GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Elbasani tani ka stadiumin “aleat”, kërkon fitoren e parë në Superiore

23:20 - 25/08/24
në Breaking Views, Sport, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Elbasani tani ka stadiumin “aleat”, kërkon fitoren e parë në Superiore
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas barazimit të koleksionuar në start kundër Skënderbeut në transfertë, Elbasani kërkon edhe fitoren e parë në elitë.

Një trepikësh kundër Teutës do të futej në analet e historisë, sepse do të ishte i pari për këtë klub të ri, ndaj sfida me durrsakët cilësohet si tepër e rëndësishme për të besuarit e Roberto Bordin. Nga ana tjetër, fitorja do t’u jepte edhe më shumë moral dhe mbi të gjitha do ta fuste plotësisht në “shinat” e Superiores një skuadër të sapongjitur dhe që synon trofe që në vitin e saj të parë. Optimizmi në kampin verdheblu është i madh, prandaj të hënën në orën 20:00 të gjithë presin ta kthejnë një ditë feste.

STADIUMI “ALEAT” Me emocionet e debutimit që janë lënë pas në 90-të minutat në Korçë, tani Af Elbasani kërkon të ndërrojë “marsh” dhe të tregojë që në fillim se këtë sezon e ka marrë seriozisht. Për këtë gjë, i duhen pikët dhe fitoret në ndeshjet e para dhe për t’ia arritur duket se ka aleat edhe… stadiumin. Thuhet kështu, pasi tri sfidat e radhës verdheblutë do t’i luajnë në “Elbasan Arena”, aty ku normalisht e ndiejnë veten më të fortë, për shkak të mbështetjes që kanë nga tifozëria.

Fillimisht do të presin të hënën Teutën dhe më pas janë mysafirë në shtëpinë e tyre përballë Dinamos. Siç dihet, blutë e kryeqytetit kanë zgjedhur stadiumin e Elbasanit për t’i luajtur ndeshjet si pritës, edhe pse mbetet për t’u parë nëse ndaj verdhebluve do të ndërrojnë stadium apo do të qëndrojnë aty. Diçka që mbetet për t’u parë javën e ardhshme, edhe pse gjasat janë që të luhet në këtë impiant. Për të vijuar më tej me përballjen kundër Laçit që elbasanasit e luajnë sërish në shtëpi, duke kompletuar kështu tri ndeshje radhazi brenda, ku sigurisht ata do të përpiqen që ta shfrytëzojnë në maksimum dhe të marrin pikët e plota.

BILETAT Për ndeshjen me Teutën, klubi ka nxjerrë në shitje biletat disa ditë më përpara, duke publikuar edhe çmimet sipas tribunave përkatëse. Duket se edhe këtë sezon do të vijojë tradita e çmimeve të lira, ku me vetëm 200 lekë të reja mund të ndjekësh nga afër verdheblutë. Më pas çmimet variojnë nga 300 dhe deri në 2 mijë lekë të reja në tribunën VIP. Pritshmëritë e klubit janë që të ketë rreth 7 mijë të pranishëm t’i ndjekin nga afër, duke qenë se bëhet fjalë për një rikthim në Superiore në shtëpi pas 10 vitesh dhe në këtë qytet duan ta kthejnë në festë. /Panoramasport/

Etiketa: AF Elbasani

Lajme të lidhura

Legjionarët/ Uzuni, Mehmeti dhe Muja shënojnë për klubet e tyre! Katër kuqezinj të tjerë dhurojnë asiste
Sport

Legjionarët/ Uzuni, Mehmeti dhe Muja shënojnë për klubet e tyre! Katër kuqezinj të tjerë dhurojnë asiste

10:42 - 23/02/26
Ish-sampisti, prefekti Shkëlqim Hajdari kujton 20 shkurtin: Si po e mbronim bustin e Enverit…
Breaking Views

Ish-sampisti, prefekti Shkëlqim Hajdari kujton 20 shkurtin: Si po e mbronim bustin e Enverit…

23:20 - 22/02/26
Zgjedhja e Presidentit, Albin Kurti takon Bedri Hamzën e PDK-së
Kosovë & Rajon

Zgjedhja e Presidentit, Albin Kurti takon Bedri Hamzën e PDK-së

23:04 - 22/02/26
Para
Horoskopi ditor, e Enjte 8 Gusht 2024

Horoskopi për sot, 26 Gusht 2024

Discussion about this post

TË FUNDIT

Nis me debate mbledhja, Bardhi: Nuk mund t’i fshihni publikut vjedhjen e miliona eurove nga Balluku
Aktualitet

Nis me debate mbledhja, Bardhi: Nuk mund t’i fshihni publikut vjedhjen e miliona eurove nga Balluku

10:55 - 23/02/26

Ka nisur me debate mbledhja e Komisionit të Mandateve dhe Imuniteteve në Kryesinë e Kuvendit, e cila është mbledhur këtë...

Lexo më shumë
Sekuestrohen arsenal armësh zjarri dhe municioni luftarak në Shkodër, arrestohen dy të rinjtë (Emra)

Sekuestrohen arsenal armësh zjarri dhe municioni luftarak në Shkodër, arrestohen dy të rinjtë (Emra)

10:46 - 23/02/26
Legjionarët/ Uzuni, Mehmeti dhe Muja shënojnë për klubet e tyre! Katër kuqezinj të tjerë dhurojnë asiste

Legjionarët/ Uzuni, Mehmeti dhe Muja shënojnë për klubet e tyre! Katër kuqezinj të tjerë dhurojnë asiste

10:42 - 23/02/26
Pasi e izoloi totalisht juglindjen e vendit, Rama niset drejt Korçës me helikopter

Pasi e izoloi totalisht juglindjen e vendit, Rama niset drejt Korçës me helikopter

10:27 - 23/02/26
Mblidhet Këshilli i Mandateve për imunitetin e Ballukut, mbërrijnë në Kuvend prokurorët e SPAK

Mblidhet Këshilli i Mandateve për imunitetin e Ballukut, mbërrijnë në Kuvend prokurorët e SPAK

10:06 - 23/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com