GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ekzekutohet Alban Semaku, i njohur si ‘Kinezi’ i Aldo Bares

17:49 - 17/10/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Viktima e Peqinit, ish-anëtar i bandës së Aldo Bares. Dyshohet se u vra për hakmarrje
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Alban Semaku, i njohur me nofkën “Kinezi” i Aldo Bares është gjetur i vrarë me dy plumba buzë lumit Shkumbit mesditën e së dielës. Anëtari i bandës së Lushnjes, mik i ngushtë me Aldo Baren është ekzekutuar me dy plumba një në shpinë dhe një në brinjë.

Viktima u pikas nga banorët e zonës të cilët lajmëruan policinë, por në vendin e ngjarjes nuk u bë i mundur identifikimi i tij. Nëna e të ndjerit, identifikoi të birin në morgun e Elbasanit. Viktima është Alban Semaku i njohur edhe si Elton Mermalin, vetëm 38 vjeç.

Vendi ku viktima u gjet e bën të vështirë zbulimin e identitetit të autorëve të ngjarjes për shkak se është një zonë e pabanuar dhe pa kamera sigurie. Paraprakisht dyshohet se viktima mund të jetë sjellë pa jetë pranë lumit, ndërsa mund të jetë ekzekutuar në një tjetër vend. Grupi hetimor ka marrë në mbikëqyrje të gjitha kamerat e sigurisë në rrugët që të çojnë drejt vendit ku u gjet trupi i pajetë. 

 “Kinezi” deri në vitin 2011 mbante emrin Elton Mermali dhe ishte pjesëtar i bandës së Lushnjes, grup me mbi 100 anëtarë, me në krye Aldo Baren, i cili ishte udhëheqësi me autoritet absolut. Pikërisht miqësia me Bares dhe e shkuara e tij kriminale pritet të jenë pistat kryesore të hetimit për Prokurorinë.

Ai është dënuar për një vrasje të kryer në vitin 2003, por ka përfunduar pas hekurave të burgut edhe për kanosje e lëndë narkotike. Dënimi i fundit është marrë vitin 2015 pasi kishte kërcënuar një person me jetë në Lushnje, e për këtë vepër penale kishte dalë nga burgu vetëm pak muaj më parë.

Etiketa: Alban SemakuAldo Baresekzekutim

Lajme të lidhura

Gjykata e Tiranës pezullon nga detyra kreun e IMT, Rigers Sheqeri dhe shpall në kërkim 2 inspektorë
Aktualitet

Gjykata e Tiranës pezullon nga detyra kreun e IMT, Rigers Sheqeri dhe shpall në kërkim 2 inspektorë

09:04 - 31/03/26
Edhe sa mandate i duhen Ramës për të shfarosur totalisht bujqësinë
Aktualitet

Rama zhyt në krizë fermerët! Hiqet nafta falas, ja skema e re për bujqësinë

08:45 - 31/03/26
Të rrisësh taksat është më e lehtë se sa t’i ulësh! Si po luan qeveria me akcizën e karburanteve
Aktualitet

Të rrisësh taksat është më e lehtë se sa t’i ulësh! Si po luan qeveria me akcizën e karburanteve

08:25 - 31/03/26
Para
Mbyllet pjesa e parë Partizani-Kukësi, portierët i vendosin “drynin” portës

Mbyllet pjesa e parë Partizani-Kukësi, portierët i vendosin “drynin” portës

TË FUNDIT

Gjykata e Tiranës pezullon nga detyra kreun e IMT, Rigers Sheqeri dhe shpall në kërkim 2 inspektorë
Aktualitet

Gjykata e Tiranës pezullon nga detyra kreun e IMT, Rigers Sheqeri dhe shpall në kërkim 2 inspektorë

09:04 - 31/03/26

Gjykata e Tiranës ka vendosur pezullimin nga detyra të kreut të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit (IMT), Rigers Sheqeri. Sipas raportimeve në...

Lexo më shumë
Edhe sa mandate i duhen Ramës për të shfarosur totalisht bujqësinë

Rama zhyt në krizë fermerët! Hiqet nafta falas, ja skema e re për bujqësinë

08:45 - 31/03/26
Të rrisësh taksat është më e lehtë se sa t’i ulësh! Si po luan qeveria me akcizën e karburanteve

Të rrisësh taksat është më e lehtë se sa t’i ulësh! Si po luan qeveria me akcizën e karburanteve

08:25 - 31/03/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 30 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:02 - 31/03/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 31 Mars 2026

07:35 - 31/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com