GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Elisa në botën e çmendurirave”/ PD: Vendos Tom Doshin si parti opozitare

13:17 - 14/01/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Spiropali ‘hedh’ kolegët në prangat e SPAK: Kush ka gabuar me dashje, duhet të paguajë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso e cilëson një skandal, tentativën e kryeparlamentares Elisa Spiropali, për ta vendosur partinë e Tom Doshit si parti opozitare, në krah të Sali Berishës.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Kaso tha se Spiropali duke e paraqitur Partinë Social-Demokrate, të aleatit kryesor të Edi Ramës, Tom Doshi, jo si formacion të koalicionit qeverisës, por atij opozitar, është cenim i rëndë i së vërtetës, moralit politik e qytetar, si dhe shkelje e barazisë në zgjedhje.

Qëllimi, sipas Kasos, është për të grabitur një numërues të opozitës në zgjedhjet e ardhshme dhe për t’ia kaluar Doshit, i cili do të hiqet si e parti e opozitës, por do të militojë, numërojë e zhvasë për llogari të mazhorancës e NarkoRamës.

“Elisa që e nisi në botën e Çudirave, me pretendimin se do shpëtonte dynjanë, ka kaluar tani në Botën e Çmendurirave.

Sipas një plani të parapërgatitur për të manipuluar që në zanafillë, me çdo mjet dhe mënyrë zgjedhjet e 11 majit, në shkelje të plotë të ligjit dhe me skuthëri politike, ajo, duke përdhosur rolin e kryeparlamentares, e ka vendsour partinë e Tom Doshit në krah të opozitës së Sali Berishës.

Në një përgjigje që i ka kthyer intersimit të KQZ për rreshtimin e partive në Kuvend, kryetarja e Parlamentit, që me këtë mund të quhet e sharlamentit, e paraqet Partinë Social-Demokrate, të aleatit kryesor të Edi Ramës, heroit të zgjedhjeve të lira, Tom Doshi, jo si formacion të koalicionit qeverisës, por atij opozitar.

Ky është një cënim i rëndë i së vërtetës, moralit politik dhe qytetar dhe shkelje me të dyja këmbët e barazisë në zgjedhje.

Qytetarët e dinë se me kë është rreshtuar Tom Doshi që nga Tirana dhe deri në Shkodër, që nga 2011-a e deri në 2025-ën. Analistët mund të hapin dokumentacion online të KQZ dhe të shohin se, edhe në letra, aleanca Rama-Doshi është e fiksuar.

Elisa e Çmendurirave i di të gjitha këto, por e bën për t’i hyrë në qejf shefit, për të cënuar zgjedhjet e 11 majit, dhe për të ndihmuar Partinë Socialiste me një patericë të radhës. Duke nuhatur se i kanë punët keq, fusin në punë çdo mjet të padrejtë dhe antiligjor për të dëmtuar opozitën dhe procesin e votimit.

Pse e bën gjithë këtë? Qëllimi është për të grabitur një numërues të opozitës në zgjedhjet e ardhshme dhe për t’ja kaluar Doshit, i cili do të hiqet si e parti e opozitës, por do të militojë, numërojë e zhvasë për mazhorancën e NarkoRamës.

Ky falsifikim bie ndesh me dhjetra vendime të KQZ dhe Kolegjit Zgjedhor, të cilët përcaktojnë se opozitë nuk të bën vetëdeklarimi, por mbështetja që i jep në Kuvend nismave të qeverisë.

Këtë skandal opozita nuk ka për ta lejuar, dhe e paralajmëron Lajen e Kuvendit se, po nuk u tërhoq vetë, do paditet në SPAK për abuzim dhe shpërdorim me detyrën si dhe falsifikim.

Partia Demokratike e dënon ashpër këtë akt hajdutërie që dëmton balancat mes palëve në një vend ku të gjitha pushtetet janë në kthetrat e Ramës dhe mjaullimat e elisave të oborrit.

Sa për Tomën, si hero të opozitarizmit, kundër Ramës në zgjedhje, edhe çakejtë maleve qeshin kur e dëgjojnë“, tha Kaso.

Etiketa: Elisa SpiropaliIvi KasoPDtom doshi

Lajme të lidhura

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali
Aktualitet

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…
Breaking Views

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet
Aktualitet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Para
Vrasja e Martin Canit/ Protesta e radhës, me 18 janar

Vrasja e Martin Canit/ Protesta e radhës, me 18 janar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

Për herë të parë në 50 vjet, njerëzit do të kthehen në hënë dhe Qendra Kërkimore Ames e NASA-s në...

Lexo më shumë
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com