GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Elisabeta Imeraj: Shpresoj ta kenë të arsyetuar se kush e kërkon shkarkimin tim

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Elisabeta Imeraj: Shpresoj ta kenë të arsyetuar se kush e kërkon shkarkimin tim
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish prokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj ka dhënë një deklaratë për mediat pas vendimit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit për shkarkimin nga detyra me arsyen se nuk justifikonte dot pasurinë.

Në fjalën e saj, Imeraj kundërshtoi vendimin e KLP, ndërsa shtoi se ka kërkuar vazhdimisht të di se kush e ka kërkuar shkarkimin e saj. Sipas ish prokurores, ajo nuk ka përfituar pasuri në kurriz të detyrës dhe hodhi akuza se procesi ka qenë i ndikuar që në fillim.

“Pa marrë parasysh asnjë lloj pretendimi të paraqitur nga ana ime, ajo që pretendohet nga reforma në drejtësi është që zëri i secilës palë të jetë i dëgjueshëm. Nuk e lidh këtë me situatën personale me shkarkimin tim. Në mënyrë të përsëritur kam kërkuar të di se kush e dëshironte shkarkimin tim. Shpresoj që ta kenë të arsyetuar se kush kërkon shkarkimin tim nga Drejtësia. Së pari, jeni udhëzuar që të merrni çdo fletë të dosjes hetimore nga të cilat vërtetohet në mënyrë të plotë se Elisabeta Imeraj ka zero pasuri brenda dhe jashtë territorit të republikës së Shqipërisë. Gjithashtu jeni të ftuar të shqyrtoni çdo akt në dosje që lidhen me pastërtinë e figurës time. Puna ime ndër vite besoj se e ka treguar më së qarti sesi është punuar duke u bazuar edhe në rezultatet që janë arritur. Në raport me atë që KPA vendosi është disproporcional. Ajo çfarë reforma në Drejtësi synon është krijimi i një sistemi të pavarur pavarësisht sesa është ndikimi i presioneve politike apo të vëzhguesve ndërkombëtarë të cilët mund të mos ndjerë rehat gjatë këtyre seancave. Kam paraqitur prova që dëshmojnë se ky proces ka qenë i ndikuar që në fillim të tij. Për shkak të marrjes në shqyrtim të denoncimeve anonime të bëra”, tha Imeraj.

Më herët, Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar nga detyra kryeprokuroren e Tiranës Elisabeta Imeraj, gjyqtaren e dosjeve të bujshme. Drejtuesja e trupës gjykuese, Ina Rama tha se Imeraj nuk justifikon pasurinë e krijuar ndër vite.

Etiketa: ImerajShkarkimi

Lajme të lidhura

OECD: Shqipëria ka rrjetin rrugor dhe hekurudhor më të dobët në Ballkanin Perëndimor
Aktualitet

OECD: Shqipëria ka rrjetin rrugor dhe hekurudhor më të dobët në Ballkanin Perëndimor

08:04 - 01/10/26
“Shqipëria kërkon revolucion”/ Sot dita e 124-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largimin e qeverisë
Aktualitet

“Shqipëria kërkon revolucion”/ Sot dita e 124-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largimin e qeverisë

07:33 - 01/10/26
Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet
Aktualitet

Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

21:15 - 30/09/26
Para
Procedohen penalisht 3 punonjës të Bashkisë Bulqizë për shpërdorim detyre

Procedohen penalisht 3 punonjës të Bashkisë Bulqizë për shpërdorim detyre

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 1 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:17 - 01/10/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.7 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
OECD: Shqipëria ka rrjetin rrugor dhe hekurudhor më të dobët në Ballkanin Perëndimor

OECD: Shqipëria ka rrjetin rrugor dhe hekurudhor më të dobët në Ballkanin Perëndimor

08:04 - 01/10/26
“Shqipëria kërkon revolucion”/ Sot dita e 124-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largimin e qeverisë

“Shqipëria kërkon revolucion”/ Sot dita e 124-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largimin e qeverisë

07:33 - 01/10/26
Parashikimi i motit për këtë të dielë: Kthjellime dhe alternime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 1 Tetor 2026

07:26 - 01/10/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 1 Tetor 2026

07:25 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com