GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Elbasan/ U tentua të fshihej vrasja, dalin përgjimet, Sanxhaktari: Ka vdek ai, do i bëjmë nja dy muaj burg, po mos e rruaj trapin

11:01 - 29/05/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 7 min
A A
Elbasan/ U tentua të fshihej vrasja, dalin përgjimet, Sanxhaktari: Ka vdek ai, do i bëjmë nja dy muaj burg, po mos e rruaj trapin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Janë pyetur 7 persona, mes tyre kamerierë, roje dhe pronari i lokalit, bar-kafe “Piazza”. Pas matjeve të testit të alkoolit, ka rezultuar se të gjithë të ndaluarit ishin nën ndikimin e alkoolit.

 “Situata  mes Sokolit dhe Florit u acarua dhe qetësohej vetëm pasi konsumonin kokainë”, – tregon në Prokurorinë e Elbasanit, dëshmitari E.B., i cili renditet mes  dëshmitarëve okularë të pranishëm në vrasjen e shtetasit Florian Shabani (Lamçe).

Për këtë krim, në Gjykatën e Elbasanit, përfundoi i pandehur për vrasje me dashje, Sokol Sanxhaktari dhe Ardiano Hajdari, kurse Amadeus Lamçe, akuzohet nga Prokuroria për veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës.

Për të njëjtën vepër akuzohet edhe Mehmet Muça, thuhet në dosjen ku përfshihen edhe bisedat mes të akuzuarve. Në dosje thuhet se në vendngjarje u gjetën 11 shishe qelqi birre, të markës “Korona-ekstra”, 2 bidonë plastike me mbishkrimin, “bukaniku” si dhe xhama dhe karrige të thyera.

Janë pyetur 7 persona, mes tyre kamerierë, roje dhe pronari i lokalit, bar-kafe “Piazza”. Pas matjeve të testit të alkoolit, ka rezultuar se të gjithë të ndaluarit ishin nën ndikimin e alkoolit.

Vetëm Sokol Sanxhaktari rezultoi 0.72 g/l në të dyja testet e bëra. Njëri nga dëshmitarët thotë se ditën e ngjarjes, viktima (Lamçe) kishte vërejtur në telefonin e tij se kishte disa thirrje nga Sokol Sanxhaktari, me të cilën kishte disa kohë pa komunikuar.

“Rreth orës 15:30, shtetasi Sokol Sanxhaktari e ka marrë në telefon dhe e ka ftuar për kafe, në një lokal kioskë, afër ‘Turizmit’, në pronësi të tij“.

Më tej thuhet, se viktima bashkë me shtetasin E.B., shkuan se bashku në lokal dhe aty kanë gjetur duke pirë birra, Sokol Sanxhaktarin, Muhamet Muçën, Adriano Hajdarin, Bes Nikollën dhe Julian Lamçen.

Deklaruesi thekson se nuk e ka mësuar arsyen se përse e kishte thirrur Sokol Sanxhaktari viktimën, pasi ata kanë biseduar në një ambient të veçuar, ku dhe kanë marrë kokainë.

“Qëndruan deri në lokalin në fjalë deri në orën 21:00 dhe Sokoli, këmbënguli të shkonim në një lokal tjetër duke marrë pijet me vete. Edhe në lokalin tjetër, viktima dhe Sokol Sanxhaktari kanë konsumuar sërish  pije dhe lëndë narkotike, të cilën e merrnin në tualetin e këtij lokali. Dëshmitari thotë së rreth orës 4 të mëngjesit, Flori (viktima), i cili ishte në gjendje të rënduar fizike për shkak të pijes, i ka thënë ‘merr telefonin tim dhe ti ik!’”.

Rreth orës 4, ky dëshmitar,  ka arritur  të dalë nga lokali, ndonëse Sokol Sanxhaktari nuk e lejonte të dilte dhe për disa minuta ka qëndruar tek lulishtja, përreth 10 metra larg.

“Kur isha tek lulishtja, dëgjova një zhurmë të madhe si përplasje dhe pashë që Flori ishte në tokë, kurse Sokoli e qëllonte si i tërbuar, por nuk e pashë me çfarë e bënte, sepse nuk kisha fushëpamje. U largova në këmbë tek shtëpia e vëllait të viktimës, duke i dhënë edhe telefonin e të vëllait”.

Gazeta zbardh bisedën mes Sokol Sanxhaktarit dhe Adriano Hajdarit në një përgjim amebiental në mjediset e brendshme të Drejtorisë së Policisë Elbasan.

Ardiani- Ka vdek ai.

Sokoli – E di unë që ka vdek. Ai vdiq vetë, e pe, n’dëegjo ktu, e kena vra me sende të forta. Shife ktu i minutë, ai futi dorën i gjujti xhamit.

Ardiani – Ai a?

Sokoli – Po a xhami thyee e vlla, harrova t’i them ik e bani ekspertimin e xhamit dhe u ça damari. aty nxori gjakun ai uuuu. Pastaj pa menje rrëshkiti e ra me kokë kur dolëm jashtë që mora bluzën tate.

Ardiani – Ee bravo.

Sokoli – Ne do i bëjmë nja dy muaj burg, s’kemi ça bëjmë.

Ardiani – Mos e rruj trapin.

Sokoli – Normal, ej kjo është gjendja, hë e dëgjove gjendjen?

Ardiani – Ça asht ba.

Sokoli- Mos prek gojë.

Ardiani – Ça i bana unë atij, asgjë.

Sokoli – Asigja e, nejse asnjanit vet në botë, urtë lali gjithmonë, ky a muhabeti. I ra xhamit.

Ardiani – I ra xhamit nuk e diskutojmë ne e vlla.

Koha e regjistrimit, 1 orë, 1 minutë e tre sekonda nga fillimi i regjistrimit

Ardiani – Po mirë, ka vdek që dje me një fjalë ee.

Sokoli – Po po.

Ardiani- Kur hyhet për te lokali aty, ka kamera?

Sokoli – Kalon mbrapa, nuk e di.

Sokoli – Po kamarier, kishte aty?

Ardiani – Ë?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sokoli – Asnjë, s’kishte njeri tjetër, as kamarier asnjë gja s’kishte.

Ardiani – Ai çuni nuk e di nga iku ai.

Sokoli- Kush?

Ardiani – Ai Toni, se nga iku andej ai, se pash më, a doli që iku përjashta a nejti aty, erdhi me levat.

Sokoli- Joo o burr, s’e kam përdorur ma atë të parën, e pa ai që gjujti xhamin ai.

Koha, 1 orë, 13 minuta e 13 sekonda nga fillimi i regjistrimit

Sokoli – Duhet mush menja dhe Endrin, të vërtetën xhamit i ra mbrapa, që të vijë atje në gjyq të thotë, ore këtë e kam kushëri.

Ardiani – Po ore.

Sokoli – E kupton, po ti pse s’i the, po unë e kam kushëri atë or ti, si the ti. Unë e kam kushëri or bab thuaj, ky tjetri e ka shok të ngushtë, më kupton, që ta bëjmë në gjyq.

Ardiani – Kti Endrit s’e di plako, s’ja kam besën fare.

Sokoli – O robt po s’erdhi, ne do ja çojmë haberin.

Sokoli – E po ti themi ne, qysh e rrafëm ne atë, ai ishte me pistoletë me vete t’i themi, ja ku shtiu ktu, do i thotë dhe Çimi, merre Çimin dëshmitar, ishte me pistoletë me thikë me vete, ja ku ke brimën qe ka shti ktu. Qysh e rrafëm ne ktë njeri ee. Ne me gurë ai me pistoletë.

Ardiani – Po do thotë ai, ku e ka o bab.

Sokoli – Ku dim gja ne ku e ka, aty ku e morën, kur doli me vete e ka pas, ose kontrolloni aty, më kupton. Apo s’do e bëjmë fare ktë muhabetin, s’e thotë e keni marrë thotë dhe…

Koha, 2 orë, 44 minuta e 19 sekonda nga fillimi i regjistrimit

Sokoli – Thuaj unë Sokolin nuk e njoh, ashtu thuaj.

Ardiani – Po mos ashtu telefonin ata.

Biseda midis shtetasit Sokol Sanxhaktari dhe shtetasit Anesti Greku, zhvilluar me datë 30.07.2021, ora 08.40, rezulton me vlerë  për hetimin.

Anesti – Po ju ishit afër me njëri-tjetrin.

Sokoli – Po ai, jo ai shife ça pati ai. Ai theu dorën, i ra debulesë dhe nga debulesa i ra koka ke ça ishte ajon, ke kjo. I ra aty, ra në tokë me të par, unë i hoqa bluzën atij shokut, se o lakuriq akoma sot ai. Ja lidha mas dorës, atij çunit, erdha direkt e te ty, të thashë ambulancën ose naj gja, thashë unë që të marrim policinë.

Anesti – Ambulancën po. Njoftovi ky përpara, ai kalimtari që vete ke hoxha, pastaj unë i mora me radhë.

Sokoli – S’ka problem, unë doja vetëm qe ti të thuash kto llafe qe të kam thënë.

Biseda midis shtetasit Adriano Hajdari dhe shtetasit Anesti Greku, zhvilluar me datë 30.07.2021, ora 09.45, rezulton me vlerë për hetimin

Anesti – Ouu ime, kush i hoqi pantallonat, ti apo ai, se unë s’i mbaj mend mirë me një fjalë.

Adriani – Ë

Anesti – Pantallonat them, bluzën, e ça ku di unë.

Adriani – Bluzën e hoqa unë o burr, ça pantallona thua ti, bluzën që lidhi atë o burrë, e pashë të shtrirë me gjak në tokë.

Anesti – Një bluzë e bardhë ishte aty.

Adriani – E e, lidha për bluzë o burrë.

Anesti – S’e di as vetë si të mbajmë qëndrimin me një fjalë, se nuk është problemi aty, se ta kisha parë skenën komplet, do thosha gjysmë llafi, po unë s’pashë gjë fare. Megjithatë jam i detyruar të përgjigjem me aq sa kam dijeni.

Adriani – Ça të them o lali, nuk e di ça të them fare. Jam trokë fare, e kupton ti, hoqa bluzën. Për ta lidh bilës, aty jam ballafaqu o burr.

Etiketa: Ardiano HajdariElbasanSokol SanxhaktariVrasje

Lajme të lidhura

Bashkëshortja e Salillarit ju merr tokat për panele diellore,  protestojnë banorët në Boçovë
Aktualitet

Bashkëshortja e Salillarit ju merr tokat për panele diellore, protestojnë banorët në Boçovë

13:03 - 05/12/25
EMRAT/ Trafik droge, SPAK dërgon për gjykim tri ‘kokat’ e grupit kriminal
Aktualitet

Në përgjim anëtarët e KLP? SPAK: Spekullim i pastër! Asnjë nuk është objekt hetimi

12:48 - 05/12/25
“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro
Aktualitet

“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro

12:37 - 05/12/25
Para
Gara në PD, Basha nga Vlora:  Rama ka 13 vjet që s’bën zgjedhje në parti

Basha nga Mati e Bulqiza: Pavarësisht kësaj masakre zgjedhore, sot jemi edhe më të fortë për ta çuar këtë betejë deri në fund

TË FUNDIT

Bashkëshortja e Salillarit ju merr tokat për panele diellore,  protestojnë banorët në Boçovë
Aktualitet

Bashkëshortja e Salillarit ju merr tokat për panele diellore, protestojnë banorët në Boçovë

13:03 - 05/12/25

Pasi ngritën zërin për zaptimin e tokave të tyre në fshatin Boçovë të njësisë administrative Levan, nga kompania “Bervi Construction”,...

Lexo më shumë
EMRAT/ Trafik droge, SPAK dërgon për gjykim tri ‘kokat’ e grupit kriminal

Në përgjim anëtarët e KLP? SPAK: Spekullim i pastër! Asnjë nuk është objekt hetimi

12:48 - 05/12/25
Thellohet skandali i basteve në Turqi, arrestohen lojtarët e Gallatasarajit dhe Fenerbahçes!

Thellohet skandali i basteve në Turqi, arrestohen lojtarët e Gallatasarajit dhe Fenerbahçes!

12:42 - 05/12/25
“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro

“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro

12:37 - 05/12/25
Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

12:06 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com