GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Elbasan, rregulluan vetëm njërin kah të rrugës, banorët: Situata alarmante, plehrat dhe ujërat e zeza “pushtojnë” zonën

10:55 - 02/10/21
në Ekonomi & Sociale, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
Elbasan, rregulluan vetëm njërin kah të rrugës, banorët: Situata alarmante, plehrat dhe ujërat e zeza “pushtojnë” zonën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një situatë tepër shqetësuese paraqitet për banorët e lagjes Emin Matraxhiu në Elbasan, aty ku jo vetëm mbeturinat por edhe kanalizimet e hapura të ujërave të zeza e bëjnë tepër të vështirë jetesën.

Banorët kanë një jetë që bashkëjetojnë me ujërat e zeza dhe ndotjen dhe ndihen të pashpresë që dikush do vërë dorë për të zgjidhur këtë problematikë, pasi sipas tyre politikanët vijnë vetëm për zgjedhje.

Lagjja mbizotërohet nga banorë të moshuar dhe ata të komunitetit rom, gjë e cila bën që kërkesa e llogarisë ndaj autoriteteve të jetë shumë e vogël.

“Kanalizimi i ujërave të zeza është shqetësim i madh. Na shqetësojnë shumë ujërat e zeza. Ça të bëjmë“, -thotë banori, i cili jeton prej vitesh në këtë lagje.


“Njerëzit vijnë e shajnë e pështyjnë. Thonë e dimë vetë ku i hedhim mbeturinat. Edhe ujërat e zeza janë problem. Aty ke ne nuk i hedhin as në përrua. Vjen era sa nuk mund kalosh. Ça të bëjmë, ku të shkojmë. Fëmijët u sëmurën. Ku t’i çoj? Gocën e pata sëmurë nga era. Kur bie shi del uji rrugës, vjen te dera e shtëpisë. Nuk kemi çfarë bëjmë. Gjithë ditën rrinë ke plenat, ku të shkojë çuni. Me ato erna. I kërkojmë bashkisë ndërtim rruge. Ata nuk vijnë” – shprehet banori në këtë lagje.

Gjithashtu, një tjetër banor shprehet se: “Ka shumë kohë kjo situatë, që në ’90, dhe nuk ka për t’u zgjidhur kurrë. Era është shumë e rëndë, ka shumë mushkonja dhe miza. Është shumë shqetësuese për banorët. Janë bërë kërkesa. E mira është që të rregullohet siç është bërë krahu matanë. Pse nuk paska mundësi bashkia të vërë dorë këtu?! Nuk jap dot shpjegim pse nuk merren masa.”

Nga ana tjetër, banorët thonë se pushteti qendror dhe ai vendor shfaqen vetëm në fushatën elektorale, ndërsa në ditë normale këto banorë ‘harrohen’ mes halleve dhe problematikave të shumta që kanë.

Etiketa: banoretElbasaniujera te zeza

Lajme të lidhura

Pas vendimit të Apelit, vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla
Breaking Views

Pas vendimit të Apelit, vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:38 - 09/02/26
Ja reagimi BE-së për ‘Smart City’, projektin 140 milionë dollarë i kamerave inteligjente që solli Rama nga Dubai
Breaking Views

Ja reagimi BE-së për ‘Smart City’, projektin 140 milionë dollarë i kamerave inteligjente që solli Rama nga Dubai

22:02 - 09/02/26
Imuniteti i Ballukut/ Ish-prefekti Nesturi: Duhet të ketë reflektim të Ramës pas vizitës në Bruksel
Breaking Views

Imuniteti i Ballukut/ Ish-prefekti Nesturi: Duhet të ketë reflektim të Ramës pas vizitës në Bruksel

21:39 - 09/02/26
Para
Pas patrullimit në Jarinjë dhe Bërnjak, deklaratë nga KFOR: Do të qëndrojmë përkohësisht në bazë të marrëveshjes

Pas patrullimit në Jarinjë dhe Bërnjak, deklaratë nga KFOR: Do të qëndrojmë përkohësisht në bazë të marrëveshjes

TË FUNDIT

Serie A/ Gjimshitit i anulohet goli, Krstovic dhe Zappacosta i japin fitoren Atalantës
Sport

Serie A/ Gjimshitit i anulohet goli, Krstovic dhe Zappacosta i japin fitoren Atalantës

23:29 - 09/02/26

Ndeshja e parë e javës së 24-të të Serie A pa Atalantën të mposhtte Cremonesen 2-1 në New Balance Arena, ku Krstović e theu barazimin...

Lexo më shumë
SHBA po tërhiqet nga NATO, dorëzon dy komanda dhe mban drejtimin e forcave detare të Aleancës

SHBA po tërhiqet nga NATO, dorëzon dy komanda dhe mban drejtimin e forcave detare të Aleancës

23:05 - 09/02/26
Pas vendimit të Apelit, vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

Pas vendimit të Apelit, vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:38 - 09/02/26
“Specialja” e Hagës/ Albin Kurti: Republika e Kosovës, e palëkundur në bindjen se UÇK-ja bëri luftë të drejtë

“Specialja” e Hagës/ Albin Kurti: Republika e Kosovës, e palëkundur në bindjen se UÇK-ja bëri luftë të drejtë

22:31 - 09/02/26
Rama në Bruksel, takohet me presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa

Rama në Bruksel, takohet me presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa

22:12 - 09/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com