GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Eliminatoret e Botërorit 2026, Duka: Mundësi për të arritur një tjetër objektiv historik

14:04 - 20/11/24
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Duka: Silvinjos i kemi propozuar rinovimin e kontratës, së shpejti e finalizojmë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka dhënë sot një mesazh në rrjetet sociale në lidhje me rrugëtimin e Kombëtares shqiptare në Ligën e Kombeve.

“E filluam mirë dhe e mbyllëm keq këtë garë të Nations League, humbëm ndeshjen kryesore, përcaktuesen, por nuk është se shkëlqyem në pjesën më të madhe të ndeshjeve. Realisht u mërzitëm, mbase dhe për faktin se krijuam shumë pritshmeri. Pasi të qetësohemi duhet ta analizojmë mirë këtë kompeticion”, thekson Duka.

“Përtej anës teknike e taktike, për të cilën stafi do t’i nënshtrohet një analize të thellë, sërish vumë re që ekipi pësoi ulje-ngritje, që natyrisht na vunë në pozita në klasifikim. Ishim të vetëdijshëm dhe u pa qartë që nuk kishim kundërshtarë aspak të thjeshtë. Po aq sa jemi përsëri të bindur që kemi një skuadër shumë të fortë e që mund të na dhurojë përsëri emocione të forta”, shton Duka.

Duka nënvizon se, pas ndeshjeve në Evropian duhet të bënim shumë më mirë në Nations League, por diçka nuk funksionoi siç donim dhe trajneri, stafi dhe ekipi do ta analizojnë mes tyre.

“Tani është koha për pak qetësi, pasi gjithkush e ndjen peshën e përgjegjësisë për atë që nuk bëmë mirë. Pavarësisht se nuk ishim aty ku meritojmë të jemi, përsëri kam bindjen, e jo vetëm unë, që kemi djem të shkëlqyer dhe një skuadër me shumë kualitet”, shkruan ai.

Duka thekson se, “Prezenca në Evropian na dha më shumë forcë e vetëbesim, por forca reale është vazhdimësia. Asnjë shteg vetëkënaqësie nuk duhet të na pengojë për të bërë shumë më mirë se sa në kualifikueset e Evropianit”.

“Ndeshjet që mbyllëm janë objekt reflektimi e analize dhe le të shërbejnë për të gjithë si një pikë emergjente kthese, duke i parë gjërat me qetësi dhe aspak me emotivitet për të gjetur fajtorë e të pafajshëm’, shprehet ai.

Presidenti i FSHF flet edhe për kundërshtarët e eliminatoreve të Botërorit.

“Shpejt do të mësojmë kundërshtarët e eliminatoreve të Botërorit. Kemi shkuar me meritë e djersë dy herë në Evropian. Me besim e shumë forcë korrigjuese në vetvete do të tentojmë një mundësi për të arritur një tjetër objektiv historik”, thekson ai.

Duka shprehet se, është detyrim për të kthyer faqe e për të bërë shumë më mirë, sepse sfida shumë më të vështira na presin.

Duka falënderon tifozët e mrekullueshëm, që në asnjë moment nuk e kanë lënë skuadrën, e mbështetën dhe ishin afër saj si kurrë më parë.

“Pikërisht për ta pika e kthesës së Kombëtares duhet të jetë shumë e fortë! Me bindjen se do të rikthehemi shumë më të fortë, për një tjetër objektiv historik, Botërorin”, nënvizon Duka.

Etiketa: Armand Dukaduka

Lajme të lidhura

E shtuna e barazimeve në Superiore, nuk ka fitues as në Dinamo-Bylis
Sport

E shtuna e barazimeve në Superiore, nuk ka fitues as në Dinamo-Bylis

21:28 - 31/01/26
Debutim i ‘çmendur i Asllanit! Jep asistin e fitores për Beshiktash, por e “djallos“ me karton të kuq
Sport

Debutim i ‘çmendur i Asllanit! Jep asistin e fitores për Beshiktash, por e “djallos“ me karton të kuq

21:15 - 31/01/26
101 minuta “dramë” në kryeqytet, Elbasani shokon Partizanin në fund!
Sport

101 minuta “dramë” në kryeqytet, Elbasani shokon Partizanin në fund!

19:03 - 31/01/26
Para
Transferta mbi 150 mijë Pound, sekuestrohet llogaria bankare – Detaje

Mashtroi zyrtarët e MAS, dërgohet për gjykim premtuesi i bursave falas dhe udhëtimeve në SHBA

Discussion about this post

TË FUNDIT

ot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë
Aktualitet

ot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë

09:29 - 01/02/26

Sot në Gjykatën e Posaçme zhvillohet seanca për shqyrtimin e masës së sigurimit “arrest me burg” të caktuar ndaj kryebashkiakut...

Lexo më shumë
Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin

Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin

09:26 - 01/02/26
Historia pas “anijes” së azilit: vdekja e një shqiptari dhe betejat ligjore në Britani

Historia pas “anijes” së azilit: vdekja e një shqiptari dhe betejat ligjore në Britani

09:18 - 01/02/26
Trashësia arrin deri në 20 cm, rikthehen reshjet e borës në Korçë

Trashësia arrin deri në 20 cm, rikthehen reshjet e borës në Korçë

09:08 - 01/02/26
Vlorë/ Deti “pushton” Radhimën, uji i detit përmbyt zonat e ankorimit dhe magazinat

Vlorë/ Deti “pushton” Radhimën, uji i detit përmbyt zonat e ankorimit dhe magazinat

08:47 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com