GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha teksa ndodhet në Elbasan për një vizitë me rastin e Ditës së Verës, u shpreh se kjo ditë e shënuar është dita e ndryshimit dhe se, vitin tjetër do të festojmë me dyert e Europës të hapura. Lideri i opozitës u shpreh se, sot kremtojmë këtë ditë në kushte më të pazakonta krahasuar me të gjithë të tjerat, teksa shtoi se java që sapo lamë pas i vuri vulën de-facto thyerjes së ëndrrës europiane.

Kryedemokrati tha ndër të tjera, se Edi Rama për interesa të veta mbylli dyert me BE dhe tani ka filluar betejën me armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm në stilin e etërve të tij.

“Mirëdita dhe përshëndetje shumë të përzemërta. Është një nder shumë i veçantë për mua t’u takoj ju, përfaqësuesve të familjeve të këtij qyteti të bekuar, këtij qyteti që ka qenë burim drite dhe frymëzimi, dhe mbetet, për shqiptarët. Dita e Verës është dita e shpresës, dita e ndryshimit dhe fakti që ju e festoni këtë ditë më shumë se të gjithë shqiptarët dhe në mënyrën më të merituar, jeni sot kryeqyteti i vërtetë i festës dhe i kombit, dëshmon për dëshirën tuaj për ndryshim, dëshmon shpresën e pashuar të qytetarëve të këtij qyteti për një kohë më të mirë, për një ditë më të mirë, për një të ardhme më të mirë.

Unë kam shumë mirënjohje ndaj jush për të gjithë mbështetjen që ju i keni dhënë dhe i jepni PD-së, opozitës. Ne e kremtojmë këtë ditë në kushte më të pazakonta krahasuar me të gjithë të tjerat, sepse e vërteta është se java para kësaj dite shënoi de facto mbylljen e dyerve të ëndrrës tonë evropiane, të integrimit tonë në BE. Pra, këta që sot janë në pushtet apo ky që kryeson këtë organizatën qeveritare kriminale, ky për interesa të veta mbylli dyert dhe tani ka filluar betejën me armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm në stilin e etërve të tij.

Por Dita e Verës është dita e ndryshimit, është dita e ripërtëritjes, kështu që ne ecim të sigurt se ditën tjetër të verës do ta bëjmë shumë më mirë. Do t’i kemi dyert e ëndrrës tonë evropiane të hapura. Ju uroj dhe u falënderoj shumë për këtë pritje të ngrohtë. U uroj shumë suksese. Festë paçi gjithmonë!”, tha Berisha.

Etiketa: berishaElbasan

Lajme të lidhura

“Rama jepe dorëheqjen”- Qytetarët marshojnë rrugëve të Tiranës: Rama në burg, Berisha në burg! Ndryshim sistemi, ju erdhi fundi
Breaking Views

“Rama jepe dorëheqjen”- Qytetarët marshojnë rrugëve të Tiranës: Rama në burg, Berisha në burg! Ndryshim sistemi, ju erdhi fundi

21:57 - 04/08/26
SPAK sqaron kallëzimin ndaj Altin Dumanit në Itali: Petrit Çela kërkoi përjashtimin e prokurorit
Aktualitet

SPAK sqaron kallëzimin ndaj Altin Dumanit në Itali: Petrit Çela kërkoi përjashtimin e prokurorit

21:45 - 04/08/26
Inxhinieri nga Italia braktis pushimet për protestën: Berisha dhe Rama, dy tradhtarët më të mëdhenj të kombit
Breaking Views

Inxhinieri nga Italia braktis pushimet për protestën: Berisha dhe Rama, dy tradhtarët më të mëdhenj të kombit

20:51 - 04/08/26
Para
Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi!

Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pas disa ditësh rritjeje/ Bie me 15 lekë çmimi i naftës në tregun me pakicë, shkon në 199 lekë/litër
Breaking Views

Pas disa ditësh rritjeje/ Bie me 15 lekë çmimi i naftës në tregun me pakicë, shkon në 199 lekë/litër

23:18 - 04/08/26

Pas disa ditësh rritjeje, çmimi i naftës në tregun me pakicë në Shqipëri ka pësuar një ulje të fortë mbrëmjen...

Lexo më shumë
“Rama jepe dorëheqjen”- Qytetarët marshojnë rrugëve të Tiranës: Rama në burg, Berisha në burg! Ndryshim sistemi, ju erdhi fundi

“Rama jepe dorëheqjen”- Qytetarët marshojnë rrugëve të Tiranës: Rama në burg, Berisha në burg! Ndryshim sistemi, ju erdhi fundi

21:57 - 04/08/26
SPAK sqaron kallëzimin ndaj Altin Dumanit në Itali: Petrit Çela kërkoi përjashtimin e prokurorit

SPAK sqaron kallëzimin ndaj Altin Dumanit në Itali: Petrit Çela kërkoi përjashtimin e prokurorit

21:45 - 04/08/26
Përplasja mes Pacollit dhe Ademit në Aeroportin e Vlorës, qeveria drejt anulimit të koncesionit

Përplasja mes Pacollit dhe Ademit në Aeroportin e Vlorës, qeveria drejt anulimit të koncesionit

21:03 - 04/08/26
Inxhinieri nga Italia braktis pushimet për protestën: Berisha dhe Rama, dy tradhtarët më të mëdhenj të kombit

Inxhinieri nga Italia braktis pushimet për protestën: Berisha dhe Rama, dy tradhtarët më të mëdhenj të kombit

20:51 - 04/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com