GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

El Clasico, dëshmi se La Liga është bërë “shtëpi pensioni” sipas Daily Mail

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
El Clasico, dëshmi se La Liga është bërë “shtëpi pensioni” sipas Daily Mail
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kampionati Spanjoll mund të mos jetë më i mirë në krahasim me Premier Leaguen angleze, por përfundimi i nxjerrë nga “Daily Mail” në lidhje me elitën e futbollit në Gadishullin Iberik ishte goxha i rëndë.

Në analizën e bërë pas ndeshjes së fundit mes Barcelona-s dhe Real Madrid në “Camp Nou”, e cila përfundoi me fitoren e katalanasve (2-1) që e çoi këtë skuadër në një diferencë prej 12 pikësh në krye të renditjes, “Daily Mail” parashikon një të ardhme të keqe “në vitet e ardhshme në Europë” për gjigantët e La Liga-s nëse referenca e tyre sulmuese vazhdojnë të jenë Robert Lewandowski dhe Karim Benzema.

Sa i përket Robert Lewandowskit, “Daily Mail” thekson se polaku ka barë mirë vetëm në ndeshjet e vogla, pasi sa i përket përballjeve më të rëndësishme është “zhdukur”.

“Kur Barcelona firmosi me polakun verën e kaluar, ata i dhanë sulmuesit një kontratë 4-vjeçare pavarësisht moshës së tij. 34-vjeçari është ende golashënuesi më i mirë në La Liga, por është ngadalësuar pas Kupës së Botës dhe ditët e tij më të mira këtë sezon kanë qenë kundër skuadrave të vogla të La Liga-s.

Në Europë dhe kundër Real Madrid ka pasur më pak ndikim, cilësitë e tij nuk vihen në dyshim dhe ka bërë gjithçka që është e mundur për t’i çuar drejt titullit, por Barça nuk do të kërcënojë në Evropë në sezonet e ardhshme, nëse maja e shtizës së sulmit të saj do të jetë Lewandowski”,-shkruhet në lajmin e medias britanike.

Ndërsa sa i përket fituesit të “Topit të Artë”, Benzema dhe rrugëtimi i tij në Madrid theksohet se është drejt fundit.

“Real Madridi ka hezituar të nënshkruajë me një zëvendësues për 35-vjeçarin, duke pritur për Kylian Mbappe dhe duke shpresuar që vetë Benzema të përsërisë shkëlqimin e sezonit të kaluar. Ata nuk mund ta nisin sezonin e ardhshëm me francezin si të vetmin qendërsulmues.

Nëse Mbappe nuk mund të bashkohet me madrilenët dhe nuk ka gjasa që PSG ta lërë të shkojë, ata duhet të kërkojnë diku tjetër për një numër të ri 9”,-shkruan “Daily Mail”.

Etiketa: Barcelonael clasicola ligaReal Madrid

Lajme të lidhura

Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares
Breaking Views

Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

22:30 - 10/11/26
Zyrtarizohet arbitri i Shqipëri-Finlandë, UEFA i beson gjyqtarit portugez sfidën e rëndësishme të Ligës së Kombeve
Sport

Zyrtarizohet arbitri i Shqipëri-Finlandë, UEFA i beson gjyqtarit portugez sfidën e rëndësishme të Ligës së Kombeve

15:08 - 10/11/26
Kthime dhe debutime, Finlanda vjen me grup të plotë në Tiranë për duelin vendimtar me Shqipërinë
Sport

Kthime dhe debutime, Finlanda vjen me grup të plotë në Tiranë për duelin vendimtar me Shqipërinë

12:09 - 10/11/26
Para
Punonjësit e Portit në Shëngjin s’kanë marrë rrogat prej 3 muajsh

Punonjësit e Portit në Shëngjin s’kanë marrë rrogat prej 3 muajsh

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit
Aktualitet

Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

22:45 - 10/11/26

Është zbardhur identiteti i 39-vjeçarit shqiptar që u vra me armë zjarri në një atentat në zonën e Orihuela Costa,...

Lexo më shumë
Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

22:30 - 10/11/26
Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

22:00 - 10/11/26
Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

21:40 - 10/11/26
Eurodeputeti gjerman: Qeveria teknike do t’u japë shpresë qytetarëve shqiptarë

Eurodeputeti gjerman: Qeveria teknike do t’u japë shpresë qytetarëve shqiptarë

21:30 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com