GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Elbasani dhe Tirana ndahen me barazim, mbyllet loja që u braktis nga bardheblutë

19:12 - 24/12/25
në Breaking Views, Sport, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Elbasani dhe Tirana ndahen me barazim, mbyllet loja që u braktis nga bardheblutë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Elbasani dhe Tirana e kanë mbyllur me barazim 1-1 ndeshjen e vlefshme për javën e 18 të Superiores. Të dyja ekipet ndanë nga 1 pikë në “Elbasan Arena”.

Pjesa e parë nuk kishte asgjë të veçantë për t’u shënuar. Gjithë emocionet ishin rezervuar në pjesën e dytë, aty ku Tirana kaloi e para në avantazh me Tabekun. Më pas verdheblutë fituan penallti, ndërsa Tirana nuk ishte e të njëjtit mendim me gjyqtarin Laver Alla.

Tsage e ktheu në gol penalltinë, ndërsa bardheblutë vendosën të braktisin për disa minuta ndeshjen. Ekipi u rikthye në fushë dhe rezultati mbeti i pandryshuar.

Trajneri Nuhiu përsëriti kërkesën, për të braktisur ndeshjen siç ndodhi në Durrës. Po ashtu gjatë kësaj kohe u panë edhe ofendime ndaj gjyqtarit Laver Alla. Sipas bardhebluve, penalltia nuk ishte. Tirana u rikthye disa minuta më vonë.

Rezultati ishte befasues, pasi Tirana po përballet me disa probleme. Sot nuk u aktivizua asnjë lojtar nga stoli dhe u regjistrua barazimi i tretë radhazi. Trajneri i Tiranës, Ardijan Nuhiu, theksoi se ekipi i tij kishte bërë mirë ndaj Elbasanit, teksa preferoi të mos komentonte penalltinë dhe largimin nga fusha. “Sa i përket penalltisë, ta vlerësojnë organet kompetente. Më vjen keq se çunat po vdesin në fushë, po bëjnë sakrificë për të kapur rezultatet”, tha ndër të tjera Nuhiu.

ELBASANI 1-1 TIRANA

77′(p) Tsage – 65′ Tabeku

72′-77′ GOOOL! Elbasani 1-1 Tirana/ Gjyqtari Alla akordon penallti për Elbasanin. Te Tirana protestojnë të gjithë. Më pas Tsage e kthen në gol. Ismajli ndëshkohet me karton të verdhë te Tirana, ndërsa vendoset të braktiset ndeshja.  (VIDEO)

65′ GOOOL! Elbasani 0-1 Tirana/ Tabeku trondit verdheblutë. Sfida zhbllokohet me golin e tij. (VIDEO)

Etiketa: Elbasani-Tirana

Lajme të lidhura

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)
Breaking Views

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)

23:28 - 07/04/26
Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë
Breaking Views

Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

23:14 - 07/04/26
Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen
Breaking Views

Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

23:03 - 07/04/26
Para
Vllaznia mund mes vuajtjesh Flamurtarin pas 6 ndeshjesh rresht pa fitore

Vllaznia mund mes vuajtjesh Flamurtarin pas 6 ndeshjesh rresht pa fitore

Discussion about this post

TË FUNDIT

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)
Breaking Views

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)

23:28 - 07/04/26

Është anuluar zyrtarisht tenderi për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano, pasi kompania e vetme që kishte...

Lexo më shumë
Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

23:14 - 07/04/26
Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

23:03 - 07/04/26
Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

22:14 - 07/04/26
Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

22:00 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com