GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ekzekutoi dy persona, del në dritë historia e vrasësit shqiptar

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Ekzekutoi dy persona, del në dritë historia e vrasësit shqiptar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një shqiptar që dyshohet si vrasës i dyfishtë po përballet me ekstradimin nga Britania e Madhe. Kjo pasi ai hyri fshehurazi në këtë shtet dy herë. Madje arriti të marrë dhe nënshtetësinë me emër të rremë.

Ilirian Zeqaj, 50 vjeç, dyshohet se vrau dy burra në fshatin Cakran në vitin 1999, por u largua drejt Britanisë së Madhe në pjesën e pasme të një kamioni pesë muaj më vonë dhe kërkoi azil me emrin Klemend Zeqaj pasi u kishte thënë zyrtarëve se ishte një refugjat kosovar.

Daly Mail raporton se pavarësisht se ishte një nga personat më të kërkuar në Shqipëri, atij iu dha leja e përhershme për të qëndruar në vitin 2005. Si dhe shtetësia britanike vitin e ardhshëm.

Ai u dënua në mungesë për dy akuza për vrasje në vitin 2002 dhe u dënua me 23 vjet burg, por Zeqaj, i cili ka tre fëmijë më në fund u gjurmua nga policia britanike në vitin 2011 dhe u ekstradua në Shqipëri dy vjet më vonë për t’u përballur me një rigjykim, i cili e liroi atë nga akuzat për vrasjet.

Zeqaj u lirua dhe u kthye menjëherë në Britani, por Gjykata e Lartë e Shqipërisë më vonë zbuloi se gjyqi ishte i korruptuar dhe vendimet e pafajësisë nuk ishin të sigurta.

Që nga shpërngulja në Britani, Zeqaj, i cili jeton në Hanëell, në veri-perëndim të Londrës, ka drejtuar një kompani për pajisje tualetesh, ndërsa tani ai po përballet me rikthimin në vendlindje për t’u përballur me një tjetër gjyq për vrasjen e Gramoz dhe Shkëlqim Llanajt.

Etiketa: personaPoliciaShqiptar

Lajme të lidhura

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik
Aktualitet

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

23:01 - 09/11/26
Mashtrimet me SMS, Policia e Shtetit: Kujdes nga mesazhet në emër të institucioneve, mos vendosni të dhënat bankare në faqe të dyshimta
Aktualitet

Mashtrimet me SMS, Policia e Shtetit: Kujdes nga mesazhet në emër të institucioneve, mos vendosni të dhënat bankare në faqe të dyshimta

21:45 - 09/11/26
Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet
Aktualitet

Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet

19:27 - 09/11/26
Para
Gjysma e Gjirokastrës mbetet pa energji elektrike

Gjysma e Gjirokastrës mbetet pa energji elektrike

Discussion about this post

TË FUNDIT

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik
Aktualitet

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

23:01 - 09/11/26

Një ngjarje tragjike është regjistruar në fshatin Bardhaj të Shkodrës, ku një elektricist 34-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se...

Lexo më shumë
Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

23:00 - 09/11/26
Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

22:30 - 09/11/26
Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

22:15 - 09/11/26
Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

22:00 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com