GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Elisa Spiropali tall leshtë me qytetarët dhe opozitën

në Aktualitet, Editorial, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Elisa Spiropali tall leshtë me qytetarët dhe opozitën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas ministrit të Brendshëm, përshkallëzimi i aksionit opozitar dje në parlament u dënua edhe nga institucioni i Kuvendit – drejtuar nga Elisa Spiropali – që përmes një reagimi qesharak e cinik pretendon se Kuvendi “mishëron vullnetin e popullit”.

Deputetët e opozitës nuk lejuan zhvillimin normal të seancës plenare të hënën si shenjë revolte për burgosjen politike të ligjvënësit Ervin Salianji, teksa bllokuan foltoren dhe dogjën karriget në oborrin e Parlamentit.

Në një reagim këtë të Martë, Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha i kërcënoi duke u kujtuar kamxhikun e procedurave ligjore, që në dorën e pushtetit çuan në burgun politik deputetin Ervin Salianji vetëm se denoncoi vëllanë trafikant të ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Më pas, institucioni i Kuvendit i drejtuar nga Elisa Spiropali njoftoi se do u mbajë pagat deputetëve të opozitës si kompensim për karriget e djegura.

Në reagimin e Kuvendit, thuhet se institucioni “mishëron vullnetin e popullit” dhe se “karriget e djegura prej tyre nuk janë të tyret, po janë të popullit shqiptar dhe janë blerë e mirëmbahen ashtu si edhe të gjitha pajisjet e tjera, me taksat e shqiptarëve”.

Një reagim cinik ky nga institucioni i drejtuar nga Spiropali, që prej vitesh të zgjatura tashmë është kthyer në një zgjatim të Partisë Socialiste të Edi Ramës. Ushtarët politikë të Ramës ngrenë kartonat dhe miratojnë gjithë projektligjet që rikthyesi i dënimeve politike kërkon. Asnjë nismë ligjore e iniciuar nga opozita nuk ka marrë dritën jeshile gjatë qeverisjes Rama. Pra, më shumë se sa përcaktimi letrar donkishotesk se “mishëron vullnetin e popullit”, Kuvendi de facto miraton mishëron vullnetin e udhëheqësit Edi Rama.

Përcaktimi se u dogjën pajisje të blera me taksat e shqiptarëve është një tjetër tallje cinike që u bëhet qytetarëve, të cilët me raporte del se vidhen çdo vit me shifra të frikshme nga të gjithë institucionet e ngritura për tu shërbyer, qendrore dhe lokale. Shqiptarëve u merret toka publike dhe u jepet oligarkëve, procedurat tenderuese janë kthyer në pazare të qelbura. Prona dhe paratë publike janë një koncept i vrarë nga qeveria Rama. Tashmë të tjetërsuara në pronën e partisë shtet me në krye Edi Ramën dhe buxhetin e shtetit të tij personal.

Sikur të mos mjaftonin këto, të nënshtruarit e udhëheqësit tallin leshtë me qytetarët, duke folur për realitete imagjinare.

Reagimi

Kuvendi i Shqipërisë, si institucioni më i rëndësishëm kushtetues që mishëron vullnetin e popullit nëpërmjet të zgjedhurve të vet, u sulmua dje si kurrë më parë dhe u përball me akte të rënda, deri në zjarrvënie, të dënueshme në aspektin e legjislacionit shqiptar dhe absolutisht të papranueshme në çdo aspekt tjetër.

Veprimet e ndërmarra nga deputetët e përfshirë, përmes goditjes me sende të forta ndaj personave të tjerë dhe djegies, shkatërrimit dhe dëmtimit të pajisjeve në sallën e seancave plenare, kanë shkaktuar përveç veprave penale edhe dëmtime të rënda të pronës publike.

Kuvendi i Shqipërisë, ka ngritur një grup pune për të bërë vlerësimin e dëmeve të shkaktuara dhe në përfundim të këtij vlerësimi, deputetët e përfshirë do të ngarkohen me përgjegjësinë e dëmshpërblimit të plotë financiar. Karriget e djegura prej tyre nuk janë të tyret, po janë të popullit shqiptar dhe janë blerë e mirëmbahen ashtu si edhe të gjitha pajisjet e tjera, me taksat e shqiptarëve. Zëvendësimi i plotë i tyre dhe i çdo pajisjeje tjetër të dëmtuar do të bëhet ekskluzivisht me të ardhurat që do t’u mbahen nga paga deputetëve të përfshirë.

Kuvendi i Shqipërisë u kujton të gjithëve se ky institucion është besimi dhe vullneti i popullit dhe populli nuk është një karrige që digjet, po është Sovrani që shërbehet deri në fund nga Kuvendi për besimin dhe vullnetin e Tij.

Etiketa: Elisa Spiropaliervin hoxhaKryesore1

Lajme të lidhura

Qeveria shpërthen ndaj Ahmetajt pas audiopërgjimit për trafikun e armëve: Të ketë guximin të vijë këtu
Aktualitet

Qeveria shpërthen ndaj Ahmetajt pas audiopërgjimit për trafikun e armëve: Të ketë guximin të vijë këtu

11:40 - 11/09/26
SPAK merr nën hetim deputetin Luan Baçi, akuzohet për fshehje pasurie!
Aktualitet

SPAK merr nën hetim deputetin Luan Baçi, akuzohet për fshehje pasurie!

11:34 - 11/09/26
“O hajdut!”/ Ish-ministri Ilir Beqaj paraqitet në SPAK, qytetarë e presin me protesta
Aktualitet

“O hajdut!”/ Ish-ministri Ilir Beqaj paraqitet në SPAK, qytetarë e presin me protesta

11:11 - 11/09/26
Para
Berisha për ndërkombëtarët: Burgosja e Salianjit, aktakuzë ndaj atyre që mbrojnë narkoregjimin

Berisha për ndërkombëtarët: Burgosja e Salianjit, aktakuzë ndaj atyre që mbrojnë narkoregjimin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Qeveria shpërthen ndaj Ahmetajt pas audiopërgjimit për trafikun e armëve: Të ketë guximin të vijë këtu
Aktualitet

Qeveria shpërthen ndaj Ahmetajt pas audiopërgjimit për trafikun e armëve: Të ketë guximin të vijë këtu

11:40 - 11/09/26

Qeveria e Edi Ramës ka reaguar për herë të parë pas akuzave të rënda që ish zv.kryeministri Arben Ahmetaj se qeveria...

Lexo më shumë
SPAK merr nën hetim deputetin Luan Baçi, akuzohet për fshehje pasurie!

SPAK merr nën hetim deputetin Luan Baçi, akuzohet për fshehje pasurie!

11:34 - 11/09/26
“O hajdut!”/ Ish-ministri Ilir Beqaj paraqitet në SPAK, qytetarë e presin me protesta

“O hajdut!”/ Ish-ministri Ilir Beqaj paraqitet në SPAK, qytetarë e presin me protesta

11:11 - 11/09/26
Deputeti demokat Luan Baçi paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati

Deputeti demokat Luan Baçi paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati

10:41 - 11/09/26
Rama shkarkon nga detyra Besfort Lamallarin, ja kush vjen në postin e ministrit të Brendshëm

Rama shkarkon nga detyra Besfort Lamallarin, ja kush vjen në postin e ministrit të Brendshëm

10:11 - 11/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com