GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Elis Halili nuk vonohet, ja pazari 390 MLN lekë me Lavdimir Barajn për rrugën e Kuzum Babait

në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 4 min
A A
Elis Halili nuk vonohet, ja pazari 390 MLN lekë me Lavdimir Barajn për rrugën e Kuzum Babait
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Elis Halili nuk është vonuar, por sapo është ulur në vend të Ermal Dredhës, ka marrë në dorë tenderat e bashkisë Vlorë. Inxhinieri pasi ka punuar në “akademinë e korrupsionit”, në kompaninë e oligarkut Shkëlqim Fusha, nuk e ka të vështirë të orientohet me prokurimet. Dora e tij shihet në tenderin për rrugën e teqesë së Vlorës, ku pazari është bërë me kompaninë që ka ofertën më të lartë.

Më konkretisht, bëhet fjalë për tenderin me objekt “Rikonstruksioni i rrugës në kodrën Kuzum Baba” me Fondin Limit 38 868 932,00 lekë pa TVSH.

Prokurimi është mbajtur më 9 shtator 2025 në zyrat e Bashkisë Vlorë dhe fituesi është shpallur më 17 tetor 2025.

Si fitoi kompania me ofertën më të lartë?

Tenderi dyshohet se është ndarë me marrëveshje ku fituesi ka qenë i paracaktuar. Sipas dokumenteve, njëra nga kompanitë është tërhequr në mes të garës. Kompania e njohur “Mela” shpk nuk ka bërë ofertë megjithëse ka nisur aplikimin duke dërguar xhiron vjetore të tre viteve të fundit.

Ndërkaq, kompania “Caushi M” shpk ka bërë një ofertë thuajse të barabartë me fondin limit. Kurse kompani me eksperiencë në tendera “NIKA” shpk ka bërë ofertë “anomalisht të ulët”: 26,040,590.00 lekë pa TVSH.

Këto janë kushtet e krijuara, ku komisioni i telekomanduar nga Elis Halili t’ia jepte tenderin kompanisë së Lavdimir Barajt që kishte ofertën më të lartë: 31,987,150.00 lekë pa TVSH.

Në këtë tender, GLAVENICA shpk ishte bashkuar me kompaninë “VISCONS GROUP” shpk me bazë në Vlorë e favorizuar shpesh në tendera me konflikt interesi.

Rikonstruksioni i rrugës në kodrën Kuzum Baba sipas kontratës do të zgjasë 4 muaj. Ndërkohë bashkia ka bërë edhe një tender për riparimin e shkallëve që të cojnë tek Teqeja “Kuzum Baba”.

Kompania që mbështet fushatat e Rilindjes

Operatori Ekonomik Kontraktues “GLAVENICA” shpk ka pronarë Lavdimir dhe Majlinda Baraj, ndërsa administratore është Jona Baraj. Kompania e familjes Baraj, duke qenë se favorizohet nga zyrtarët e PS-së, është e mbingarkuar me punë publike.

Kështu, 19 shtator 2025, “Glavenica” shpk ka marrë një tender 1 milion euro sërish me ofertën më të lartë. Pronarët e firmës fituese “Glavenica” Shpk me bazë në Ballsh, janë mbështetës të hapur të PS-së. Në faqen zyrtare në rrjetet sociale promovohen aktivitetet elektorale të Edi Ramës dhe të Taulant Ballës. Si shpërblim kanë marrë gjithë paratë e “Rilindjes urbane” në këtë zonë.

Dhuratë e “Rilindjes” për këtë subjekt ishte edhe tenderi i Bashkisë Korçë me objekt “Rikonstruksion i shkollës 9-vjeçare “Sotir Gurra” dhe ndërtim palestre”.

“Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit/ Skualifikim i ofertës me vlerë më të ulët”, kështu është klasifikuar nga Open Data Albania tenderi i firmosur nga Sotiraq Filo. Madje procedura është qëndisur me një “Flamur të kuq”, që është shenja e riskut të korrupsionit.

Ndërkohë datën 1 shtator 2025, “GLAVENICA” shpk ka marrë nga kryetarja e Bashkisë Lushnjë, Eriselda Sefa, kontratën 230 milionë lekë “Urbanizimi i qendrës Karbunarë ”.

Edhe këtë tender, familja Baraj e ka marrë me “Flamur të kuq”. Duke qenë se janë në të njëjtën kohë, cilin projekt do të lërë pas dore kompania, shkollën, sheshin apo rrugën e teqesë?

Kurse firma partnere “VISCONS GROUP” shpk duhet të jetë e favorizuara kryesore nga Elis Halili. Subjekti rezulton në emër të pronarit Marjo Hoxhaj, që është djali i Lulo Hoxhajt, shefit të financës së Bashkisë Selenicë. Kështu bëhen qokat! Ti më jep atje, unë të favorizoj këtej. Në bashkinë Selenicë, kjo kompani ka marrë disa tendera në bashkëpunim, duke u ndihmuar haptazi nga njësia e prokurimit.

Kush është Elis Halili?

Kjo foto me kryemnistrin ka pas një histori tenderash. Pas dorëheqjes së Ermal Dredhës, Këshilli Bashkiak i Vlorës ka zgjedhur në fillim të shtatorit Elis Halilin për kreun e bashkisë së bregdetit.

Halili, i cili u zgjodh zëvendëskryetar një ditë para dorëheqjes së Dredhës, u komandua në vend të kryebashkiakut vetëm me votat e këshilltarëve socialistë.

Këshilltarët e opozitës deklaruan se votimi do duhej të ishte i mbyllur dhe të përfshinte tre zëvendëskryetarët në garë, por shumica hodhi në votim vetëm emrin e Halilit.

Ky i fundit do të drejtojë bashkinë deri në mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme të parakohshme.

Elis Halili, inxhinieri dhe përgjegjësi i firmës së oligarkut Shkëlqim Fusha, “Fusha shpk”, për projektet e Jugut.

Vlonjatët e bëjnë Halilin përgjegjës për ngushtimin e Bulevardit të Vlorës,  për ndërtimin e atij tunelit të betonit në parkun pranë muzeut Pavarësia, për ngushtimin e rrugës pranë shkollës “Halim Xhelo”. për ndërtimin pa cilësi në Lungomare 3, devijimet në varësi të kërkesave të biznesit. Po ashtu, mbahet përgjegjës për mungesën e pastrimit të plazheve të Vlorës në 3 vitet e fundit gjatë sezonit veror.

Vendosja e tij në këtë detyrë është bërë për të kontrolluar prokurimet publike në interes të Ramës dhe të oligarkut Fusha.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: Elis HaliliLavdimir BarajMario Hoxhaj

Lajme të lidhura

Detaje nga vrasja e 40-vjeçarit në Dukagjin, u qëllua me 25 plumba, dyshohet për gjakmarrje
Aktualitet

Detaje nga vrasja e 40-vjeçarit në Dukagjin, u qëllua me 25 plumba, dyshohet për gjakmarrje

10:49 - 12/07/26
Dua Lipa kritikon Ramën në podcastin me Lea Ypin: Është shqetësuese që Qeveria nuk pyet qytetarët
Breaking Views

Dua Lipa kritikon Ramën në podcastin me Lea Ypin: Është shqetësuese që Qeveria nuk pyet qytetarët

10:26 - 12/07/26
Sulme me raketa dhe dronë nga Irani në Katar, Emirate dhe Bahrein
Botë

Sulme me raketa dhe dronë nga Irani në Katar, Emirate dhe Bahrein

10:05 - 12/07/26
Para
Tajfuni godet Filipinet, mbi 114 të vdekur dhe qindra të zhdukur

Tajfuni godet Filipinet, mbi 114 të vdekur dhe qindra të zhdukur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Detaje nga vrasja e 40-vjeçarit në Dukagjin, u qëllua me 25 plumba, dyshohet për gjakmarrje
Aktualitet

Detaje nga vrasja e 40-vjeçarit në Dukagjin, u qëllua me 25 plumba, dyshohet për gjakmarrje

10:49 - 12/07/26

Një breshëri prej 25 plumbash automatiku, të qëlluar nga e njëjta armë, i mori jetën 40-vjeçarit Aleksandër Koçeku në zonën...

Lexo më shumë
Dua Lipa kritikon Ramën në podcastin me Lea Ypin: Është shqetësuese që Qeveria nuk pyet qytetarët

Dua Lipa kritikon Ramën në podcastin me Lea Ypin: Është shqetësuese që Qeveria nuk pyet qytetarët

10:26 - 12/07/26
Sulme me raketa dhe dronë nga Irani në Katar, Emirate dhe Bahrein

Sulme me raketa dhe dronë nga Irani në Katar, Emirate dhe Bahrein

10:05 - 12/07/26
I riu humb jetën pasi u rrëzua në lumin Mat (Emri)

I riu humb jetën pasi u rrëzua në lumin Mat (Emri)

09:59 - 12/07/26
Babai i Haaland bën skandal në tribunë, shpërthen në të shara dhe gjeste kundër lojtarëve të Anglisë

Babai i Haaland bën skandal në tribunë, shpërthen në të shara dhe gjeste kundër lojtarëve të Anglisë

09:35 - 12/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com