GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Elbasani, pas portierit çek, gati dy blerje nga Evropa për skuadrën e Gvozdenoviçit

në Breaking Views, Sport, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Elbasani, pas portierit çek, gati dy blerje nga Evropa për skuadrën e Gvozdenoviçit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Klubi i Elbasanit vazhdon të jetë aktiv në prapaskenë për ndërtimin e skuadrës për sezonin e ri. Teksa drejtuesit janë përfshirë në shumë tratativa dhe janë përmendur emra të shumtë lojtarësh në media dhe ambiente sportive, deri më tani, i vetmi përforcim i zyrtarizuar është ai i portierit çek, Martin Janaçek, i cili pritet të sjellë eksperiencë dhe siguri në katërkëndëshin verdheblu.

Kjo lëvizje është parë si një hap i rëndësishëm, por në të njëjtën kohë, një sinjal se pritet më shumë dinamizëm në ditët në vijim. Në ambientin sportiv dhe mes tifozëve ka një ndjenjë pritshmërie të madhe.

Burime nga brenda klubit pohojnë se puna po bëhet me kujdes dhe pa nxitim, për të afruar lojtarët e duhur dhe për të ndërtuar një skuadër cilësore. Megjithatë, presioni për rezultate dhe kërkesat e tifozërisë kërkojnë që zyrtarizimet të mos vonohen më gjatë.

 

 

PRITET EUROPA – Burime pranë klubit bëjnë me dije se janë piketuar edhe dy futbollistë të rëndësishëm, të cilët aktualisht janë pjesë e ekipeve shqiptare që do të luajnë në Kupat e Europës gjatë kësaj vere. Bëhet fjalë për dy lojtarë me eksperiencë në elitën e futbollit shqiptar, të cilët janë në planet e trajnerit Gvozdenoviç për të përforcuar repartet kyçe të skuadrës. Megjithatë, për momentin transferimi i tyre është i pamundur, pasi ata janë të angazhuar me klubet respektive në përgatitjet për turin e parë të kompeticioneve europiane.

Elbasani është i vetëdijshëm se do duhet të presë për të siguruar shërbimet e tyre, por, nga ana tjetër, kjo është një lëvizje që tregon se drejtuesit po synojnë cilësinë dhe jo thjesht numrat. Strategjia është që të përfitohet nga dritarja e dytë e merkatos, kur ekipet që eliminohen nga Europa fillojnë të lëshojnë lojtarë. Këto prurje potenciale konsiderohen të rëndësishme në vizionin e klubit, i cili synon të ndërtojë një grup konkurrues për Kategorinë Superiore.

Etiketa: AF Elbasani

Lajme të lidhura

Shqipëri-Finlandë/ Masat e sigurisë, FSHF ka një thirrje për tifozët që do të vijnë në stadium
Sport

Shqipëri-Finlandë/ Masat e sigurisë, FSHF ka një thirrje për tifozët që do të vijnë në stadium

11:23 - 12/11/26
4 lojtarët që Maran dërgon në tribunë për sfidën me Finlandën, Hysaj i vetëm në krahun e djathtë
Sport

4 lojtarët që Maran dërgon në tribunë për sfidën me Finlandën, Hysaj i vetëm në krahun e djathtë

10:43 - 12/11/26
Ndeshja Shqipëri-Jordani/ Policia me planmasash, kufizohet qarkullimi në disa akse
Aktualitet

Ndeshja Shqipëri-Finlandë, policia bllokon disa rrugë në Tiranë! Ja akset ku nuk do të lejohet qarkullimi

09:55 - 12/11/26
Para
Rritja e shpenzimeve ushtarake në 5% të PBB/ Ambasada e SHBA në Tiranë: Nën udhëheqjen e Trump, vendet e NATO-s drejt vendimeve historike

Rritja e shpenzimeve ushtarake në 5% të PBB/ Ambasada e SHBA në Tiranë: Nën udhëheqjen e Trump, vendet e NATO-s drejt vendimeve historike

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vendimi i Apelit për Oltion Bistrin/ Policia nuk e gjen në banesë, ish-shefi i Operacionales ndodhet prej muajsh jashtë vendit
Aktualitet

Vendimi i Apelit për Oltion Bistrin/ Policia nuk e gjen në banesë, ish-shefi i Operacionales ndodhet prej muajsh jashtë vendit

12:01 - 12/11/26

Ish-shefi i Operacionales, Oltion Bistri, nuk është gjetur ende nga policia për ekzekutimin e vendimit të Apelit të GJKKO-së, që...

Lexo më shumë
Berisha pasi u pyet në SPAK: Do të padis edhe drejtues të tjerë të institucioneve të drejtësisë

Berisha pasi u pyet në SPAK: Do të padis edhe drejtues të tjerë të institucioneve të drejtësisë

11:42 - 12/11/26
Zbulohet shkelje në etiketim, Dogana e Tiranës bllokon 156 mijë produkte ushqimore dhe lodra

Zbulohet shkelje në etiketim, Dogana e Tiranës bllokon 156 mijë produkte ushqimore dhe lodra

11:34 - 12/11/26
Shqipëri-Finlandë/ Masat e sigurisë, FSHF ka një thirrje për tifozët që do të vijnë në stadium

Shqipëri-Finlandë/ Masat e sigurisë, FSHF ka një thirrje për tifozët që do të vijnë në stadium

11:23 - 12/11/26
Tentoi të kalonte 4 kinezë ilegalisht në Greqi, arrestohet 19-vjeçari në Sarandë, në kërkim bashkëpunëtori nga Kosova

Tentoi të kalonte 4 kinezë ilegalisht në Greqi, arrestohet 19-vjeçari në Sarandë, në kërkim bashkëpunëtori nga Kosova

11:09 - 12/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com