GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme

“Elbasani qarku i dytë më i varfër”/ Meta: 1/3 e fëmijëve nuk janë…

18:15 - 11/04/23
në Lajme, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Elbasani qarku i dytë më i varfër”/ Meta: 1/3 e fëmijëve nuk janë…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është shprehur se Elbasani është qarku i dytë më i varfër në Shqipëri.

Komentet Meta i bëri gjatë zhvillimit të një tryeze për familjen në qytetin e Elbasanit, ku i pranishëm ishte edhe kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për këtë bashki, Luçiano Boçi.

Meta tha se shtrenjtimi i kostos së jetesës ka bërë që të kemi një krizë të të gjithë shoqërisë shqiptare.

Ai shtoi se 1/3 e fëmijëve nuk janë as në shkolla, e as në kurse profesionale dhe sipas tij, ata përballen me vështirësi në të ardhmen, për t’u përshtatur në tregun e punës.

“Jemi në Elbasan jo rastësisht. Sepse më herët kemi zhvilluar një konferencë për çështjen e familjes, për ta fuqizuar dhe për ta mbrojtur atë. Menduam që kjo të mos kufizohej vetëm në Tiranë. Mendoj se kam pasur plotësisht të drejtë, sepse Elbasani ka përjetuar një fatkeqësi të treguesve social, është sot qarku i dytë më i varfër në Shqipëri. Ndërkohë që është vetëm pak minuta larg Tiranës. Përkeqësimi i këtyre treguesve socialë shprehet në disa statistika.

Elbasani është në krye për sa i takon nivelit të depresionit, nivelit të konsumit të alkoolit dhe të gjitha këto janë për shkak të një varfërie të pajustifikuar në Elbasan. Po ti shtojmë kësaj edhe nivelin e kriminalitetit, natyrisht që kjo është një gjendje që i ka rënduar dhe tronditur shumë familjet elbasanase por edhe shqiptare. Unë do të theksoja disa aspekte serioze që kanë të bëjnë me faktin se ne kemi qenë një vend që kishim moshën më të re në rajon, por rrezikohemi që të kemi moshën më të madhe në rajon, për shkak të uljes së numrit të lindjeve. Është e trishtë që projeksioni i OKB-së thotë që mosha mesatare mund të shkojë në 68 vjeç në vitin 2100, nga 38 që është aktualisht.

Numri mesatar i lindjeve për një grua është nga më të ultët në rajon, me vetëm 1.32 fëmijë dhe kemi numrin më të lartë të vdekjeve. Mua më bëri përshtypje një statistikë e freskët nga vetë INSTAT, ku 1/3 e të rinjve nuk janë as në shkollë e as në ndonjë kurs profesional. Kjo vjen për arsye se askush nuk kujdeset për ta. Sepse që të vazhdojnë shkollën, fëmijët kanë nevojë për mbështetje financiare. Ndërkohë edhe që të punojnë, mendohen shumë, sepse edhe niveli i pagave është shumë i ulët. Gjithashtu edhe mungesa e kualifikimeve e bën të vështirë që ata të gjejnë paga dinjitoze.

Mbyllja e degëve është e frikshme. Niveli i arsimit etik është jo vetëm jocilësor, por nuk ka si të jetë edhe gjithëpërfshirës. Të mos harrojmë se një mësues në Shqipëri merr 4200 euro në vit. Ndërsa në Malin e Zi 9900 euro. Shtrenjtimi i jashtëzakonshëm i kostos së jetesës, ka bërë që të kemi një krizë të të gjithë shoqërisë. Sepse nëse është në krizë mësuesi apo mësuesja për të përballuar jetesën, kjo ndikon edhe te fëmijët dhe edukimi i tyre. Të gjitha këto tregojnë mungesën e vëmendjes për arsimin, fëmijëve. Është e domozdoshme për të garantuar këtë vëmendje për këto shtresa. Për këtë gjë ne jemi fokusuar te modeli hungarez. Kjo kërkon në radhë të parë fuqizimin ekonomik të grave, të nënave dhe të vajzave.

Kërkon mbështetje për të ndihmuar të rinjtë tanë për të krijuar familje këtu, sepse e kanë të pamundur të bëjnë fëmijë, sepse i tremben risqeve. Ndaj në këtë drejtim është tepër e rëndësishme që të bëjmë politika sa më realiste, të mbështetura në burimet tona të pafundme. Forcimi i ndihmës ekonomike për gratë kryefamiljare, rritja progresive e pagesave për fëmijën e dytë apo të tretë, për të rritur kurajon. Sepse të kesh frikë të bëhesh nënë për herë të dytë dhe të tretë, është e papranueshme për vendin tonë. Unë besoj shumë se roli i bashkive është shumë i rëndësishëm, sepse ato kanë disa përgjegjësi dhe unë jam i bindur se ne do të bëjmë një dallim me situatën që është tani. Pashë shpresë për ndryshim dhe vëmendja ndaj grave. Roli i bashkive është i rëndësishëm edhe përsa i takon standardeve sa më cilësore për ndërtimin e çerdheve dhe kopshteve”, u shpreh Meta.

Etiketa: ElbasanmetaPolitike

Lajme të lidhura

Liderja e opozitës në Venezuelë Machado në Shtëpinë e Bardhë, i dorëzon Trumpit Çmimin Nobel për Paqen
Botë

Liderja e opozitës në Venezuelë Machado në Shtëpinë e Bardhë, i dorëzon Trumpit Çmimin Nobel për Paqen

23:11 - 15/01/26
Salianji: Nuk jam vetëpërjashtuar dhe nuk mund të më përjashtojnë nga PD
Breaking Views

Salianji: Nuk jam vetëpërjashtuar dhe nuk mund të më përjashtojnë nga PD

22:46 - 15/01/26
A do të sfidojë Berishën për drejtimin e partisë në zgjedhje? Ja si përgjigjet Salianji
Breaking Views

A do të sfidojë Berishën për drejtimin e partisë në zgjedhje? Ja si përgjigjet Salianji

21:48 - 15/01/26
Para
Viktimizimi artificial i Erion Veliajt

Viktimizimi artificial i Erion Veliajt

Discussion about this post

TË FUNDIT

Liderja e opozitës në Venezuelë Machado në Shtëpinë e Bardhë, i dorëzon Trumpit Çmimin Nobel për Paqen
Botë

Liderja e opozitës në Venezuelë Machado në Shtëpinë e Bardhë, i dorëzon Trumpit Çmimin Nobel për Paqen

23:11 - 15/01/26

«Presidenti nuk e ka ndryshuar mendimin». Ndërsa takimi mes Donald Trump dhe Maria Corina Machado-s ishte ende në zhvillim, zëdhënësja...

Lexo më shumë
Salianji: Nuk jam vetëpërjashtuar dhe nuk mund të më përjashtojnë nga PD

Salianji: Nuk jam vetëpërjashtuar dhe nuk mund të më përjashtojnë nga PD

22:46 - 15/01/26
A do të sfidojë Berishën për drejtimin e partisë në zgjedhje? Ja si përgjigjet Salianji

A do të sfidojë Berishën për drejtimin e partisë në zgjedhje? Ja si përgjigjet Salianji

21:48 - 15/01/26
Salianji: Sallat po mbushen plot me demokratë, lidershipi i ka braktisur

Salianji: Sallat po mbushen plot me demokratë, lidershipi i ka braktisur

21:23 - 15/01/26
Shqipëria nën ujë, mbledhja e KM pa reagim: Rama pa vendim për dëmshpërblimet, Balluku pa masa për infrastrukturën

Shqipëria nën ujë, mbledhja e KM pa reagim: Rama pa vendim për dëmshpërblimet, Balluku pa masa për infrastrukturën

21:15 - 15/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com