GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Eleminohen vatrat e zjarrit në Dukat e Gjirin e Gramës, MM: Problematike flakët në Majën e Rrunës

12:31 - 07/08/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: Në operacione janë përfshirë mbi 500 efektivë të FA
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministria e Mbrojtjes mesditën e kësaj të shtune ka bërë me dije se është bërë i mundur fikja e vatrave të zjarrit që ndodheshin në Dukat dhe Gjirin e Gramës.

Sipas njoftimit mësohet se me ndihmën e helikopterit të ardhur nga Holanda është bërë i mundur neutralizimi i disa vatrave të zjarrit.

Gjithashtu është shuar zjarri pranë pikës kufitare Rips në fshatin Livadhja, në bashkinë Finiq, duke shmangur rrezikun për banesat.

Ndërkohë për shkak të terrenit të vështirë vijon puna për shuarjen e flakëve të zjarrit në majën e Rrunës në Kukës, ku forcat po punojnë të për mos lejuar përhapjen e flakëve në zonat e banuara.

“Eleminohen vatrat e zjarrit në Dukat e Gjirin e Gramës.Pas punës së intensifikuar të forcave operacionale dhe helikopterit të ardhur nga Holanda po vijon puna për izolimin e plotë të flakëve në të gjithë sipërfaqen e prekur në Gadishullin e Karaburunit, në qarkun e Vlorës.

Gjithashtu është shuar zjarri pranë pikës kufitare Rips në fshatin Livadhja, në bashkinë Finiq, duke shmangur rrezikun për banesat.

Zjarri në fshatin Gjorgos, njësia administrative Cakran, bashkia Fier po mbahet nën kontroll, ndërsa ka vijuar puna me helikopterin çek për shuarjen përfundimtare të tij.

Në Kepin e Rodonit, në Durrës është raportuar një vatër zjarri, për të cilën po vijon puna për vënien nën kontroll nga forcat në terren. Nuk paraqitet rrezikshmëri.

Një vatër zjarri në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra është raportuar në malin e Xhyrës, në bashkinë e Librazhdit. Ai po shuhet nga forcat zjarrfikëse të bashkisë.

Zjarri në fshatin Thirrë, njësia administrative Fan, bashkia Mirditë ka vijuar të zgjerojë perimetrin, duke shkaktuar tym në të gjithë kodrën. Forcat po punojnë për të ndërprerë vijën e zjarrit në afërsi të rrugëve të fshatit. Ndërkaq është izoluar plotësisht zjarri në fshatin Munellë-Domgjon, bashkia Mirditë.

Vijon të paraqitet e vështirë ndërhyrja për shkak të terrenit në Majën e Rrunës, në Kukës, ku forcat po punojnë të për mos lejuar përhapjen e flakëve në zonat e banuara. Nën kontroll mbeten flakët në fshatin Klysyrë të bashkisë Tropojë si dhe në Vermosh të Malësisë së Madhe”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Etiketa: Dukatflakeministria e mbrotjesvatra zjarri

Lajme të lidhura

Grabitja e bankës në Tiranë, këta janë dy efektivët e policisë që arrestuan autorin në flagrancë
Aktualitet

Grabitja e bankës në Tiranë, këta janë dy efektivët e policisë që arrestuan autorin në flagrancë

16:21 - 12/02/26
“Armiq të shtetit”: Kritikat e Ramës ndaj gjyqtarëve ngjallin shqetësime në Shqipëri dhe BE
Aktualitet

“Pavarësi e papërgjegjshme”, Rama: Ka 92 raste ku llumi i pastruar nga vetingu janë trajtuar si viktima

15:23 - 12/02/26
“Më jep 20 mijë Euro!” I vuri gjobë  zyrtarit të Shëndetit Publik, arrestohet gazetari Elio Laze
Aktualitet

“Më jep 20 mijë Euro!” I vuri gjobë zyrtarit të Shëndetit Publik, arrestohet gazetari Elio Laze

14:38 - 12/02/26
Para
15 raste të reja dhe një i vdekur nga Covid-19 në Kosovë në 24-orët e fundit

Rritje të frikshme të rasteve me Covid dhe një viktimë në Maqedoninë e Veriut

TË FUNDIT

Rokada, pas largimit nga Prefektura, Afrim Qendro emërohet kreu i ri i IKMT
Breaking Views

Rokada, pas largimit nga Prefektura, Afrim Qendro emërohet kreu i ri i IKMT

16:45 - 12/02/26

Afrim Qendro emërohet në krye të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit. Ai deri para pak ditësh ka mbajtur detyrën...

Lexo më shumë
Grabitja e bankës në Tiranë, këta janë dy efektivët e policisë që arrestuan autorin në flagrancë

Grabitja e bankës në Tiranë, këta janë dy efektivët e policisë që arrestuan autorin në flagrancë

16:21 - 12/02/26
“Armiq të shtetit”: Kritikat e Ramës ndaj gjyqtarëve ngjallin shqetësime në Shqipëri dhe BE

“Pavarësi e papërgjegjshme”, Rama: Ka 92 raste ku llumi i pastruar nga vetingu janë trajtuar si viktima

15:23 - 12/02/26
Çfarë po ndodh? Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian

Çfarë po ndodh? Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian

15:03 - 12/02/26
“Më jep 20 mijë Euro!” I vuri gjobë  zyrtarit të Shëndetit Publik, arrestohet gazetari Elio Laze

“Më jep 20 mijë Euro!” I vuri gjobë zyrtarit të Shëndetit Publik, arrestohet gazetari Elio Laze

14:38 - 12/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com