GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Elbasani meritonte fitore, Musta humbet penallti në minutën e 94-t (VIDEO)

në Breaking Views, KRYESORE, Sport, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 4 min
A A
Elbasani meritonte fitore, Musta humbet penallti në minutën e 94-t (VIDEO)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Është mbyllur në barazim 1-1 supersfida mes Tiranës dhe Elbasanit e vlefshme për javën e pestë të Superiores.

Një duel dramatik që u mbyll me penalltinë e humbur nga Musta në minutën e 90+4’. Kola dhe Ze Gomesh ishin autorët e golave, ndërkohë që për Tiranën ky ishte barazimi i pestë radhazi në kampionat. Një ecuri për rekord kjo e bardhebluve për sa i përket barazimeve.  

Vlen të theksohet fakti se edhe pse ishte një përballje e luftuar, gjyqtari nuk ndëshkoi asnjë futbollist me karton të verdhë. I vetmi i ndëshkuar i sfidës ishte drejtori sportiv i Tiranës, Agim Ibrahimi. 

Në duelin e radhë Tirana do të përballet me Partizanin, ndërsa Elbasani pret Egnatian.  

TIRANA-ELBASANI 1-1

Kola 22′ / Ze Gomesh 24′

90+4′ Fund dramatik, Emiliano Musta humbet 11-metërshin, tentativa e tij ndalet nga Gentian Selmani. (VIDEO) 

90+2′ Jaku ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Tsague, për gjyqtarin nuk ka dyshime, 11-metërsh për Elbasanin. (VIDEO) 

90′ Akordohen 3 minuta shtesë.

90′ Kristi Qose shpërdoron një rast të artë me kokë. (VIDEO) 

90′ Zëvendësim te Elbasani, largohet Greca në fushë Qose.

87′ Sërish rrezikshëm Tirana me Haxhiun, që provon nga distanca, por kontrollon gjithçka portieri i Elbasanit. (VIDEO) 

82′ Shkëmbi kryn dy zëvendësimet e radhës, Gjumsi dhe Jaku në lojë, largohen Meta dhe Ismajli.

80′ Zharmoni shpërdoron një rast të artë pas gabimit të Mustës, sulmuesi i Tiranës nuk arrin të dërgojë topin në rrjetë, duke gjuajtur jashtë kuadratit. (VIDEO) 

74′ Dy zëvendësime te Tirana, largohet Ndreca në fushë Prengaj. Largohet edhe Jonuzi në vendin e tij Abah.

70′ Rimal Haxhiu shkarkon të djathtën nga distanca, tentativa e tij shkon jashtë kuadratit.

68′ Tjetër zëvendësim tek Elbasani, largohet Klevis Kasa në lojë Hakaj.

63′ Zharmoni kalon bukur Qaqin nga e djathta, provon të shërbejë për Ndrecën, por kupton gjithçka portieri Abalola, që bën një ndërhyrje vendimtare. (VIDEO) 

61′ Dembele i pakalueshëm në mbrotje, mbrojtësi bën dy ndërhyrje shpëtimtare.

58′ Tirana shfaqet e rrezikshme nga goditjet e këndi, por kësaj here mungon saktësia.

49′ Mundësi ideale për Tiranën, e pabesueshme çfarë humbasin bardheblutë. (VIDEO) 

46′ Pjesa e dytë nis me 2 zëvendësime te Elbasani, mbeten në dhomat e zhveshjes Edon Hasani dhe Ze Gomesh, në fushë Melo dhe Tsague.

Mbyllet pjesa e parë! 

45′ Akordon 2 minuta shtesë!

44′ Sërish rrezikshëm Elbasani me Ze Gomesh, por kësaj here tentativa e sulmuesit shkon jashtë kuadratit.

40′ Dros lëshon një predhë nga distanca me të djathtën, por tentativa e tij shkon mbi kuadrat.

33′ Provon edhe Elbasani me Grecën, por tentativa e tij me të majtën shkon jashtë kuadratit.

32′ Pranë golit të dytë Tirana me Kolë, por kësaj here tentativa e mbrojtësit me kokë pas harkimit nga këndi shkoi mbi kuadrat. (VIDEO) 

24′ GOOOOOL ELBASANI 1-1/ Vendoset menjëherë baraspesha, Ze Gomesh mposht portierin Selmani, me një të djathtë potente brenda zonës (VIDEO) 

22′ GOOOOL TIRANA 1-0/ Shpërthen festa në “Air Albania”, bardheblutë shënojnë me Kolën, i cili godet saktë me kokë pas harkimit nga këndi. (VIDEO) 

13′ Minuta mjaft të mira për Tiranën, që kërkon me ngulm golin e avantazhit.

11′ Zëvendësim i detyruar te Elbasani, largohet nga fusha A.Kasa vendin e tij e merr Hila.

8′ Tirana merr disi frenat e lojës, duke ushtruar presion në zonën e Elbasanit, por mungojnë rastet e rrezikshme.

2′ Pranë golit Elbasani me Ze Gomesh, por reagon mjaft mirë portieri Selmani, i cili i mohon avantazhin sulmuesit portugez. (VIDEO) 

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE

TIRANA: Selmani, Mici, Dembele, Ismajli, Kola, Meta, Soler, Jonuzi, Haxhiu, Ndreca, Zharmuni.
Trajner: Bledi Shkëmbi

ELBASANI: Abalora, Qaqi, Lulaj, Dros, Musta, Lila ,K. Kasa, A. Kasa, Hasani, Greca, Gomes
Trajner: Roberto Bordin.

Renditja:

Dy duelet e tjera të ditës së sotme u mbyllë në barazim. Ecuri për rekord e Tiranës që në 5 javë kanë siguruar 5 barazime. Ndërkohë për sa i përket kreut, Vllaznia dhe Egnatia kryesojnë me pikë të barabarta. Në ndjekje të dy kryesuesve janë vënë Elbasani dhe Partizani me 8 pikë. Tabela mbyllet me Laçin me 2 pikë.

TEUTA-VLLAZNIA 1-2

EGNATIA-BYLIS 4-0

LAÇI-PARTIZANI 1-1

DINAMO-SKËNDERBEU 2-1

TIRANA-ELBASANI 1-1

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1Tirana-Elbasani

Lajme të lidhura

Anglia kërkon kualifikimin ndaj Ganës, Harry Kane synon rekordin
Sport

Anglia kërkon kualifikimin ndaj Ganës, Harry Kane synon rekordin

12:13 - 23/06/26
Raporti i UEFA-s dhe Nielsen, mbështetja për Kombëtaren shqiptare arrin në nivele rekord
Sport

Raporti i UEFA-s dhe Nielsen: Përmirësohet imazhi i FSHF-së, shqiptarët e lidhin progresin e futbollit me punën e Federatës

11:59 - 23/06/26
Festa e norvegjezëve po i mahnit të gjithë, ‘Varka vikinge’ bëhet simboli i Botërorit
Sport

Festa e norvegjezëve po i mahnit të gjithë, ‘Varka vikinge’ bëhet simboli i Botërorit

10:47 - 23/06/26
Para
Berisha: Punëtori gjerman i blen ushqimet shumë më lirë se pensionisti shqiptar

Berisha: Punëtori gjerman i blen ushqimet shumë më lirë se pensionisti shqiptar

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Kërkesa të tepërta dhe pritje jo realiste”, Irani refuzon raundin e dytë të bisedimeve me SHBA-në
Botë

Negociatat SHBA-Iran në Zvicër, lirohen 12 miliardë dollarë asete të ngrira iraniane

15:30 - 23/06/26

Bisedimet midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara kanë përfunduar në Zvicër, me të dyja palët që kanë rënë dakord të...

Lexo më shumë
Vala e të nxehtit ekstrem që përfshiu Evropën shkaktoi 20 viktima në Francë që nga fundjava

Vala e të nxehtit ekstrem që përfshiu Evropën shkaktoi 20 viktima në Francë që nga fundjava

15:08 - 23/06/26
Macron priti Ramën, eurodeputetja franceze: Franca nuk duhet t’ia japë dorën një njeriu që mashtron vendin e tij

Macron priti Ramën, eurodeputetja franceze: Franca nuk duhet t’ia japë dorën një njeriu që mashtron vendin e tij

14:36 - 23/06/26
Rama  e quajti Dritan Goxhajn një dezertor të UÇK, por dokumentat flasin ndryshe: Ishte komandant…

Rama e quajti Dritan Goxhajn një dezertor të UÇK, por dokumentat flasin ndryshe: Ishte komandant…

14:17 - 23/06/26
Rama në Fier: “Pse Vlora nuk del në protestë?”

Rama i sulet edhe hoxhës: ‘Ç’punë ke ti me protestën? Mos bëj punën e shejtanit! Komentuesit e masakrojnë

14:05 - 23/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetholiganbetimajbet girişUltrabetGrandpashabetgrandpashabetjojobetgrandpashabetUltrabetcasibom girişrobinbetjojobet girişjojobetgrandpashabet girişJojobetGrandpashabetgrandpashabetJojobetGrandpashabet Giriş