GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Elbasani e mbyll me fitore dhe festë përballë Bylisit në stadiumin e tejmbushur

20:02 - 09/05/24
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Elbasani e mbyll me fitore dhe festë përballë Bylisit në stadiumin e tejmbushur
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Elbasani e ka mbyllur këtë sezon të rregullt të Kategorisë së Parë, duke mundur me shifrat 3-2 Bylisin në ndeshjen të cilën ballshiotët pranuan ta luanin në “Elbasan Arena” për të respektuar kampionët e kategorisë.

Ndryshimi u bë që gjithçka të kthehej në festë dhe ashtu ka qenë, pasi stadiumi ka qenë i tejmbushur me mijëra tifozë të pranishëm që deshën të ishin pranë verdhebluve.

Dy skuadrat në fushën e lojës nuk kanë zhgënjyer, duke dhuruar një ndeshje interesante, me raste për shënim. Ishin elbasanllinjtë ata të cilët shënuan të parët me anë të Grecës, por brenda pak minutash, ballshiotët gjetën dy herë rrugën e rrjetës, duke mbyllur në avantazh pjesën e parë të takimit. Në të dytën, skuadra e Nevil Dedes u përpoq që të zgjidhte në çdo mënyrë sfidën, duke u përballur me mbrojtjen e kujdesshme të Bylisit.

Por në fund, një supergol i Gavës dhe një devijim me kokë i Hoxhajt në shtesë, sollën fitoren 3-2 të Elbasanit, i cili e mbylli kështu në mënyrën më të mirë të mundshme këtë sezon.

Nën kujdesin e kryetarit të bashkisë Gledian Llatja, që në orët e para të mbasdites qendra e qytetit ka qenë vetëm për ekpin, tifozët dhe shumë qytetarë të cilët kanë përgëzuar ekipin për rikthimin e tyre në kategorinë superior.

Stadiumi Elbasan “Arena” u mbush me tifozë si dhe me plot urime dhe krenari, duke befasuar ekipin nga përkrahja e padiskutueshme e tifozëve.

Pas ndeshjes me Bylis, skuadra AF Elbasani parakaloi në bulevardin e qytetit së bashku me sportdashësit.

Ka qenë një atmosferë e madhe festive për qytetin e Elbasanit rikthimi i ekpit në superior, ku bashkia Elbasan ka ftuar të gjithë qytetarët të bëhen pjesë e kësaj skene si edhe të festojnë në një koncert të madh në sheshin “Gensher”. Festimet kanë vijuar, me lavdërime për lojtarët e talentuar dhe trajnerin e tyre.

Ky është një rikthim i madh në elitën e futbollit shqiptar që tifozëve elbasanas u kishte munguar aq shumë.

Krijuar tre vite më parë, ekipi ngjiti shkallët dhe tani do të përfaqësohet mes më të mirëve, aty ku duhet të jetë.

 

Etiketa: ElbasaniFeste

Lajme të lidhura

Sezoni i ri 2026-2027, FSHF bën njoftimin e rëndësishëm për licensimin e Klubeve
Sport

Merret vendimi i papritur, anulohet edhe ndeshja e kombëtares shqiptare me Japoninë

13:27 - 14/03/26
Elbasani forcohet me 3 lojtarë që u rikthyen këtë javë
Sport

Elbasani kërkon kreun në Vlorë, Tirana luan “finalen” në kryeqytet

09:32 - 14/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun
Breaking Views

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Para
Formacionet/ Atalanta e Gjimshitit kërkon mrekullinë ndaj Marseille, Roma  tenton përmbysjen ndaj Leverkusen

Formacionet/ Atalanta e Gjimshitit kërkon mrekullinë ndaj Marseille, Roma tenton përmbysjen ndaj Leverkusen

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com