GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Elon Musk reagon pas vendosjes së gjobës ndaj platformës X: BE-ja duhet të shfuqizohet

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Elon Musk e bleu për 44 miliardë Dollarë, vlera e X bie drastikisht
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Elon Musk ka reaguar ndaj Bashkimit Evropian pas vendosjes së një gjobe prej 120 milionë eurosh ndaj platformës sociale X për shkelje të rregullave të transparencës, duke paralajmëruar se reagimi i tij do të synojë zyrtarët kryesorë që janë përgjegjës për këtë ndëshkim.

Deklaratat e Musk vijnë një ditë pas komenteve të Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, që e quajti gjobën ‘një sulm ndaj popullit amerikan’.

‘BE-ja vendosi këtë gjobë të çmendur jo vetëm ndaj X-it, por edhe ndaj meje personalisht, gjë që është edhe më absurde. Prandaj, duket se reagimi ynë duhet të synojë jo vetëm BE-në, por edhe personat që morën këtë vendim kundër meje. BE-ja duhet të shfuqizohet dhe sovraniteti të kthehet tek vendet anëtare, në mënyrë që qeveritë të mund të përfaqësojnë më mirë popujt e tyre’, shkroi miliarderi në platformën X.

Të premten, Komisioni Evropian vendosi një gjobë prej 120 milionë eurosh ndaj platformës X për shkelje të detyrimeve të transparencës sipas Ligjit për Shërbimet Dixhitale (DSA). Shkeljet përfshijnë dizajnin mashtrues të ‘shenjës blu’, mungesën e transparencës në reklama dhe dështimin për të dhënë akses tek të dhënat publike për studiuesit.

‘Ky mashtrim ekspozon përdoruesit ndaj mashtrimeve, përfshirë përdorimin e identitetit të rremë, si dhe forma të tjera manipulimi nga aktorë keqdashës,’ sipas Komisionit, i cili sqaron se ‘ndërsa Ligji për Shërbimet Dixhitale nuk kërkon verifikim të detyrueshëm të përdoruesve, ndalon qartë platformat të pretendojnë rrejshëm se një përdorues është verifikuar kur kjo nuk ka ndodhur.’

Siç deklaroi zëdhënësi për çështje teknologjike i Komisionit, Thomas Renier, ‘qëllimi nuk është të ndëshkojmë platformat, por që ato të përputhen me ligjet për shërbimet dixhitale’.

Për këtë arsye, platformës X i jepet një afat prej 60 ditësh pune për të informuar Komisionin mbi masat konkrete që synon të marrë për të eliminuar shkeljen që lidhet me përdorimin mashtrues të shenjave blu.

Etiketa: BEgjobeMusk

Lajme të lidhura

Zgjedhjet në Spanjë/ Mbyllen qendrat e votimit pas pjesëmarrjes rekord, konservatorët synojnë rrëzimin e Pedro Sánchez
Botë

Zgjedhjet në Spanjë/ Mbyllen qendrat e votimit pas pjesëmarrjes rekord, konservatorët synojnë rrëzimin e Pedro Sánchez

20:48 - 29/11/26
Zgjerimi i BE/ Pse disa vende të Bashkimit Europian përdorin veton kundër anëtarësimit
Botë

Zgjerimi i BE/ Pse disa vende të Bashkimit Europian përdorin veton kundër anëtarësimit

08:57 - 26/11/26
U futën për të vjedhur në rezidencën e Princit William dhe Princeshës Kate, arrestohen dy shqiptarë
Aktualitet

U futën për të vjedhur në rezidencën e Princit William dhe Princeshës Kate, arrestohen dy shqiptarë

09:44 - 25/11/26
Para
Pak ditë para ndeshjes vendimtare të Kombëtares, shiten të gjitha biletat  Andorra –Shqipëri

Emocione dhe netë pa gjumë për tifozët kuqezi në rast kualifikimi të Shqipërisë në Botëror

Discussion about this post

TË FUNDIT

Superiore/ Mbyllet java e 13-të, fitojnë Egnatia, Teuta, Tirana dhe Partizani
Sport

Superiore/ Mbyllet java e 13-të, fitojnë Egnatia, Teuta, Tirana dhe Partizani

22:25 - 29/11/26

Është mbyllur java e 13-të e kampionatit “Abissnet Superiore”, me pesë përballje që sollën gola, rivalitet dhe ndryshime në renditjen...

Lexo më shumë
‘Mijëra shqiptarë në rrugë’/ Reuters: Protestat antiqeveritare tronditin Tiranën, policia përdor gaz lotsjellës, ujë dhe plumba gome

‘Mijëra shqiptarë në rrugë’/ Reuters: Protestat antiqeveritare tronditin Tiranën, policia përdor gaz lotsjellës, ujë dhe plumba gome

22:07 - 29/11/26
Nga protestuesit te deputeti Kliti Hoti, të paktën 12 të lënduar gjatë tubimit në Tiranë

Nga protestuesit te deputeti Kliti Hoti, të paktën 12 të lënduar gjatë tubimit në Tiranë

21:51 - 29/11/26
Protesta në Tiranë/ AGSH dënon dhunën dhe pengimin e gazetarëve nga Policia e Shtetit

Protesta në Tiranë/ AGSH dënon dhunën dhe pengimin e gazetarëve nga Policia e Shtetit

21:07 - 29/11/26
Zgjedhjet në Spanjë/ Mbyllen qendrat e votimit pas pjesëmarrjes rekord, konservatorët synojnë rrëzimin e Pedro Sánchez

Zgjedhjet në Spanjë/ Mbyllen qendrat e votimit pas pjesëmarrjes rekord, konservatorët synojnë rrëzimin e Pedro Sánchez

20:48 - 29/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com