GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Elita shqiptare që doli nga kazani i Enverit, deri te kryekazanxhiu i neokomunizmit

në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
Shqipëria nuk është as demokraci dhe as diktaturë, ajo është pronë private e Piktorit!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Kim Mehmeti

Një mik nga Tirana më pyet nëse do të ishte mirë t’u drejtohej një thirrje publike elitave shqiptare që t’i përkrahnin protestat?

Jo, i them, nuk ia vlen t’ua rikujtosh të bëjnë diçka për popullin e vet atyre që kanë shumë pak njeri në vetvete, që nuk i thërret zëri i brendshëm dhe nuk u thotë të largohen nga dritarja, prej nga ku i shikojnë protestuesit, e të zbresin në bulevard për t’u bashkuar me ta.

Pastaj i them: sikur Shqipëria të kishte elita pak më ndryshe nga ato që ka, sidomos nga elitat politike, nuk do t’i kishte ndodhur të ndërtonte demokracinë duke fjetur në shtratin enverist.

Pra, duhet pranuar se jo vetëm elita politike, por edhe të gjitha elitat e tjera i këndonin popullit ninulla me refrenin ‘do të bëhemi si e gjithë Evropa’, vetëm që ai të mos e shihte se pothuajse të gjithë ata e mbanin në brez lugën me të cilën kishin ngrënë nga kazani i Xhaxhit.

Gjithashtu, duhet pranuar se askush më mirë se Piktori nuk e kishte kuptuar se çfarë gatuhej në kazanët neoenveristë dhe se sa shumë u shijonte ajo që gatuhej aty akademikëve, mendimtarëve, profesorëve, varfanjakëve që brenda natës u bënë pasanikë…

Me këtë ai ia doli të dilte përpara popullit cullak, si i porsalindur, dhe ata që e panë të thoshin se ishte i veshur me petkun e padukshëm të mendimit përparimtar – një veshje që syri i prapambetur i leckamanëve, të cilët shohin vetëm ngjyrat kuq e zi, nuk mund ta shihte.

Duhet, pra, pranuar se askush më mirë se Piktori nuk e kishte kuptuar se të përgjumurit në shtratin e Enverit e ndiejnë si ledhatim kur i kap për veshi dhe se atyre duhet t’ua rikujtosh sa më shpesh nga cili kazan kanë dalë, sepse vetëm kështu ata i dorëzohen kryekazanxhiut – Piktorit, të dalë nga neokomunizmi.

Mikut tim nga Tirana ia rikujtoj se jetojmë në kohën e internetit, kur shumëkush nga ne beson se mjafton t’i shpalosësh qëndrimet në ‘gazetën tënde të murit’, ku do i lexosh lëvdatat e atyre që të duan dhe sharjet e atyre që të urrejnë, dhe kështu ta shlyesh borxhin ndaj popullit dhe vendit tënd?!

Sa më përket mua, prej moti nuk i lexoj as lëvdatat, as sharjet, sepse e di se ne nuk jemi as ajo që mendojmë për vetveten, as të atill siç na përshkruajnë ata që na shajnë dhe as ajo që thonë ata që na lëvdojnë.

Portreti ynë është i ngjyrosur me bojërat e vetëgënjimit, me ngjyrat e urrejtjes së atyre që nuk na duan dhe me ato të atyre që na duan e na lëvdojnë.

Por, sidoqoftë, njeriu i urtë e dine se është e pamundur të kesh fytyrë që do e pëlqejnë të gjithë, por mjafton nëse ia ke dalë të mos turpërohesh nga dukja që ke.

 

Etiketa: Elitakazani

Lajme të lidhura

Truku i pisët që Edi Rama po i bën futbollit për sponsorizimin!
Opinion

Truku i pisët që Edi Rama po i bën futbollit për sponsorizimin!

16:01 - 28/10/26
Tani është rradha e shqiptarëve, momenti i duhur të zhdukim Diktatorët
OP-ED

Tani është rradha e shqiptarëve, momenti i duhur të zhdukim Diktatorët

08:49 - 27/10/26
Shqipëria nuk është as demokraci dhe as diktaturë, ajo është pronë private e Piktorit!
OP-ED

Ra partia e punës, por komunizmi mbeti: Enveri la vrasësin, piktor tradhtarin!

08:10 - 24/10/26
Para
Shmanget tragjedia, guri gjigant bie mbi makinën e turistëve në rrugën e Thethit

Shmanget tragjedia, guri gjigant bie mbi makinën e turistëve në rrugën e Thethit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta masive në Itali kundër qeverisë Meloni, djegin fotografitë e kryeministres
Botë

Protesta masive në Itali kundër qeverisë Meloni, djegin fotografitë e kryeministres

19:53 - 30/10/26

Mësimdhënës, studentë, fermerë dhe punonjës të sektorëve publikë e privatë kanë zbritur sot në rrugët e qyteteve kryesore të Italise...

Lexo më shumë
Nga Arbër Abazi, Paqsor Buzi dhe Ram Geci, kush janë 31 biznesmenë e drejtorë të pandehur nga SPAK bashkë me Belinda Ballukun

Nga Arbër Abazi, Paqsor Buzi dhe Ram Geci, kush janë 31 biznesmenë e drejtorë të pandehur nga SPAK bashkë me Belinda Ballukun

19:42 - 30/10/26
Pas i rrahu në protesta, Rama paralajmëron: Duhet të kufizojmë rrjetet sociale deri në 18 vjeç

Pas i rrahu në protesta, Rama paralajmëron: Duhet të kufizojmë rrjetet sociale deri në 18 vjeç

19:03 - 30/10/26
Trajneri i Kombëtares/ Maran ndjek nga afër tre ndeshje të javës së 9-të të “Abissnet Superiore”

Trajneri i Kombëtares/ Maran ndjek nga afër tre ndeshje të javës së 9-të të “Abissnet Superiore”

16:15 - 30/10/26
Raporti i OKB: 100 mijë hektarë pyje në Shqipëri “u zhdukën”

Raporti i OKB: 100 mijë hektarë pyje në Shqipëri “u zhdukën”

15:35 - 30/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com