistruar kamerat për një javë, për të zbuluar nëse përgjatë zonës ka pasur lëvizje të personave të dyshimtë, por diçka e tillë nuk u ka rezultuar.

E vetmja kamer sigurie e vendosur përballë garazhit ku 39-vjeçari parkoi mjetin pasi u kthye nga dasma e mikut të tij të ngushtë në Shëngjin, ka fiksuar momentin e vrasjes së Sanajt, por jo autorin i cili mësohet se qëndronte i fshehur pas një peme ulliri.

Si pistë kryesore vijon të jetë ajo e vrasjes për shkak të hasmërive të vjetra mes familjes Sanaj me një familje me origjinë nga Puka. Vëllai i 39-vjeçarit, 10 vite më parë plagosi në Lezhë një person të asaj familjeje, pas konflikteve për ngacmimin e një vajze.

Disa prej anëtarëve të kësaj familje janë marrë në pyetje nga hetuesit. Ata kanë mohuar të jenë të përfshirë në këtë vrasje. Në pyetje janë kërkuar të marren edhe persona të tjerë, por dëshmitë e tyre nuk janë marrë për shkak se jetojnë jashtë Shqipërisë.

Veç hakmarrjes, hetuesit po analizojnë edhe ndonjë konflikt tjetër të mundshëm që mund të kenë pasur dy vëllezërit Sanaj jashtë territorit shqiptar duke kërkuar edhe ndihmën e homologëve.

Etiketa: Briken SanajtekzekutimiKodra e Diellit

Lajme të lidhura

Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial
Aktualitet

Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial

21:54 - 02/10/26
Kërcënohet me eksploziv biznesi në Peshkopi, autorët kërkojnë 50 milionë lekë
Aktualitet

Kërcënohet me eksploziv biznesi në Peshkopi, autorët kërkojnë 50 milionë lekë

19:33 - 02/10/26
Aksident pranë mbikalimit të Rinasit, makina përmbyset në rrugë
Aktualitet

Aksident pranë mbikalimit të Rinasit, makina përmbyset në rrugë

15:42 - 02/10/26
Para
Dështimi i negociatave në PD, Alibeaj mbledh sot Kryesinë

Dështimi i negociatave në PD, Alibeaj mbledh sot Kryesinë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Franca dhe Italia ndajnë pikët në duelin spektakolar, Donaruma pret gjithçka, Bastoni i përgjigjet Olizes
Sport

Franca dhe Italia ndajnë pikët në duelin spektakolar, Donaruma pret gjithçka, Bastoni i përgjigjet Olizes

22:50 - 02/10/26

Pas 20 vitesh nga finalja e Botërorit 2026 dhe goditjes me kokë ndaj Materacit, Zinedin Zidan kthehet si kundërshtar i...

Lexo më shumë
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën

22:05 - 02/10/26
Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial

Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial

21:54 - 02/10/26
Aktivistja: Studentët po organizohen, më datë 13 do të jemi masivisht

Aktivistja: Studentët po organizohen, më datë 13 do të jemi masivisht

21:47 - 02/10/26
Bashkimi Europian propozon treg të përbashkët për 9 vendet kandidate, mes tyre edhe Shqipëria

Bashkimi Europian propozon treg të përbashkët për 9 vendet kandidate, mes tyre edhe Shqipëria

21:41 - 02/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com