GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Art & Kulturë

Elbenita Kajtazi prezanton Kosovën në BBC Cardiff Singer of the World, mahnitë me performancën

09:46 - 17/06/21
në Art & Kulturë
Kohë leximi: 2 min
A A
Elbenita Kajtazi prezanton Kosovën në BBC Cardiff Singer of the World, mahnitë me performancën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sopranoja shqiptare, Elbenita Kajtazi ka shkëlqyer me performancën e saj në skenën botërore të konkursit të këngës në BBC Cardiff Singer of the World, ku ajo për herë të parë në histori ka prezantuar Kosovën me një repertor të larmishëm të veprave botërore dhe shqiptare.

Me një qëndrim stabil në skenë dhe e veshur me një fustan tejet elegant, sopranoja kosovare ka shpalosur talentin e saj në performimin e muzikës klasike. Ajo përfaqësoi denjësisht shtetin tonë me interpretimin e veprave më të famshme ku në mesin e tyre ishte edhe kënga shqipe “Agimet Shqiptare” e kompozuar nga Avni Mula, e përmes së cilës duket se ajo ka shprehur mallin për atdheun.

Paraqitja e saj në një skenë të tillë ku ajo u shoqërua me një orkestër të tërë prapa saj, dëshmoi edhe një herë se sukseset e saj nuk kanë mbarim. Zëri i saj buçonte përgjatë çdo sekonde, e njëlloj si varësja e saj që po shkëlqente, Kajtazi me një hijeshi të pakrahasueshme ka vezulluar mbrëmë skenën dhe ka pushtuar atmosferën me veçantinë e saj.

Kujtojmë se Elbenita ka vendosur që të merr pjesë në dy kategori, në atë të këngës dhe operës pasi që konkursi BBC Cardiff Singers of the World është garë e dyfishtë.

Kajtazi e ka shpërndarë edhe videon ku na sjell më afër këtij interpretimi duke shpresuar që të gjithë ta shijojnë sa edhe ajo.

Tutje ajo është shprehur shumë krenare që ka arritur të reprezantojë Kosovën për herë të parë në Cardiff-Wales.

“Të dashur miq, uroj ta shijoni paraqitjen time në Cardiff Singers Of the World, është ëndërr e imja të këndoj rolin e Juliette, uroj që së shpejti ta kem në kalendarin tim! Nga zemra ju uroj gjitha të mirat dhe faleminderit shumë për përkrahjen. Ishte kënaqësi e papërshkrueshme ta reprezentoja Kosovën për herë të parë në Cardiff-Wales”, ka shkruar Kajtazi.

Pas këtij lajmi të mrekullueshëm nuk kanë munguar edhe urimet e shumta drejtuar Elbenitës, e ndër to nuk mungoi as urimi i sopranos Ermonela Jaho e cila është shprehur krenare me suksesin e Elbenites. 

Etiketa: Elbenita Kajtazi

Lajme të lidhura

Përcillet në banesën e fundit parodisti Mane Lumani, familjarët dhe kolegët i japin lamtumirën
Aktualitet

Përcillet në banesën e fundit parodisti Mane Lumani, familjarët dhe kolegët i japin lamtumirën

14:26 - 02/03/26
Kinematografia shqiptare në zi! Ndahet nga jeta aktori i njohur korçar, Zhani Ziçishti
Aktualitet

Kinematografia shqiptare në zi! Ndahet nga jeta aktori i njohur korçar, Zhani Ziçishti

11:04 - 25/02/26
Peticioni online kërkon njohjen e plisit shqiptar nga UNESCO: Të ruajmë trashëgiminë tonë
Aktualitet

Peticioni online kërkon njohjen e plisit shqiptar nga UNESCO: Të ruajmë trashëgiminë tonë

13:26 - 11/02/26
Para
E konfirmon Lokomotiva Zagreb, Albion Marku rikthehet në Kroaci

E konfirmon Lokomotiva Zagreb, Albion Marku rikthehet në Kroaci

TË FUNDIT

Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore
Breaking Views

Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore

20:36 - 15/03/26

Nuk ka “qetësi” për Dinamon e Ilir Dajës. Në ndeshjen kundër Teutës e fundit pë rjavën e 28-të të Abissnet...

Lexo më shumë
Barcelona i përgjigjet goleadës së Realit të Madridit me manita ndaj Sevillas

Barcelona i përgjigjet goleadës së Realit të Madridit me manita ndaj Sevillas

20:19 - 15/03/26
Richarlison shpëton Tottenham nga humbja, Liverpool lëshon dy pikë në Anfield

Richarlison shpëton Tottenham nga humbja, Liverpool lëshon dy pikë në Anfield

20:04 - 15/03/26
Zgjedhjet në PD Vlorë, shpallet fituesja e postit të kryetares së degës

Zgjedhjet në PD Vlorë, shpallet fituesja e postit të kryetares së degës

19:41 - 15/03/26
Pogradec, mbaron numërimi, zgjidhet kryetari i ri i degës së PD-së

Pogradec, mbaron numërimi, zgjidhet kryetari i ri i degës së PD-së

18:56 - 15/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com